Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GJIROKASTËR- Siç e kishin paralajmëruar edhe përmes rrjeteve sociale, banorët e fshatit Kolonjë në Gjirokastër kanë dalë sot në një protestë para Bashkisë së qytetit për të kundërshtuar ndërtimin e HEC-it në përroin e Rehovës. (Lexo këtu).
Ata kërkuan anulimin e projektit, pasi sipas tyre do të shfrytëzojë të vetmin burim ujor që ka ky fshat.
“Ne protestuam sot para qendrës së fshatit sot për herë të parë. Nuk ndalemi derisa ky projekt të anulohet dqë cënon interest jetike të Kolonjës por jo vetëm. Siç na premtoi kryetarja e Bashkisë, Zamira Rami dhe prefekti, që i përshëndesim, të vijnë tek ne jo vetëm kur ka këngë e valle, por derisa të zgjidhet problemi.”-tha njëri prej banorëve të fshatit.
Ndërkohë që nuk ka munguar reagimi as nga politika. Deputeti i Lëvizjes Socaliste për Integrim, Vangjel Tavo ka reaguar përmes një deklarate për mediat, ku kërkon anulimin e projektit, që e quan abuziv dhe klientelist.
Tavo thotë se sipërmarrësit nuk duhet të abuzojnë me të drejtat e banorëve të kësaj zone.
Deklarata e plotë:
Shpreh indinjatën time të thellë dhe apeloj për anullimin e menjëhershëm të projektit të ndërtimit të HEC-it në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës, pasi jo vetëm që do të dëmtojë burimin e Rehovës, por do të pengojë furnizimin me ujë për banorët e fshatrave të Kolonjës dhe Picarit.
Banorët e këtyre fshatrave do mbeten pa furnizim uji për përdorim të përditshëm por edhe vaditje. Ky projekt cënon furnizimin jetik të ujit për banorët dhe dëmton ekonominë e zonës.
Projekti i HEC-it në Kolonjë është tërësisht klientelist dhe do të zhvillohet jashtë çdo transparence institucionale, pa asnjë konsultim me autoritetet vendore, përkundrazi është një rast klientelist dhe abuzues në favor të miqve të ndonjë ish-ministri të kësaj qeverie.
Apeloj që projekti të anullohet urgjentisht, dhe asnjë sipërmarrës apo njeri me pushtet të mos tentojë të abuzojë me të drejtat dhe burimet jetike të banorëve të kësaj zone të cilët nuk e meritojnë një trajtim të tillë, përkundrazi shquhen për dinjitetin dhe respektin e pashoqë që tregojnë por edhe që meritojnë si nga qeveria ashtu edhe nga sipërmarrësit.
Jam në krah të banorëve të këtyre fshatrave dhe ftoj edhe deputetët e Partisë Socialiste të qarkut të Gjirokastrës të pozicionohen në krah të banorëve dhe të apelojnë për anullimin në mënyrë urgjente të këtij projekti.
Ndaleni këtë padrejtësi.
Ministria e Energjitikës ka dhënë një tjetër leje për ndërtimin e një HEC-i. bëhet fjalë për një leje për ndërtimin e një HEC-i në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës. Banorët thonë se ky HEC do të shfrytëzojë të vetmin burim ujor që ka fshatit, që është përroi i Rehovës, degë e lumit Vjosa.
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh që sipas tij, ia kanë dërguar dy prindër ku shprehen se një grup trafikantësh i kanë përdhuanuar dhe drogu...
SHQIPERI- Në polici është shoqëruar gjyqtari i Apelit të Vlorës, Skënder Damini pasi disa kontrolleve blic që po kryen nga FNSH-ja dhe në dy banseat e tij u gje...
MAQEDONI, (Shkup)- Maqedonia është në zi kombëtare pas tragjedisë që ndodhi pasditen e të mërkurës, ku humbën jetën 15 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën....
GREQI- Dalin bisedat e disa shqiptarëve të burgosur në burgun e Koridhalos në Athinë. Zougla.gr shkruan se ditën e sotme se shqiptarët janë pjesë e mafias shqip...
TIRANË- Policia e Shtetit, ka reaguar sërish sot në lidhje me protestën e opozitës, që do të zhvillohet nesër në Tiranë.Uniformat blu në një njoftim për me...
SHQIPERI- Aksone blic janë kryer në banesat e gjytarëve, Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla për vendimin me 25 vite burg ndaj Dritan Dajtit. Dosja.a...
VLORË- Policia e Vlorës ka zbuluar 13 vjedhje të ndodhura përgjatë ditëve të fundit në rrejtin e ndriçimit të qytetit.Sipas një njfotimi për shtyp n...
TIRANË- Deputetja e Partisë, Albana Vokshi, ka zhvilluar një takim me grate dekomrate në disa qytete në veri, ku tha se ky është modeli qeverisës që Edi Ra...
Liria e medias në të gjithë Europën Qendrore dhe Lindore (CEE) dhe Evropën Juglindore (SEE) në veçanti ka parë një rënie të përgjithshme, ndërsa përpjekj...
KORCE- Gerd Gjinarari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1997 në Itali, është liruar nga burgu. Mësohe...