6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Pesë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se E. A., 37 vjeç është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit E. L., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, kurse Xh. H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop metalik si ato që përdoren nga shërbimet e Policisë. Dy të tjerë u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë Tiranë. Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim E. A., 37 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop metalik si ato që përdoren nga shërbimet e Policisë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. K., 19 vjeç dhe M. D., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar proceduan penalisht shtetasin M. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin P. Gj., 55 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake, gjatë kryerjes së detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasen V. B., 61 vjeçe, pasi ka kanosur shkak të detyrës, shtetasen U. H., me detyrë mjeke në Qendrën Shëndetësore Nr. 2. Më datë 29.12.2021, në rrugën “Haxhi Sina”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë të papërcaktuar parash, në banesën e shtetasit B. D., 28 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
(f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5482 testime, 617 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 284 të shëruar në 24 orët e funditMinistria e Shëndetësisë i bën a...
CËRRIK – Vdekja e papritur e 27-vjeçarit Erion Rexhepi sot në Cërrik ka tronditur familjen e tij dhe banorët e zonës. Në vendngjarje, mbërritë...
LUSHNJE– Një 54-vjeçar me inicialet L. Xh., ka gjetur vdekjen në Lushnje teksa rregullonte autobusin e tij. Në njoftimin e policisë bëhet me dije s...
VLORË – Një fluks i madh automjetesh është krijuar ditët e fundit në Vlorë ku shumë emigrantë janë kthyer në vendlindje për të festuar me familjet e ...
TIRANË– Shqipëria ka hyrë në një sezon të vështirë epidemiologjik, pasi në vend qarkullojnë dy variante të Covid, “Delta” dhe “Omicron”, virusi i gri...
TIRANË – Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë dënimet për 9 të arrestuarit, të cilët akuzohen për abuzimin me tender...
SHBA– Raporti Botëror i Lumturisë 2021, i lëshuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, përqendrohet në efektet e COVID-19 dhe ...
TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u bëri apel qytetarëve që të respektojnë protokollet shëndetëore për festën e ndërrimit të vitev...
TIRANË – Urgjenca Kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare ka mbyllur dyert prej dy ditësh Ky vendim ka ardhur për shkak të rikonstruksionit të...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka dhënë alarmin për një sëmundje që njihet si “gripi i syrit”. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Ka...