Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Heshtja për Kajmakun, Basha sulmon Ramën: Rilindja organizatë kriminale, vepron me kode mafioze
28 Gusht 2019, 17:43Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish në lidhje me akuzat që PD po i bën Agim Kajmakut. Në një reagim në Facebook, Basha kërkon që Rama të flasë për këtë çëshjte, dhe shton se kryeministri dhe e gjithë qeveria po heshtin se përdorin kodin e mafias që njihet si “omerta”.
Numri një i opozitës, shkruan se “me heshtjen e tij Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me ta pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit”.
REAGIMI I PLOTË
OMERTA – KODI MAFIOZ I HESHTJES
Si në çdo organizatë kriminale, edhe në grupin e strukturuar kriminal të Rilindjes së Edi Ramës vepron kodi i heshtjes që në zhargonin mafioz njihet si “omerta”.
Omerta për bankimatin personal Dako, omerta për Pjetrin, omerta për Jorgo Kajmakun, omerta për milionat e vjedhura shqiptarëve dhe miliona të tjera të shpenzuara për luks pushtetarësh kur shqiptarët zhyten në papunësi dhe varfëri.
Me heshtjen e tij Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me ta pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.
Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, as punësim as mirëqënie sepse pushtetarët e korruptuar, kriminelët dhe oligarkët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.
Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën, mirëqenien dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.#ShqipëriaSiEuropa#HajdutiPsiqik#RamaIk
Partia Demokratike ka vijuar dhe sot me akuzat kundër Agim Kajmakut, kreut të Bashkisë së Vorës. Më herët gjatë ditës së djeshme, mumri dy i PD, Gazment Bardhi, ka publikuar dokumente të reja, ku sipas tij vërtetojnë se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në vitin 2003 është Agim Kajmaku. Prokuroria i ka kërkuarPD t’i vendosë në dispozicion të gjitha informacionet që ka dhe ka marrë përgjigje nga Gazment Bardhi. Po ashtu ka ardhur dhe një reagim nga Agim Kajmaku, i cili i mohon të gjitha akuzat që janë bërë kundër tij.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Pas mbylljes së pushimeve verore, Edi Rama i ndikuar dhe nga zhvillimet e papritura politike ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Socialiste.Majko, A...
TIRANË- Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadia, ka dalë në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtues...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama është parë i vetëm sot para se të hyjë në mbledhjen e Kryesisë. I pashoqëruar nga asnjë nga deputetët apo minsitrat Rama ka h...
TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama ka mbledhur sot drejtorët rajonalë në Shkodër, ku u ka treguar dhe vendimet që ai ka marrë. Dosja.al ka mundur që të mësojë d...
SHKODËR- Kryesia e PS po zhvillon një mbledhje këtë pasdite për të diskutuar emrin që do të zëvendësojë Valdrin Pjetrin. Përpos kësaj çështje, do të...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një reagim në Facebook, ka treguar detaje për reformën e vijës bregdetare. Në postimin e tij Rama shkruan se do të jeë mbi...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për vrasjen makabre të Santagio Malkon, që u ekzekutua mbrëmë me breshëri plumbash në Tiranë.Në një...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për arrestimin e 8 personave të përfshirë në falsifikimin e biletave të urbanit. Veliaj ka përshë...
BE- Ish- deputeti i Parlamentit Evropian Eduard Kukan ka folur për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kukan thekson se Shqipëria ka më...
TIRANË- Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.PD ka publikuar sot faktet pse kryeministri Edi Rama nuk e shkark...