LIVE UPDATES
Politike

Habit socialisti Musa Ulqini: Portalet kanë larguar nga vendi vajzat e showbizz-it me shpifjet e tyre, deri në prill, pastaj t

17 Dhjetor 2019, 12:54 Nga DOSJA
Habit socialisti Musa Ulqini: Portalet kanë larguar nga vendi vajzat e

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini, një nga hartuesit e draftit për Paketën Anti-shpifje, ka njoftuar se deri në muajin prill 2020 me miratimin e ligjit të ri, të gjithë portalet online, duhet të depozitojnë informacion për burimin e parave tek Autoriteti i Mediave Audiovizive. I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Ulqini tha se qytetarët janë cënuar nga portalet, ndaj ky ligj iu jep atyre të drejtën të ankohen tek Bordi i Ankesave. 

Musa Ulqini: Autoriteti i Mediave Audiovizive ka të drejtën të bëjë investigime. Portalet deri në fund të marsit, dokument ku i kanë marrë paratë. Institucionet kanë të drejtë të bëjnë hetime. Ka raport të AMA-s për çdo vit. Gjobat për portalet s’do të jenë të njëjta për portalet dhe tv-të. Problem, mungesa e transparencës për financimin e portaleve. AMA e ka raportuar si problem. Ky problem nuk është më për mediat dhe radiot. Nëse ky sektor është zero, aty kemi të investigojmë, sa vetë janë e kush janë. Ok në rregull, kjo gjë duhet duartrokitur nga të gjithë. T’i detyrojmë të jenë transparentë. Të mos lejohet të jenë në të zezë gazetarët, por edhe e drejta e autorit. Të duartrokitet ky projektligj, se këto gjëra nuk janë të rregulluara. Këta nuk njohin asnjë detyrim ligjor. Qytetari ka të drejtë të bëjë ankesë, si s’paska të drejtë qytetari kur cënohet në të drejtën e tij. 

 

Deputeti socialist u shpreh i ashpër kur tha se portalet në Shqipëri, kanë detyruar me shkrimet e tyre që qytetarët t’ja mbathin jashtë vendit për shkak të shpifjes. “Ka portale që kanë detyruar njerëz të ikin nga Shqipëria, kanë ikur njerëzit se kanë publikuar gjëra që nuk ka lidhje me të vërtetën.

Ndërhyn gazetarja Aida Tancica: Për kë e keni fjalën? Është shumë e rëndë kjo zoti Ulqini, nëse e thoni për konsum dakord por deklaratë…

Musa Ulqini: Ka portale të papërgjegjshme, kanë publikuar fakte që nuk kanë lidhje me të vërtetën. Për vajza dhe djem të rinj që janë qytetarë në Gramsh, në qytete të ndryshme.

Gazetarja Aida Tancica: Si si? Kjo është e rëndë…Keni rast konkret?  

Musa Ulqini: Këto janë gjëra të padiskutueshme, për çfarë publikojnë për njerëzit e showbizz-it, se çfarë publikojnë për politikanët, ka një raport tjetër mes të drejtës për privatësi dhe të drejtës për t’u sulmuar dhe vëzhguar. 

Deklaratat vijnë një ditë para se të kalojë në Kuvend paketa anti-shpifje. Komisioni i Ligjeve, miratoi dje në parim paketën e cila do të kalojë në Kuvend më 18 dhjetor, me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët nuk tërhiqen nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës. Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mbyllja e portaleve musa ulqini paketa anti shpifje mbyllja e portaleve musa ulqini paketa anti shpifje

Sondazh

Poll
Politike 17 Dhjetor 2019, 12:14

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Komisioneres së Këshillit të Europës për të drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj