LIVE UPDATES
Bota

“Grushti i shtetit nuk ka brirë”, Abazi: Thaçi dhe LDK nuk bëjnë publik mandatarin pasi nuk duan që VV-ja tR

26 Prill 2020, 13:42 Nga DOSJA
“Grushti i shtetit nuk ka brirë”, Abazi: Thaçi dhe LDK

KOSOVË– Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi shprehet se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, nuk po e bëjnë publik letrën dërguar para tre ditëve për të kërkuar mandatarin, dhe as vendimin e Thaçit për ta dekretuar mandatarin, pasi nuk duan që Qeveria Kurti t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Nisur nga kjo gjë, Abazi shprehet se ‘grushti i shtetit’ nuk ka brirë dhe se Thaçi dhe LDK duan ta vendosin Qeverinë Kurti dhe Gjykatën Kushtetuese para faktit të kryer, pas formimit të Qeverisë me një seancë të jashtëzakonshme, pa hapur letrat.

Në fund, Abazi shton se Thaçi dhe Mustafa i kanë bërë gabim llogaritë, pasi sipas tij, populli në Kosovë nuk është i vetëm në mobilizimin kundër këtij krimi të shumëfishtë.

Shkrimi i plotë i Boiken Abazit

Zhdukja e letrave për të marrë pushtetin me dhunë e për ta ruajtur me ushtri

Baton Haxhiu e tha të vërtetën me gojën e tij në TV më 24 prill 2020, në emision me Berat Buzhalën, se Thaçi dhe LDK nuk duan ta bëjnë publike letrën dërguar para tre ditëve për të kërkuar mandatarin, dhe as vendimin e Thaçit për ta dekretuar mandatarin. Tha që nuk duan t’i bëjnë publike sepse nuk duan që Qeveria Kurti t’i çojë në Gjykatë Kushtetuese. Tha se Thaçi dhe LDK duan ta vendosin Qeverinë Kurti dhe Gjykatën Kushtetuese para faktit të kryer, pas formimit të Qeverisë me një seancë të jashtëzakonshme, pa hapur letrat. Synojnë ta bëjnë shkatërrimin e rendit kushtetues me vetëdije të plotë kriminale. Përmes zhdukjes së letrave duan ta marrin pushtetin me dhunë dhe ta ruajnë me ushtri

Grushti i shtetit brirë s’ka. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë 20% më shumë vota nga zgjedhjet e fundit se totali i gjithë udhëheqësëve të tjerë politikë në Kosovë. Dy precedentë të tjerë, e kanë çuar vendin më herët në zgjedhje pas një mocioni mosbesimi. Por faktet kushtetuese nuk pinë ujë kur synimi është marrja e pushtetit me dhunë. Pa mbajtur zgjedhje, kundër kushtetutës, duke zhdukur letrat dhe duke e bërë fakt të kryer, dhunshëm duan të shpallen sundimtarë.

Pse ky dhunim i Kosovës? Edhe këtë na e tha në TV Baton Haxhiu (24 prill) bashkë me Lufti Hazirin (23 prill): për t’i falur krimet Serbisë dhe për t’i dhënë territor të Kosovës. Por copëtim i jashtëm i Kosovës, duke i hequr territor, nuk mund të realizohet pa copëtimin e brendshëm, duke ia shqyer buxhetin për të mbushur xhepat e sundimtarëve. Prandaj u nevojitet regjimi i vjetër në pushtet, që e ka perfeksionuar këtë specialitet kriminal. Por m.q.s ai regjim është diskredituar dhe nuk gëzon shumicën në popull, atëherë i duhet edhe ushtria.

I gjithë ky krim në mes të pandemisë tenton ta shfrytëzojë virusin si pretekst për të nxjerr ushtrinë që të frenojë çdo revoltë. Në Serbi prej 15 marsit, në Shqipëri prej 11 marsit dhe në Maqedoninë e Veriut prej 14 marsit, forcat e armatosura janë aktivizuar tashmë në terren e në pika kufitare për të “luftuar” pandeminë. Vetëm në Kosovë i ngeci sharra në gozhdë, pasi u shkarkua ish Ministri i Brendshëm më 18 mars, dhe u demaskua publikisht plani i Thaçit. Por nuk kanë hequr dorë. Mezi po presin ta “luftojnë” pandeminë me ushtri edhe në Kosovë, përmes grushtit të shtetit. Këto aktivizime ushtarake nga udhëheqësit në Ballkan, më shumë sesa frenimin e pandemisë biologjike, kanë për synim përhapjen e pandemisë politike në rajon.

Por i kanë bërë gabim llogaritë. Populli në Kosovë nuk është i vetëm në mobilizimin kundër këtij krimi të shumëfishtë. Grusht shteti nuk kalon!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni boiken abazi hashim thac isa mustafa kosove boiken abazi hashim thac isa mustafa kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj