6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË-Pritet të esktradohet drejt Turqisë ‘gylenisti’ Selami Simsek. Një ditë pasi Gjykata e Apelit të Tiranës e liroi atë nga akuzat për falsifikim të dokumenteve dhe kalim të jashtëligjshëm të kufirit, Simsek është dërguar në mes të natës në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ku dhe është marrë në pyetje nga ana e policisë. Madje gazetarja Klodiana Lala ka shkruar lidhur me rastin se i pranishëm kur Simsek është marrë në pyetje ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ndërkohë babai i Simsek, i cili ka ardhur gjithashtu në Shqipëri tha se i biri po mbahej brenda një furgoni të bardhë. Më tej ai shtoi se ishte në ankth mos i biri ekstradohej në Turqi pasi edhe pse është liruar nga Gjykata që dje në orën 17:00 të pasdites, ende nuk është dërguar në kampin e Babrrusë.
Por si erdhi Simsek në Shqipëri dhe kërkesa e tij për azil pranë autoriteteve shqiptare…?
Selami Simsek, u arrestua në Rinas nga autoritetet shqiptare 5 muaj më parë së bashku me mësuesin turk Harun Çelik, ky i fundit tashmë i deportuar nga Shqipëria. Njësoj si Çelik, edhe Simsek u kap me vizë false për të cilën tha se kishte paguar 5 mijë euro në Kosovë për ta marrë. Që prej arrestimit në korrik, Simsek ndodhej në paraburgim në institucionin e vuajtjes së dënimit tek “Mine Peza” numër 302.
Simsek njihet si mbështetës i Fetullah Gylen, njeriut përgjegjës për grushtin e shtetit në Turqi. Ashtu si edhe mësuesi Çelik, edhe Simsek më 8 janar ka kërkuar azil në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij, tashmë i deportuar. Turku pretendon se në vendlindje i rrezikohet jeta për shkak të pikëpamjeve të tij dhe për këtë arsye nuk mund të kthehet.
Gjatë kohës që ai ishte në burg, nëpërmjet avokatit të tij i ka dërguar një letër të gjatë Drejtorisë së Migracionit dhe Kufirit. Në letrën e tij, Simsek kërkon që të mos dëbohet në Turqi, por të fitojë të drejtën e azilit, pasi nëse kthehet në atdhe i rrezikohet jeta. Gylenisti turk kishte dërguar kërkesën për azil që në janar të këtij viti, mirëpo deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga autoritetet shqiptare.
Ekstradimi i Çelik nuk do të ishte rasti i parë për Shqipërinë, pasi në ditët e para të 2020, Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e mësuesit 41-vjeçar Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk ishte në kërkim ndërkombëtar. Ai u arrestuar në të njëjtën ditë me Çelik, pasi u kap me vizë kanadeze falso në aeroportin e Rinasit. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë dhe pasi u liruar u dërgua direkt e për në Rinas, për t’u ekstraduar në Turqi.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Selami Simsek, “gylenisti”, për të cilin Gjykata e Apelit dha vendimin që të lirohet nga burgu prej orësh po mbahet brenda një furgoni të bardhë pranë M...
Tiranë- Babai i turkut Selami Simsek, për të cilin gjykata një ditë më parë dha vendimin që të lirohet nga burgu është shprehur se djali i tij po mbahet brenda ...
Tiranë- Mjeku i njohur urolog, Artan Koni foli në Open në Top Channel për masat që u ndërmorën nga qeveria për përhapjen e koronavirusit. Koni tha se masa e ndë...
Tiranë- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Selami Simsek, shtetasi turk, për të cilin gjykata një ditë më parë dha vendimin që të lirohet nga burgu, po mbahe...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Shumica prej tyre kanë lajm kryesor rritjen e numrit të personave të ...
Shqipëri– Shqiptarët u gdhinë të hënën e kësaj jave me lajmin se ishin zbuluar dy raste të qytetarëve të prekur nga coronavirus diçka që duket se ka shka...
TIRANË- Shqipëria tashmë është në hartën e vendeve të prekura nga koronavirusi. Pas zbulimit të 4 rasteve mbrëmjen e djeshme, Ministria e Shëndetësisë ka t...
TIRANË– Shefja e shërbmit infektiv në QSUT, Najada Çomo foli në Open në Top Channel për skenarët e mundshëm për situatën e koronavirusit në Shqipëri...
ITALI- Koronavirusi ka prekur edhe stafin e emisionit “Le Iene”, në Itali, pasi një pjesëtar i tij rezultoi i infektuar.Stafit iu kërkua që të mos paraqiten në ...
TIRANË– Në studion e emisionit “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpjeguar në mënyrë të detajuar, historikun e 2 rasteve të i...