Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kosovë-Gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, turku i shpallur në kërkim për laboratorin e heroinës në Has. Nejdet Cesuroglu është gjetur i pajetë që më 2 dhjetor 2018, por ngjarja është zbuluar ditën e sotme. Bashkë me kufomën, në banesë është gjetur edhe një sasi droge prej 113 kilogramë heroinë. Mister mbeten ende rrethanat e vdekjes së turkut, dhe nuk dihet nëse ai është vrarë apo ka ndërruar jetë për shkaqe shëndetësore. Ndërkohë që të shpallur në kërkim për heroinën në Has, ishin edhe Xhemal Shalla dhe Iskander Sale, tashmë të prangosur sot nga Krimet e Rënda.
Cili ishte roli i turkut në laboratorin e drogës në Has?
Nejdet Cesuroglu, bashkë me Iskander Sale mendohet se kishin rol kyç në prodhimin e heroinës. Njëri prej tyre dyshohet se ishte kimist ndërsa të tjerët siguronin bimën e Opiumit dhe e sillnin nga Afganistani.
Laboratori i heroinës në Has u zbulua në muajin tetor të 2018-ës dhe në pranga ranë 5 persona. Në këtë laborator u zbuluan plot 225 kilogramë heroinë bashkë me përzierësit. Dy nga të arrestuarit u liruan, ndërsa në kërkim u shpallën 2 turq dhe 1 shqiptarë. Njëri nga turqit është Cesuroglu, që u gjet sot i vdekur në Kosovë.
Disa ditë më parë, policia e Shtetit vuri në pranga porositësin e heroinës që prodhohej në laboratorin e Hasit, Hekuran Hoxha, i njohur ndryshe si Roni i Shijakut. Ky i fundit akuzohet nga prokuroria si “koka” i bandës së Shijakut që trafikonte heroinë nga Shqipëria drejt vendeve të BE. Ndërsa në kërkim mbetet personi që mendohet se financonte laboratorin e heroinës në Has, biznesmeni Admir Hoxha. Ai dyshohet se është larguar nga Shqipëria pak ditë para zbulimit të laboratorit. Admir Hoxha është pronar i një hoteli pranë aeroportit të Rinasit.
Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është: