Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
GJENEVË– Viti 2020 ishte një nga tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë dhe u karakterizua nga zjarre, thatësira, përmbytje dhe shkrirje akullnajash, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara të publikuar të hënën.
Në raportin e hartuar nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO), thuhet gjithashtu se miliona njerëz të goditur nga ngjarjet ekstreme të klimës, morën një tjetër goditje për shkak të pandemisë së koronavirusit, pasi kufizimet dhe bllokimet vonuan ndihmën për disa rajone.
Raporti “Gjendja e Klimës Globale” konfirmon gjetjet e mëparshme, duke përfshirë ato për temperaturat në tokë dhe në oqean. Ai publikohet në prag të një samiti të kryesuar nga SHBA në 22-23 prill, ku Uashingtoni do të kërkojë të rikthejë besueshmërinë e tij për çështjet e ndryshimit të klimës përmes premtimeve të reja.
“Jemi në buzë të humnerës … Po shohim nivele rekord në stuhitë tropikale, në shkrirjen e akullit ose akullnajave, në lidhje me thatësirat, valët e të nxehtit dhe zjarret”,– tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Në raport thuhet se temperatura mesatare globale në vitin 2020 ishte rreth 1.2 gradë Celsius mbi periudhën para-industriale, duke e renditur atë në tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, krahas 2016-s dhe 2019-s pavarësisht ftohjes që solli uragani La Niña.
Ndër treguesit që theksohen në raport janë nivelet rekord të ulëta të akullit të detit Arktik gjatë dy muajve të vitit 2020. Rreth 80 për qind e oqeaneve regjistruan të paktën një valë të të nxehtit detar vitin e kaluar.
Shtetet e Bashkuara përjetuan zjarret më të mëdha ndonjëherë dhe uraganet më të mëdha që goditën tokën. Vetëm uragani Laura, i cili goditi Luizianën më 27 gusht, shkaktoi 19 miliardë dollarë humbje ekonomike.
Lugina e Vdekjes në Kaliforni gjithashtu regjistroi temperaturën më të lartë të njohur në botë në të paktën 80 vitet e fundit, me 54.4 gradë Celsius në muajin gusht, thotë raporti.
Marrë nga VOA.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BRUKSEL– BE do të ketë mjaftueshëm doza vaksine Covid-19 për të mbuluar 70% të popullsisë së saj të rritur deri në mes të korrikut për shkak të prodhimit ...
SHBA– Ambasadori i Uashingtonit në Moskë ka njoftuar se do të kthehet në SHBA për konsultime, disa ditë pasi qeveria ruse rekomandoi që ai të largohej nga...
BRUKSEL– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua von der Leyen, ka konfirmuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke fill...
ITALI- Një sherr masiv ndërmjet një grupi shqiptarësh ka ndodhur dje pasdite në Lanciano të provincës së Follani në Itali.Sipas mediave vendase, sherri ka nisur...
SHBA– Gjyqi i akuzës për vrasje ndaj Derek Chauvin dëgjoi argumentet përmbyllëse të hënën para se juria të fillonte të merrte parasysh një verdikt mbi vde...
AUSTRI- Austria thasot se planifikon të shpërndajë 651,000 doza të vaksinës koronavirus të BioNTech/Pfizer në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor deri në gush...
PALESTINË– Palestina u ka kërkuar vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që t’i ndërpresin marrëdhëniet me Kosovën, për shkak të vendimit ...
KOSOVË– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.Presid...
SUEDI– Aktivistja për klimën Greta Thunberg tha të hënën se fondacioni i saj do të dhurojë 100,000 euro për të mbështetur shpërndarjen më të drejtë globale të v...
SHBA– Michelle Obama dhe George W Bush kanë marrë mjaft reagime gjatë viteve të fundit nga amerikanët të tronditur kur zbuluan miqësinë e tyre.Sipas media...