LIVE UPDATES
Bota

Hetuesja në gjyqin ndaj Gucatit dhe Haradinajt: Paketa 3 kishte emra dëshmitarësh

19 Tetor 2021, 11:22 Nga DOSJA
Hetuesja në gjyqin ndaj Gucatit dhe Haradinajt: Paketa 3 kishte emra

HAGË– Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon të dëgjohet dëshmitari i parë i Zyrës së Prokurorit të specializuar kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Zenka Pumper, që është koordinatore e hetimit në ZPS, është përgjigjur sot rreth paketës numër 3 e cila përmbante dokumentet e sekuestruara nga OVL-UÇK për të cilën ka thënë se ka pasur emra e prova që kanë të bëjnë me dëshmitarë të cilët ishin objekt i masave mbrojtëse.

Dëshmitarja ka thënë se “Paketa 3” përfshinte referenca ndaj intervistave të dëshmitarëve, të cilat ishin kryer nga Task Forca Speciale Hetimore dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sipas saj, aty ka pasur emra të dëshmitarëve dhe data kur janë realizuar intervistat.

Prokurorja Valeria Bolici: Hetuese, kur keni shqyrtuar “Paketën 3” a keni verifikuar nëse kjo paketë përfshinte referenca ndaj intervistave të dëshmitarëve të cilat ishin kryer ose nga Task Forca Speciale Hetimore ose ZPS?

Dëshmitarja Zenka Pumper: Po

Prokurorja Valeria Bolici: A e mbani mend se si përmenden këto intervista të dëshmitarëve, përfshirë edhe emrin e dëshmitarit?

Dëshmitarja Zenka Pumper: Përgjithësisht po, e kishin edhe emrin e dëshmitarit.

Prokuorja Valeria Bolici: Referencat ndaj datave kur janë bërë intervistat a ishin aty

Dëshmitarja Zenka Pumper: Po ishin të kombinuara, disa kishin data.

Dëshmitarja ka dhënë përgjigje në pyetjet e prokurores Valeria Bolici ku ndër të tjera ka thënë se paketa 3 përfshinte referenca, emra, pseudonime dhe prova që kanë të bëjnë me dëshmitarë që ishin objekt i masave mbrojtëse.

Pumper: “Paketa 3” përmbante emra të individëve ndaj të cilëve kishte vendime për masa mbrojtëse

Mua më është dhënë nga prokuroria, më janë dhënë emrat specifik, dhe këto emra i kam kontrolluar në bazën tonë të brendshme të të dhënave dhe e kam parë aplikimet, kërkesat e prokurorisë dhe rregullat e gjykatës të cilët japin urdhra mbrojtës për individ të cilët janë identifikuar në paketën 3. Është pak e vështirë për mua që të konfirmoj se cilat janë dokumentet të cilat kam parë dhe kam kontrolluar. Ajo çfarë mund të them unë është që kam përcaktuar qartë nëse personat të cilët kanë qenë pjesë e paketës numër 3 ishin apo jo pjesë e urdhrit për dhënien e masave mbrojtëse për këta individë”, ka thënë ajo.

Sipas saj këtu bëhet fjalë për tre dëshmitarë.

Zenka Pumper ka thënë se “Paketa 3” përmbante informacion që i ishte dhënë ZPS-së nga organizata ndërkombëtare.

Pumper: “Paketa 3” ka përmbajtur informacione që i janë dhënë ZPS-së nga organizatat ndërkombëtare

Unë kam marrë emrat e individëve dhe më pas këto emra janë konfirmuar në paketën 3, kam shqyrtuar dokumentet të cilat lidhen me të njëjtit individë nga organizata ndërkombëtare të cilat kanë vendosur kufizime në nxjerrjen e materialeve apo deklaratave individuale të cilat janë dhënë për ZPS-në nga organizatat ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Prokurorja Valeria Bolici edhe gjatë kësaj seance i ka paraqitur disa dokumente dëshmitares, për të cilat kjo e fundit ka konfirmuar se i ka shkruar.

Për disa prej këtyre dokumenteve, prokurorja ka kërkuar nga trupi gjykues që të regjistrohen si prova materiale.

Një pjesë e seancës ishte e mbyllur.

Zenka Pumper është dëshmitari i parë në gjykimin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt që po mbahet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./Kosova Press/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj valeria bolici zenka pumper hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj valeria bolici zenka pumper

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj