Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Politike
“HEC-e imagjinare”/ Meta i përgjigjet Ramës me foton me ekipin e rafting: E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë
25 Shtator 2020, 12:40Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i tha se Vjosa është tashmë Park Kombëtar dhe nuk ka nevojë të shpallet. Përmes një fotoje, Meta ka pozuar krah ekipit të Vjosa Rafting dhe shkruan se Vjosën e do dhe do ta mbrojë.
“Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”. E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot! “- shkruan Meta krah fotos.
Me ekipin e paparë të çunave të "Vjosa Rafting Albania" dhe "Vjosa Explorer".E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një…
Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar me njëri-tjetrin në distancë në lidhje me Parkun e Vjosës. Meta, që prej ditës së djeshme ka bërë thirrje që Vjosa të shpallet Park Kombëtar, dhe të mos lejohet ndërtimi i FEC-ecve në atë zonë, ndërsa sot theksoi se mbështet krijimin e një Parku Kombëtar dhe jo ndërtimin e digave mbi lumin Vjosa.
Nga ana tjetër Rama shton se Vjosa e lartme është shpallur Park Kombëtar dhe se ajo e poshtmja do të bashkohet në këtë projekt, ndërkohë ministria e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh. Rama shton se Meta, në vend që të japë mbrojë Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen, duhet të kishte mbrojtur Valbonën kur ishte zv.kryeministër.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Eno Bozdo në një postim në Facebook shkruan se Erion Veliaj ka mashtruar për çmimin e ujit në Tir...
HAS- Ish-deputeti Edmond Spaho ishte i pranishëm sot në degën e Partisë Demokratike në Has, në të cilën po vijon procesi i votimit të kandidatëve për deputetë. ...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit për va...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar me njëri-tjetrin në distancë në lidhje me Parkun e Vjosës. Meta, që prej ditës së dje...
Politike25 Shtator 2020, 09:22
KUKËS- Mbyllet votimi nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Sekretari i Përgjithshë i Partisë Demokratike, Ga...
DIBËR- Zbardhet lista me emrat e kandidatëve që do të votohen dhe më pas do të garojnë për deputetë në qarkun Dibrës, duke përfaqësuar Partinë Demokratike...
TIRANË– Partia Demokratike solli këtë të enjte rastin e familjes së Valbona Ramës, e cila denoncoi prishjen e banesës së saj Valbona Ramës nga dy tërmetet ...
TIRANË– Një tjetër debat u zhvillua në Open në Top Channel teksa u diskutua për listat e hapura. Kësaj radhe debati u zhvillua mes Elisa Spiropalit d...
TIRANË– Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për shifrat dhe gjendjen e punësim...