LIVE UPDATES
Politike

Hapja e laboratorit për testet e COVID-19 në QSUT, Spahia: Ka qenë funksional, por nuk kishte kite

17 Korrik 2020, 15:41 Nga DOSJA
Hapja e laboratorit për testet e COVID-19 në QSUT, Spahia: Ka

TIRANË -Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me hapjen e laboratorit të dytë për kryerjen e testeve për COVID-19 në QSUT. Në një postim në Facebook, ai shkruan, se laboratori ka qenë funksional, por kishte mungesë kitesh.

Sipas tij, Shqipëria ka qenë e papërgatitur për shtimin e rasteve, ndërsa kundërshton strategjinë e ndjekur nga qeveria. Spahia shton, se pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19, ministria nuk ka rritur numrin e testeve.

Postimi i plotë

BARDH SPAHIA: JA PRA QE ESHTE GENJYER PER KAPACITETET E KRYERJES SE TAMPONEVE!!! Promovimi sot me video propagandistike i laboratorit të dytë, atij të QSUT, tregon se sa të papërgatitura kanë qenë dhe janë autoritetet për përballimin e COVID-19. Kur gjitha vendet u investuan për të rritur numrin e testimeve, e kuptuar kështu nivelin e përhapjes së virusit korona në mbarë vendin, autoritetet në Shqipëri bënin pak teste e jepnin tamponë me racion nëpër rrethe, teksa thonin se nuk kishin problem numrin e tamponëve. Fakt është se rritja e numrit të infektuarve, nuk u shoqërua aspak me rritje të numrit të testeve, pavarësisht kërkesave që nuk vinin vetëm nga opozita!!! Vënia në funksion e laboratorit të dytë publik është një gjest i vonuar, për shkak të papërgjegjshmërisë a paaftësisë, këtë le ta ndajnë vetë “ekspertët“ së pari, që vec ulën kokën e zbatuan urdhërat politikë! Laboratori i QSUT aty ka qenë gjithnjë funksional. Thjesht i nevojiteshin kitet e duhura për Covid e për këtë rilindjes iu deshën gati 5 muaj kohë!!!! Sa më shumë testime e gjurmime, protokolli bazë i ndjekur nga cdo vend, si celësi i suksesit për përballimin e Covid-19, do të duhej të ishte kuptuar tashmë edhe në Shqipëri, mbi 4 muaj nga shpallja zyrtare e rastit të parë të infektuar në vend! Pajisjet mbrojtëse për personelin shëndetësor të cdo niveli, mbeten po aq jetike, pasi u japin atyre sigurinë e nevojshme për të kryer si duhet e pa frikë detyrën e tyre të vështirë! Zonja ministre, personeli shëndetësor duhet të jetë prioritet absolut në këtë fazë delikate të goditjes së virusit!

Ditën e sotme, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi hapjen e laboratorit në QSUT, për kryerjen e testeve ndaj COVID-19. Manastirliu bëri me dije se laboratori do të përdoret edhe për testime serologjike. Ky është laboratori i dytë në vend për teste COVID-19, pas atij në ISHP.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia koronavirusi ne shqiperi laboratori i analizave per covid-19 bardh spahia koronavirusi ne shqiperi laboratori i analizave per covid-19

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj