LIVE UPDATES
Bota

Grupet për të drejtat e njeriut: Talebanët vrasin për hakmarrje

30 Nëntor 2021, 16:04 Nga DOSJA
Grupet për të drejtat e njeriut: Talebanët vrasin për

AFGANISTAN- Sipas organizatës “Human Rights Watch”, talebanët kanë kryer qindra ekzekutime dhe zhdukje njerëzish, në një seri veprimesh hakmarrëse, që nga marrja e pushtetit në Afganistan në gusht, pas tërheqjes së forcave perëndimore.

Organizata me bazë në Nju Jork, “Human Rights Watch” thotë se ka prova se forcat talebane kanë vrarë, ose rrëmbyer më shumë se 100 ish anëtarë të Forcave të Sigurisë Kombëtare të Afganistanit, në vetëm katër provinca, ku grupi kreu hulumtimet.

Ata po vënë në shenjëstër njerëzit ndaj të cilëve kishin luftuar. Shumë raste që hulumtuam ishin njerëz të vijës së parë dhe që njiheshin nga talebanët”, thotë Patricia Gossman nga Organizata “Human Rights Watch”.

Grupi për të drejtat e njeriut thotë se siguroi prova përmes intervistave me 60 dëshmitarë, të afërm dhe zyrtarë talebanë.

Vrasjet dhe rrëmbimet janë dokumentuar në provincat Ghazni, Helmand, Kandahar dhe Kunduz, por sulmet kanë ndodhur përreth Afganistanit. Kjo ndodh pavarësisht premtimeve të talebanëve se nuk do të hakmerreshin pas marrjes së kontrollit të vendit.

“Ata ofruan amnisti; kjo u pohua nga zyrtarë të lartë në Kabul. Por në terren ajo nuk zbatohet, të paktën ndaj disa njerëzve. Ata ndjekin njerëz të caktuar, bazuar në marrëdhëniet personale, armiqësitë ose rolin që kanë pasur”, thotë zonja Gossman.

Hulumtuesit thonë se talebanët përdorën të dhënat e punësimit të lëna pas nga ish-qeveria afgane, për të identifikuar, arrestuar dhe ekzekutuar njerëzit.

“Ato që në fillim dukeshin si vrasje për hakmarrje të momenteve të para kaotike, tani duken shumë më të qëllimshme. Janë përhapur në provinca tjera dhe duket se janë pjesë e një strategjie sigurie për të mos lejuar krijimin e një opozite kundër tyre”, thotë zonja Goosman.

Talebanët thanë se i kanë shkarkuar ata që kryen abuzime, por nuk kanë dhënë detaje, apo prova për këtë.

Në një fjalim në televizionin kombëtar të dielën, kryeministri në detyrë i qeverisë talebane, akuzoi ish-zyrtarët e qeverisë për nxitje të problemeve.

“Duhet të jeni vigjilentë. Të mbeturit nga qeveria e mëparshme, duke u fshehur, po bëjnë komente duke shkaktuar ankth, duke mashtruar njerëzit, që të mos i besojnë qeverisë”, tha Mullah Mohammed Hassan Akhund, Kryeministër i përkohshëm i talebanëve.

Organizata “Human Rights Watch” i ka kërkuar OKB-së të mos i ndërpresë hetimet për abuzimet e kryera nga talebanët.

Shtetet e Bashkuara, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar bllokuan fondet e bankës qëndrore afgane me një vlerë prej 9.5 miliardë dollarësh, kurtalebanët morën pushtetin.

Agjencitë e ndihmave paralajmërojnë për mundësinë e shpërthimit të një katastrofe humanitare, ndërsa miliona njerëz janë pa paga, ose pa punë dhe kur shërbimet bazë për popullsinë janë në prag të falimentimit dhe shumë afganë po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota human rights watch mullah mohammed hassan akhund patricia gossman talibanët human rights watch mullah mohammed hassan akhund patricia gossman talibanët

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj