LIVE UPDATES
Bota

HETIMI: Opozitari Aleksei Navalny u helmua nga shteti rus

14 Dhjetor 2020, 16:02 Nga DOSJA
HETIMI: Opozitari Aleksei Navalny u helmua nga shteti rus

RUSI– Një hetim i përbashkët në mes të grupit hulumtues me bazë në Britani, Bellingcat dhe disa mediave tjera, ka rezultuar me disa të dhëna që tregojnë se helmimi i liderit opozitar rus, Aleksei Navalny është kryer nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB).

Duke cituar “të dhëna voluminoze në formë të telekomunikimeve apo të dhënave të udhëtimit, hetimi, që ka përfshirë mediumet si Insider, faqe hulumtuese ruse, dhe bashkëpunimin me Der Spiegel dhe CNN, ka treguar se helmimi i gushtit të vitit 2020 i kritikut të Kremlinit në qytetin siberian, Tosk, duket se është planifikuar, të paktën nga viti 2017.

“Nga fillimi i vitit 2017 e deri në gusht të vitit 2020, pjesëtarët e FSB-së, nga një njësi klandestine e saj, që është e specializuar për të punuar me substanca helmuese, ka shërbyer si hije e Navalnyt përgjatë udhëtimeve të tij në Rusi, ka fluturuar bashkë me të në më shumë se 30 fluturime dhe duket se ka bërë përpjekje të paktën dy herë për ta helmuar atë, para operacionit në Tomsk”, ka thënë ky grup përmes një deklarate të publikuar më 14 dhjetor.

Navalny është aktualisht në Gjermani, duke u kuruar pas helmimit me agjent nervor Noviçok në Siberi, në gusht të këtij viti. Navalny ka insistuar se presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar helmimin e tij ndaj tij. Kremlini ka mohuar përfshirjen.

Bellingcat ka thënë se hetimi ka identifikuar tre pjesëtarë të FSB-së, nga kjo njësi klandestine, që kanë udhëtuar bashkë me Alexey Navalnyn në Novosibirsk dhe më pas e kanë ndjekur në qytetin Tomsk, ku është helmuar.

Të tre personat janë mbështetur dhe drejtuar nga “të paktën” 5 pjesëtarë tjerë të FSB-së, disa prej të cilave kanë udhëtuar po ashtu në Omsk, ku Navalny është shtruar në spital edhe është sëmurë, thuhet mes tjerash në raport.

Në të përmenden emrat e tre pjesëtarëve, Aleksei Alexandrov, Ivan Osipov –të dy mjekë- dhe Vladimir Paniaev. Aty nuk përmendet nëse është tentuar që të kontaktohen personat që dyshohen se janë përfshirë.

“Pjesëtarët e njësitit kanë komunikuar me njëri-tjetrin përgjatë operacionit, derisa piku i komunikimeve ka qenë para helmimit si dhe gjatë orëve të natës kur Aleksei Navalny ka lënë hotelin e tij dhe është nisur në Aeroportin e Tomskut”, është thënë pas hulumtimit.

I ashtuquajturi “ekipi i helmimit”, ka ndjekur Navalnyn prej të paktën 16 janarit të vitit 2017, pretendon Bellingcat, vetëm një muaj pasi ai ka bërë publike planet e tij për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.

Udhëtimet janë kryer kryesisht me mbulesë – duke përdorur një emër në nisje dhe një emër tjetër në kthim – andaj ekipi ka kryer udhëtime paralele për fshehur lëvizjet.

“Një operacion i tillë mund të jetë bërë me praktika të operacioneve profesionale për të zvogëluar mundësitë që Navalny apo ekipi i tij të vërejnë pasagjerët e njëjtë në udhëtime të ndryshme”, ka thënë raporti, duke përmendur se janë kryer 38 udhëtime nga anëtarët e grupit në të njëjtat destinacione që ka udhëtuar Navalny.

Bashkimi Evropian dhe Britania kanë ngrirë asetet dhe kanë vënë ndalesa në udhëtime kundër gjashtë zyrtarëve të lartë rusë që besohet se janë përgjegjës për helmimin e Navalnyt, si dhe ndaj një subjekti që është përfshirë në programin që ka prodhuar një grup të agjentëve nervorë të kategorisë ushtarake, të njohur si Noviçok.

Agjenti i përdorur për helmim të Navalnyt duket se është i ngjashëm me atë që është identifikuar nga autoritetet britanike si toksinë e përdorur për helmimin – gati fatal – të agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia më 2018, në qytetin britanik, Sallsbëri.

Marrë nga: REL 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksei navalny aleksei navalny

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj