Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
MAQEDONI E VERIUT– Policia e Maqedonisë së Veriut së bashku me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Prokurorinë Publike, kanë goditur një grup terrorist ku kanë arrestuar 3 persona.
Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë persona të kthyer nga luftërat jashtë Maqedonisë së Veriut, ku më parë kanë qenë të dënuar dhe me burgim për veprën penale “pjesëmarrje në ushtri të huaj, në formacione paraushtarake dhe para-policore”. Po ashtu, gjatë operacionit u konfiskua edhe një arsenal armësh dhe municionesh.
Njoftimi i plotë i policisë
Departamenti për luftimin e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ngritur padi penale në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër personit me inicialet B.A. (28) nga Kumanova, me banim në Shkup, ndërsa kundër personave me inicialet V. А. (22) dhe E.L. (25), të dy nga Kumanova, për veprën penale ‘organizatë terroriste’ dhe ‘terrorizëm’”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Autoritetet maqedonase theksojnë se grupi me emrin “Celula” ka ideologji të ngjashme me organizatën terroriste Shteti Islamik (ISIS) dhe se kishin qëllim kryerjen e akteve terroriste. Gjatë aksionit u arrestuan tre anëtarë të grupit, ndërsa u konfiskua edhe një arsenal armësh dhe municionesh, 5 pushkë automatike, një mitraloz, fishekë për pushkë automatike, tri granata për minahedhës, doreza maskimi, jelekë anti-plumb dhe një flamur me shkronja arabe (ISIS) dhe një shall me shkronja arabe. Gjatë arrestimit të të dyshuarve, iu gjetën edhe dy rripa shpërthyes, dy pajisje me tela me trashësi të ndryshme, dy radio-stacione, një siguresë për pajisje shpërthyese, një kompjuter laptop, nëntë telefona celularë, pesë karta SIM, rroba kamuflazhi, dy thika etj.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI- Shkollat në Greqi do të hapen me 14 shator. Lajmi është bërë i ditur sot nga ministrja e Arsimit Niki Kerameos dhe ministri i Brendshëm Takis Theodorikak...
SHKUP – Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut i ngarkuar me Çështjet Evropiane, Nikola Dimitrov ditën e sotme ka deklaruar se shtetet Anëtare të B...
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 147 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin...
FRANCE– E përjavshmja satirike franceze ‘Charlie Hebdo’ ka ribotuar karikaturat e Muhamedit që e bënë atë një shënjestër të terrorizmit islami...
BRUKSEL-Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, dhe komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, kanë...
KOSOVË– Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një situatë të vështirë në mbarë botën ku liderët e shumë vendeve kanë ndërmarrë masa të rrepta për të fren...
Delegacionet e Serbisë dhe të Kosovës shkojnë në Uashington në takimet e organizuara nga administrata amerikane. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçi&cce...
ZVICER– Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje shteteve që të vazhdojnë zbatimin e masave kufizuese me qëllim të luftimit të koronavirusi...
MAQEDONI E VERIUT-Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 115 raste të reja me Covid-19, duke e...
MAL i ZI-Shqiptari, Dritan Abazoviç, i cili dje së bashku me Zdravko Krivokapiw, Aleksa Beçiç formuan qeverinë e re në Mal të Zi, ditën e s...