LIVE UPDATES
Bota

Haradinaj: Kosova nuk jep tokë për njohje/ Këshilltari i Kryeministrit hedh poshtë draft-marrëveshjen me 22 pika

25 Shkurt 2019, 17:33 Nga DOSJA
Haradinaj: Kosova nuk jep tokë për njohje/ Këshilltari i

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij në akademinë përkujtimore të heroit Enver Hadri, ka ripërsëritur qëndrimet e tij për dialogun dhe taksën për produktet serbe. Ndërsa me anë të një postimi në rrjetet sociale, Këshilltari i tij politik, Halil Matoshi, ka hedhur poshtë lajmin e publikuar disa ditë më parë për një draft-marrëveshje me 22 pika mes Kosovës dhe Serbisë. (Lexo këtu)

Haradinaj tha se Kosovës i nevojitet shembulli i Enver Hadrit që të mos përsëritet historia e ndarjes, dhe se Kosova nuk jep tokë për njohje.

I pari i Qeverisë gjatë akademisë përkujtimore tha se dialogu për normalizimin e marëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u devijua nga disa qarqe në Kosovë dhe Bruksel, duke u shëndërruar në dialog për territore.

“Sot 20 vjet pas çlirimit kur po hyjmë në dekadën e dytë të pavarësisë, dialogu për normalizimin e marëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u deviju nga disa qarqe në Kosovë dhe Bruksel, duke u shndërruar në dialog për territore. Prandaj, sot na duhet shembulli i heroit tonë, Enver Hadri që të mos na përsëritet historia”, deklaroi Haradinaj.

Më tej ai u shpreh se vendimi për bllokimin e mallrave serbe është veprim që pengon formalizimin e një ndarje, dhe se Kosova nuk jep tokë për njohje, dhe se nëse ky është çmimi për njohje, Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Serbia.

“Vendosmëria për të qëndruar në drejtën e Kosovës së 17 shkurtit është rreshtim i drejtë në anën e historisë, dhe ne poashtu me vendimin e marrë për të bllokuar mallrat serbe, pra taksa 100 për qind është poashtu veprim që pengon formalizimin e një ndarje. Kosova nuk jep tokë për njohje, edhe nëse ky është çmimi, Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Serbia”, tha Haradinaj.

Nga ana tjetër, Këshiltari i Haradinajt, Halil Matoshi, shprehet se lajmi që ka qarkulluar është i papranueshëm, ndërsa e quan si dokument të shërbimeve sekrete serbe për të matur pulsin e publikut në Kosovë dhe serbëve të veriut.

“Shërbimet inteligjente serbe, kanë nisë një fushatë të re në suaza të luftës speciale kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj, të cilëve synon t’ua inplantojë psikologjinë e faktit të kryer – kinse ShBA-ja dhe Fuqitë e Mëdha qëndrojnë prapa kësaj materie – dhe së dyti lansimi i këtyre 22 pikave të detajuara i shërben estabilishmentit të Serbisë si matje pulsi të publikut në Kosovë por edhe tek serbët e veriut të vendit dhe tek ata të jugut të Serbisë. Serbia nuk e pranon ushtrinë, thyhet karakteri unitar i Republikës e cila nuk njihet me emrin e saj kushtetues…”, shkruan ndër të tjera Matoshi.

Sipas tij, “Kjo ‘draft-marrëveshje’ e lansuar në rrjetet sociale dhe në disa media të Prishtinës pavarësisht origjinës së saj fantome, është fatale për Kosovën shtet, sepse me 22 pikat e saj, me secilen, e cënon rendin kushtetues te Kosovës, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të saj.”

Postimi i plotë:

 

Kujtojmë se disa ditë më parë në media qarkulloi një dokument sipas të cilit në rast firmosjeje hyn në fuqi në 1 nëntor të këtij viti, dhe parashikonte që palët do kenë kufijë të rinj, të njohur nga të dy vendet dhe automatikisht bëhen anëtare në OKB.

Kjo draft-marrëveshje parashikon që Serbia do të marrë Ujmanin, ndërkohë që Kosova merr Preshevën. Po ashtu, mësohet se Medvegja i ngelet Serbisë bashkë me disa fshatra të tjerë përreth. Dokumenti parashikon që Mitrovica do të jetë si Republika Serbska, me një status “Free city” për 35 vite dhe do të ketë një kryetar qyteti me presidium, një serb, një shqiptar dhe një tjetër të caktuar nga OKB.

Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një propozim i hedhur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që prej muajit korrik 2018. Sipas Thaçit, korrigjimi i kufijve nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën. Përveç luginës së Preshevës, Thaçi thotë se do bashkohen edhe Medvegja dhe Bujanovci me territorin e Kosovës, por nga drafti i propozuar, duket se Kosova ka shumë për të humbur. Gjermania është një nga vendet që ka dalë kundër kësaj marrëveshjeje ndërkohë që SHBA dhe BE, nuk janë pozicionuar në një qëndrim zyrtar nëse janë pro ose kundër. Zyrtarët janë mjaftuar me deklaratat pro një marrëveshjeje mes dy vendeve, pa e specifikuar nëse do e pranojnë një ndryshim të kufijve Kosovë-Serbi.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni draft-marrëveshja kosovë-serbi halil matoshi mitrovica free city ramush haradinaj draft-marrëveshja kosovë-serbi halil matoshi mitrovica free city ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj