LIVE UPDATES
Aktualitet

Grabitja e shtëpisë së Benzema-s/ Dy drejtorët nxjerrin bllof Berishën: Plak matuf, jemi në punë, s’kemi gisht

19 Mars 2019, 19:28 Nga DOSJA
Grabitja e shtëpisë së Benzema-s/ Dy drejtorët nxjerrin

TIRANË- Ditën e djeshme, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha publikoi mesazhin e një qytetari dixhital, i cili shprehej se drejtori i Ujësjellësit dhe drejtori i Kulturës së qytetit të Laçit ndodheshin në burg për vjedhje.

Sipas Berishës, dy drejtorët e kryeministrit Edi Rama akuzohen se kanë vjedhur banesën e sulmuesit të Realit të Madridit, Karim Benzema.

Lajmi bëri xhiron e mediave online pasi shumë prej tyre e publikuan informacionin e ofruar nga Berisha pa bërë asnjë verifikim.

Dosja.al kontaktoi dy drejtorët, të cilët e kanë mohuar denoncimin e Berishës.

Drejtori i Ujësjellësit, Alfred Prodani është shprehur se ai nuk ka dalë nga Shqipëria në periudhën kur është kryer grabitja. Ndërsa Edmond Jushi tha se grabitja nuk ishte kryer nga ai dhe se një pretendim i tillë mund të verifikohet nga të dhënat e sistemit TIMS. 

Alfred Prodani, drejtor i Ujësjellësit, Laç: Jam në punë prej disa vitesh. Nuk kam asnjë lidhje me lajmin e publikuar nga Sali Berisha dhe mediet. Institucionet mund të verifikojnë lëvizjet e mia ku shihet qartë se nuk kam dalë jashtë Shqipërisë. Kam qenë vetëm disa ditë me leje brenda vendit. Nuk e di se si mund të shpifet kështu dhe të shkatërrohet jeta e një njeriu. E kuptoj Berishën që e përdor politikisht por nuk kuptoj mediet. Kanë nxjerrë pa të drejtë të dhënat e mia dhe kanë publikuar sikur unë jamë arrestuar, por kjo gjë nuk është e vërtetë. E njoh edhe Edmondin, kaq qytet është Kurbini, por të dy nuk kemi lidhje me grabitjen e shtëpisë së Karim Benzema.

Edmond Jushi, Drejtori i Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale: Kjo është shpifje sade. Unë kam shkuar në Spanjë disa ditë pasi ka ndodhur grabitja. Por s’kam asnjë lidhje me atë që ka ndodhur në shtëpinë e Benzema-s. Për më tepër (qesh) se jam edhe fans i Real Madridit. Nuk e di sepse ai plak matuf ma ka publikuar këtë shpifje por të merret me djalin e tij që la nam.  Unë nuk kam asnjë lidhje mund të verifikohen të dhënat TIMS që nuk përkojnë. Për më tepër nëse do kisha bërë grabitje si do të lirohesha dhe do të kthehesha në Shqipëri?!  Kjo është e turpshme, nuk jam arrestuar asnjëherë. E mora vesh sa kam dalë nga shtëpia, më kapën njerëzit dhe më thanë: Ku je drejtor se vodhe edhe shtëpinë e Benzema-s. Nuk besoj se është sulm politik sepse nuk jam ndonjë politikan i madh.

Ky nuk është rasti i parë që një media e publikon një lajm pa e verifikuar. Rasti më i fundit ishte ai i efektivit të policisë së Malësisë së Madhe, Behan Bajrakurti. (Lexo këtu)

Një prej portaleve publikoi një video të tij intime, e cila ishte sjellë në redaksi nga një profil falso. Bashkangjitur videos ishte edhe denoncimi i “nënës” së vajzës që ishte ngacmuar seksualisht nga efektivi. Bajrakurti u arrestua menjëherë por u lirua nga Gjykata disa ditë më pas sepse ndaj tij nuk ishte bërë asnjë denoncim.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfred prodani denoncimi dy drejtorët e rames edmond jushi grabitja e banesës së benzema-s sali berisha alfred prodani denoncimi dy drejtorët e rames edmond jushi grabitja e banesës së benzema-s sali berisha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje