LIVE UPDATES
Politike

VD-Helmimi masiv në Krujë, deputetet e PD: Prokuroria të hetojë shpejt!

26 Tetor 2021, 13:39 Nga DOSJA
VD-Helmimi masiv në Krujë, deputetet e PD: Prokuroria të

KRUJË- Deputete të Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, Orjola Pampuri dhe Merita Bakiu kanë vizituar sot në spitalin e Krujës pacientët e shtruar që kanë shfaqur prej të dielës shenja të helmimit. Ndërsa kërkoi nga prokuroria të hetojë sa më shpejt këtë ngjarje, deputetja Bakiu u shpreh se djali i saj por edhe pjesëtarë të tjerë të familjes janë prekur nga helmimi duke kërkuar ndihmë mjekësore.


DEKLARATA E TYRE PËR MEDIAT: 

Pyetje: Ju dje keni thënë se nuk janë kushtet në spital. Ndërkohë pak më herët ishte këtu ministrja e Shëndetësisë e cila hodhi poshtë këto akuza. Çfarë keni për të thënë për këto?

Deputetja: Unë nuk e di se në cilën sallë ka hyrë ministrja, por e ftoj që të vij bashkë me mua dhe me kolegët e mia që të hyjmë tek pjesa e Urgjencës dhe të shikojmë sesi janë kushtet. Nëse për ministren këto kushte janë normale?! Atëherë nuk mund ta komentoj këtë pjesë.

Pyetje: Ju thatë që djali juaj ka shfaqur shenja helmimi. Çfarë ka konsumuar sepse besoj se jetoni në të njëjtën banesë dhe helmimi duhej të ishte i njëjtë?

Deputetja: Po. Por problemi është se brenda të njëjtës familje nuk janë helmuar të gjithë njerëzit. Po ju jap një rast tek rrethi familjar, ku tre nga personat e familjes janë të sëmurë dhe dy jo. Kjo varfët nga imuniteti i trupit të njeriut.

Pampuri: Ne vizituam personat që janë sëmurë dhe ndodhen aktualisht brenda në Urgjencë të spitalit. E mbështes kolegen time lidhur me gjendjen dhe kushtet e spitalit, të cilat linin shumë për të dëshiruar. Një numër kaq i lartë personash të cilët janë helmuar, nuk besoj te jenë helmuar nga një ushqim, besoj unë, deri në momentin që të dalin analizat të cilat do ta vërtetojnë. Sepse nuk kanë qenë në të njëjtin vend, nuk kanë frekuentuar të njëjtin vend. Ajo çka aludojmë deri tani është uji. Dhe ujin e lidhim pikërisht me atë të cilin Edi Rama inauguroi gjatë fushatës tenderin korruptiv të ujësjellësit. Dhe nëse ministrja hedh poshtë faktin se kushtet e spitalit nuk janë ashtu siç janë pasqyruar nga kolegia ime, janë ashtu dhe mos më keq. Ne kemi vizituar të sëmurë të cilët janë nëpër dhoma dhe po marrin serum. Të jemi të sinqertë, kushtet janë skandaloze. Mos bëjmë show dhe të mos tjetërsojmë lajme por të themi realitetin. Sepse duke thënë realitetin, ndihmojmë qytetarët. Është e vërtetë. Sot është prekur jeta e qytetarëve për shkak të tenderave korruptivë dhe korrupsionit me të cilën është përfshirë kjo qeveri. Ne na kushton më shumë që të mbajmë në qeveri këta politikanë të korruptuar. Sot përveç xhepave që ne kemi përmendur, nuk dua ta politizoj situatën, sepse është një situatë vërtetë kritike dhe bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve, por sot falë atij korrupsioni të këtyre qeveritarëve i ka kushtuar shëndeti i qytetarëve. Unë kam ardhur sot për të mbështetur kolegen time, për të mbështetur këta qytetarë. Sa qytetarë janë sot në shtëpi që po ndiqen? Ju jeni gazetarë. Inspektoni këtë. Sa ekipe ka dërguar Ministria e Shëndetësisë për t’i ndjekur këta qytetarë në shtëpi. Kush po i ndjek? Çfarë mjekimi po marrin? Çfarë trajtimi po marrin? Si është situata? Sa janë? Nuk kemi asgjë. Nuk i vlen askujt që të thotë se situata është rozë kur është e tillë siç është realiteti dhe e keni parë edhe ju sot. Le t’i themi gjërat siç janë sepse duke i thënë gjërat siç janë, ka shpresë që gjërat të bëhen më mirë.

Dhurata Çupi: Ne jemi sot me zonjën Bakiu dhe zonjën Pampuri së pari për të qenë pranë qytetarëve. Është një shqetësim i ngritur nga deputetja znj Bakiu që dje në seancën parlamentare. Është një shqetësim i cili nuk u mor seriozisht nga organet sepse ndoshta mund të kishte një parandalim. Ose numri i qytetarëve të prekur nuk do të ishte në rritje. Ne erdhëm takuam qytetarët dhe iu uruam shërim të shpejtë. Janë shumë fëmijë dhe që është e ndjeshme si problematikë. Një djalë 10 vjeç të cilin sapo e takuam, një zotëri me serum. Aludohet që mund të jetë nga uji. Ku janë organet e drejtësisë? Ku është prokuroria? Çfarë deklarate ka paraprake të prokurorisë. Çfarë nëse ka siguruar prokuroria për të siguruar provat dhe për të hetuar. Përse nuk ka një komunikim me median, me qytetarët dhe një sqarim se çfarë po hetojnë ata. Helmimi është masiv dhe ka një indicie, përse vjen kjo. Paralelisht institucionet shtetërore duhet të veprojnë në mënyrë urgjente dhe duhet të kishim një deklaratë paraprake nga organet e hetimit. Çfarë provash kanë marrë? Çfarë po hetojnë deri më sot? A po hetohet ajo çfarë po aludohet, helmimi nga ujsjellsi. Të mos harrojmë se vetëm disa muaj më parë kryeministri ka bërë fushatë madje ka provuar edhe ujin e këtij ujësjellësi duke aluduar që është në të gjitha kushtet ujësjellësi. Ne duhet të kemi deklarata të pavarura për t’u treguar qytetarëve se ka hetim serioz. Unë vij nga qarku Dibër ku disa herë në Bulqizë helmohen qytetarët nga ujësjellësi. Asnjëherë nuk kemi deklarata të organeve hetimore. Ajo çfarë bën ekzekutivi dhe çfarë bëjnë organet hetimore duhet të ndahen, për të qenë transparente me këtë çështje dhe për t’iu dhënë besim qytetarëve që nesër nuk do të përsëritet. Duhet të kishim një deklaratë të prokurorisë. Shërim sa më të shpejtë. Uroj të mos përsëritet dhe uroj që çdo institucion të kryejë detyrën e vetë.

LAJMI KRYESOR: Helmimi masiv në Krujë! Mbi 370 pacientë në spital, mes tyre dhe fëmijë. Nis hetimi

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike helmohen qytetaret e krujes kruje helmohen qytetaret e krujes kruje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj