"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Grabitja në Rinas/ Artan Hoxha: Ishin vetëm 5 policë përballë 6 grabitësve, FNSH-të do të ishin ekzekutuar
17 Prill 2019, 06:52Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Abcnews” ka folur për grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit ku edhe u vodhën 10 milionë euro.
Në fjalën e tij në studio, gazetari Hoxha u shpreh se nëse forcat e FNSH-së, të cilat i ishin vënë pas autorëve të grabitjes do të kishin vijuar t’i kishin ndjekur, efektivët do të ishin vrarë.
“Gjëja që më ka bërë përshtypje këtë herë është se në momentin që ndodhi ngjarja pati një sulm të drejtuar kryesisht tek policia. Ndërkohë për herë të parë policia reagoi dhe reagoi shpejt. Policia u vu shpejt në ndjekje dhe u përplas. Reagimi ka qenë i shpejtë por mënyrën e reagimit nuk e zgjodhi policia. Nuk ka qëlluar e para policia, kanë qëlluar ata. Po të kishin tentuar grabitësit të vrisnin policët do i kishin vrarë dhe aty kanë qenë vetëm 5 policë përballë 6 grabitësve. Kanë qenë policë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë por të paorientaur se më kë kanë të bëjnë. Njoftimi që kishin ata në radio ishte: “Një makinë që dyshohet të jenë grabitësit ka ikur ne këtë drejtim”. Ata janë sulur në atë drejtim,“-tha Hoxha.
Grabitja spektakolare ndodhi më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme pasi kërkojnë që banesat e tyre të mos shemben ose në të kundërt të dëmshpërblehen ...
TIRANË– Pas kërkesës së parlamentit holandez që i kërkon Brukselit rikthimin e vizave për shqiptarët, ka reaguar ambasada holandeze në Tiranë. Në njoftimin...
Tiranë- Për grabitjen e 10 milionë euro në Rinas, gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja për momentin e përplasjes me policisë dhe grabitësve.Sipas gaze...
Tiranë– Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme pasi nuk lejojnë fadromat që të prishin banesat e tyre. Protesta e tyre ka nisur që...
Tiranë- Juristi Altin Hazizaj është një nga kandidatët për ILD-në. Së fundmi ka deklaruar se teksa ka dorëzuar në zyrat e shtetit deklarimin e pasurisë së tij ...
FRANCË- Grupet e kriminelëve shqiptare janë një kërcënim në rritje për Evropën. Kështu shprehen zyrtarët e Europol, pasi sipas tyre ata kalojnë dhe kërcëni...
ITALI– 25 shqiptarë kanë rënë në pranga ndërkohë që është sekuestruar 400 kg hashash dhe 1 kg kokainë e pastër. Mediet italiane shkruajnë se të prangosurit ishi...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur dyshime të reja mbi vrasjen e Admir Muratajt nga Policia. Në një shënim në Facebook, ai ka publikuar mesazh...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Arben Nela. Vendimi është marrë sot dhe bëhet me dije se, ...