Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Hetimi mbi Organizatën Trump, Prokurorja detyron ish-Presidentin të bashkëpunojë
19 Janar 2022, 16:53Nga DOSJA
SHBA- Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ka ndërmarrë veprime ligjore për të detyruar ish-presidentin Donald Trump, Donald Trump, Jr. dhe Ivanka Trump të bashkëpunojnë me hetimin e saj mbi marrëveshjet financiare të Organizatës Trump. NY Post shkruan se James paraqiti të martën një mocion duke kërkuar një urdhër gjykate për të detyruar tre anëtarët e familjes të paraqiten për të dëshmuar.
Veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm erdhi si përgjigje ndaj një mocioni të mëparshëm të paraqitur nga Trump dhe dy fëmijët për të anuluar intervistat me zyrën e AG. Në vitin 2019, zyra e James hapi hetimin për Organizatën Trump pasi ish-avokati i Trump, Michael Cohen dëshmoi se Trump ekzagjeroi vlerën e aseteve të kompanive për të marrë kushte më të mira për kreditë dhe politikat e sigurimit.
Ndërsa hetimi është në vazhdim, James tha të martën se hetimi deri më tani ka përcaktuar se organizata Trump dyshohet se ka përdorur vlerësime mashtruese të aseteve për përfitime financiare. Në qendër të gjetjeve paraprake të zyrës së AG janë pasqyrat financiare vjetore dërguar siguruesve të Organizatës Trump.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
RUSI- Një vajzë dhjetëvjeçare i mbijetoi mrekullisht një nate të ftohtë të egër në një stuhi dëbore në Rusi duke përqafuar një qen endacak për tu ngrohur...
GJERMANI- Një mjek sirian ka dalë në gjyq në Gjermani i akuzuar për krime kundër njerëzimit gjatë regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Euronews shkruan se s...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se çmimet aktuale të energjisë elektrike do të zgjasin përtej dimrit. Telegrafi shkruan se në nj...
TIRANË- Televizioni gjerman ARD i ka kushtuar një film dokumentar gjallesave të egra në Shqipëri, duke e cilësuar vendin tonë “plot sekrete dhe thesare nat...
FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë raportet e tij me Ballkanin Perëndimor. Ai tha ...
UKRAINË – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kërkon nga Rusia të gjejë zgjidhje paqësore dhe diplomatike lidhur me konfliktin politik të Per...
KOSOVË- Në Kosovë janë regjistruar mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka asnjë viktimë nga koronav...
KOSOVË- Ndërsa qytetarët e Kosovë janë në një krizë të madhe energjitike, qytetarët serb në Mitrovicën e Veriut janë duke u ngrohur edhe në ambiente të jas...
BRITANI E MADHE- Steven Bouquet, vrasësi i nëntë maceve ka humbur jetën në burg. BBC raporton se si u burgos në Brighton vitin e kaluar për vdekjen e nëntë mace...