Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Harta e re gjyqësore, Prokurori i Përgjithshëm Çela: Bashkimi i prokurorive eliminon stokun
18 Shkurt 2022, 12:44Nga DOSJA
TIRANË – Prokurori i Përgjithsëm Olsian Çela u shpreh pro reduktimit dhe shkrirjes së gjykatave në kuadër të hartës së re gjyqësore. Në takimin e zhvilluar sot në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku ishin të pranishëm Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia dhe përfaqësues të tjerë të sistemit të drejtësisë, Çela tha se në gjendjen aktuale ku ndodhet sistemi gjyqësor nuk i përgjigjet nevojave që ka vendi. Ai tha se bashkimi i prokurorëve do të shmangte rritjene e stokut të çështjeve të pahetuara.
“Ne e kemi ndjekur me vëmendje debatin për hartën e re gjyqësore që lidhet dhe me rritjen e performancës së prokurorive. Ne kemi parë këtë kryesisht nga këndvështrimi jonë, por padiskutim këto takime i shërbejnë dhe marrjes së këndvështrimeve të tjera. Më duhet që të them se në situatën kur ne jemi organizimi i sistemit nuk i përgjigjet nevojave që ka vendi. Nisur nga projekti që është paraqitur, bashkimi i prokurorive do të eleminonte rrezikun e krijimit të stokut të çështjeve të pahetuara”, u shpreh Olsian Çela.
TIRANË – Kryetari i Dhomës së Avokatëve Maks Haxhia u shpreh kundër projektligjit të qeverisë për të krijuar një gjykatë të vetme apeli në Tiranë. Në...
TIRANË– Më shumë se një herë ka denoncuar se në Pukë (zonë ku është Kryetar Bashkie) po kultivohet kanabis si dhe ka trafikantë droge të rrezikshëm. ...
DIVJAKË– Shteti ka vendosur të hakmerret ndaj fermerëve të Divjakës të cilët prej muajsh janë ngritur në protesta masive. Prej disa ditësh policia ka...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos e komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Duke iu përg...
TIRANË – Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mbrojti projektligjin e qeverisë për reduktimin e numrit të gjykatave të shkallës së parë administrative dh...