LIVE UPDATES
Aktualitet

Grabitja e bankës me tunel/ Rrëfimi i punonjëses: Pllaka ishte hequr nga dyshemeja

24 Shkurt 2022, 20:45 Nga DOSJA
Grabitja e bankës me tunel/ Rrëfimi i punonjëses: Pllaka ishte

TIRANË- Plani i grabitësve për vjedhjen e një banke të nivelit të dytë është zbuluar nga vetë punonjësit e bankës të cilët kanë sinjalizuar policinë. Gjatë ditëve të fundit, punëtorët e bankës kanë pikasur orendi dhe sende të rrëzuara në tokë dhe të thyera. Këto dyshime kanë bërë që policia të nisë verifikimet paraprake, çka më pas zbuloi dhe planin e grabitësve. Punonjësit e bankës janë marrë në pyetje dhe kanë treguar dhe mbi zhurmat që vinin nga gërmimet në tunelin, nëpërmjet të cilit po tentonin të kryenin grabitjen në Bulevardin “Zogu I”.

Rrëfimi

Punën e hap bashkë me një koleg tjetër”, – e nis rrëfimin e saj një nga punonjëset e bankës, e cila ishte planifikuar të grabitej në mes të Tiranës dhe që falë saj u dekonspirua gjithçka.

Banka, që ka një kontratë me një shoqëri për ruajtjen fizike, gjendet në fillim të bulevardit “Zogu i Parë” dhe është e nivelit të dytë. Punonjësja e mbylli bankën në orën 18:20 pasdite dhe së bashku me kolegët, nuk konstatoi asnjë problematikë. Fundjava ishte përpara dhe të hënën ajo u paraqit në detyrë në orën 8:20.

“Hapa bankën dhe pas meje hyri kolegu dhe punonjësit me radhë”, – mësohet të ketë dëshmuar për policinë njëra nga punonjëset e bankës, në një dosje hetimore që po hetohet nga Drejtoria Vendore e Tiranës, e cila për shkak të rëndësisë së madhe, iu hoq nga duart komisariatit që mbulonte zonën dhe i kaloi qendrës.

Pllaka e rrëzuar në dysheme

“Hapa ambientet e thesarit të degës së bashku me kolegun dhe në orën 9:20 zbrita në kuzhinë për të marrë një gotë ujë. Duke ecur në korridor ktheva kokën rastësisht nga arshiva dhe aty pashë një pllakë të thyer. U afrova dhe pashë se pllaka ishte hequr nga dyshemeja”.

Punonjësja thotë se hapi dritën e telefonit për të parë më mirë dhe aty ka parë e vërejtur gjashtë vrima që ishin më të mëdha se madhësia e një stilolapsi.

Burimet policore të Gazetasi.al thanë ekskluzivisht se punonjësja menjëherë ka thirrur kolegun që është përgjegjës i sigurisë dhe së bashku me një tjetër që është përgjegjës, kanë zbritur për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur në arshivën e bankës.

“Menjëherë njoftuam departamentin e sigurisë”, – thotë gruaja dëshmitare në këtë hetim, e cila shpjegon se përpara këtij konstatimi në datën 18 shkurt, në thesarin e bankës ishin dorëzuar vlera monetare të konsiderueshme. “Nuk kam informacion se çfarë shumash ishin, sepse këtë e di vetëm thesari qendror”, – tregon ajo.

Gazetasi.al, u interesua pranë bankës në fjalë me burimet konfidenciale dhe mësoi se në arshivën e bankës, hyn kushdo nga punonjësit dhe se lëvizjet në këtë ambient nuk ishin të limituara për stafin.

Burimet tregojnë se pas alarmit, për situatën është njoftuar me e-mail edhe drejtori i sigurisë në Policinë e Shtetit.
Por se kush e hap kasafortën e bankës, sipas hetimit del se ajo kontrollohet dhe hapet vetëm nga punonjës të autorizuar, ndërkohë që ende nuk është zbuluar se me cilat ambiente të jashtme lidhet arshiva e bankës prej nga ku grabitësit kishin planifikuar të hynin.

Çfarë gjeti policia?

Në një bisedë me Gazetasi.al, bëhet me dije ekskluzivisht se policia gjeti në tunelin e nëndheshëm mjete të rëndësishme si prova për hetimin. Mes tyre, doreza sintetike me mbishkrimin “Muça”, gota plastike të vlefshme për analiza ADN-je, llamba të shumta ndriçimi, xhupa me mbishkrimin “Bangladeshi”, këpucë të dëmtuara.

Veç kësaj u gjetën edhe mjete të përdorura prej grabitësve që dyshohet se kishin gati një muaj që po hapnin tunelin për të hyrë në bankë, si gur freksibël me mbishkrimin “Total”, gërshërë metalike, kaçavida, trapano, një kaçavidë me dorezë plastike me flamur amerikan dhe shumë mjete të tera për gërmimin dhe krijimin e vakumit.

Policia i tha Gazetasi.al, se grabitësit, pasi kanë thyer betonin e tunelit të nëndheshëm, kanë gërmuar gati 4 metra dhe që e kanë transportuar brenda tunelit. Ky drejtim, sipas njërit prej oficerëve të hetimit të krimeve të rënda, kishte vetëm një drejtim, arshivën e bankës, prej nga ku ishte planifikuar të kryhej grabitja e institucionit bankar.

Marrë nga Gazeta Si

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e bankes ne tirane grabitja e bankes ne tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj