Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Hashash të mbjellë në vazo dhe çifte pa leje, arrestohen dy të rinjtë në Tepelenë
12 Dhjetor 2021, 18:32Nga DOSJA
TEPELENË – Policia ka arrestuar dy persona ditën e sotme në Tepelenë pas një kontrolli në shtëpitë e tyre ku u gjeti armë dhe hashash të mbjellë në vazo.
Aliosha Hasani 32 vjeç dhe Amarido Xhezaj 31 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan u arrestuan pasi Policia gjeti një sasi hashashi, armë gjahu pa leje dhe karikator me fishekë teksa u gjetën edhe vazo të mbjella me hashash gjatë një kontrolli në shtëpitë e tyre.
Njoftimi i Policisë:
Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, një armë gjahu pa leje dhe fishekë. Vihen në pranga 2 poseduesit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, arrestuan në flagrancë shtetasit Aliosha Hasani 32 vjeç dhe Amarido Xhezaj 31 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një armë gjahu pa leje, fishekë të armës së gjahut, një bimë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e mbjellë në vazo, dhe një sasi fishekësh luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
TIRANË– 251 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kanë vendosur shkarkimin e Edi Palokës si Kryetar i këshillit Kombëtar të PD-së. Jem...
PEQIN- Një aksident ka ndodhur dtën e sotme rreth orës 16:20, në aksin rrugor Peqin-Hasmashaj ku një motor është përplasur me një makinë tip “Ford”.H. Zh, 25 vj...
TIRANË– Në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ka nisur procesi i votimit për të shkarkuar emrat që u propozuan një ditë më parë nga kryesia e ...
TIRANË– Demokratët, pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demorkatike janë mes dy alternativave, të votojnë pro apo kundër shkarkimit të Kryetarit të...
KURBIN– Fotoja që po shikoni tregon momentin kur personat e akuzuar largohen nga Sanxhaku i Kurbinit pasi kanë ekzekutuar biznesmeni Rakip (Pilot) Roli. F...
TIRANË– Këshilli Kombëtar ka vendour që të ushtrohet votimi i fshehtë për propozimin e shkarkimit të anëtarëve të kryesisë që shkelën vendimin e krye...
TIRANË – Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë me dije se gjatë bilancit të 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy persona Nga COVID.Me gjith...
DIBËR – Rruga e Arbrit, një nga akset rrugore për të cilën Kryeministri flet me shumë krenari duket se nuk konsiderohet kaq efikase edhe nga qytetarë...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë hapjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Para demokratëve, Basha është shprehur se...