LIVE UPDATES
Editorial

Hije dyshimi mbi protestën e 16 shkurtit

13 Shkurt 2019, 10:34 Nga DOSJA
Hije dyshimi mbi protestën e 16 shkurtit

Dy hije të forta dyshimi qëndrojnë mbi kryet e opozitës për protestën e 16 shkurtit.

E para ka të bëjë me seriozitetin dhe vendosmërinë e Lulzim Bashës për t’i shkuar deri në fund dhe për të mos iu dorëzuar instiktit të tij të lindur për pazare.

Tradhëtia dhe tallja që i bëri çadrës së demokratëve në 2017, mendësia prej tregtari për të këmbyer kauzën e zgjedhjeve të lira me drejtorët e legalizimeve dhe OSSHE, janë armiqtë më të mëdhenj ndaj masivitetit të së shtunës.

E dyta ka të bëjë me mosbesimin e ndërsjelltë PD- LSI.

Të dyja palët kanë dhënë mëse një shenjë, se ato i tremben kurvërimit të tjetrës në shtratin e “armikut”.

Marrëveshja e 18 majit, periudha para dhe pas saj, janë shembuj brilantë se Rama përdori fillimisht LSI-në për t’ia futur PD-së dhe pastaj Lulzim Bashën për të lënë Metën jashtë tepsisë.

Edhe hezitimi, herë i njërit dhe herë i tjetrit, qoftë për të djegur mandatet dhe qoftë për të bojkotuar zgjedhjet, ka rrënjosur thellë paranojën se të dyja partitë e mëdha të opozitës, rikthimin në plan të parë, e shohin më shumë si një marrëveshje me Ramën, sesa si rrugë që kalon përmes mposhtjes së tij.

Që opozita të rikthejë besimin, ajo duhet të tregojë se di t’i heqë qafe këto paranoja që po e gërryejnë nga brenda. Ajo duhet të ndërmarrë akte radikale që nuk e lejojnë të ketë më kthim në kulisat dhe pazaret e mëparshme.

Vetëm kështu, dy partitë e mëdha mund të garantojnë njëra- tjetrën duke ngjallur njëkohësisht besim edhe tek militantët e ndërsjelltë.

Një rrugë për ta arritur këtë do të qe të tentimi i diçkaje më të fortë sesa synoi Rama në 21 janar.

Qoftë blloku i Metës, qoftë këmbëngulja idiote e Berishës për të mos hapur kutitë, sot duken asgjë para vjedhjes galopante me truallin e teatrit, para tenderave bastardë si ai i unazës, para zgjedhjeve të tipit Gjushi- Avdylaj.

Prandaj dyshja PD- LSI, nuk ka tjetër rrugë veçse të provojë maksimumin.

Ata kanë fatin e madh se Rama e ka hequr gardhin e kryeministrisë dhe ka ngritur brenda saj sallën COD ku venerohet kulti i tij.

Pikërisht atë mund të pushtojnë qytetarët të shtunën. Jo zyrën e shefit të qeverisë, por qendrën për dialog dhe komunikim. Le ta rrëmbejnë atë hapsirë ku përkëdhelet vaniteti i liderit global dhe le ta shndërrojnë në një aulë ku diskutohet për demokracinë, zgjedhjet e lira, PPP-të, reformën në drejtësi dhe lidhjen e politikës me krimin. Le ta zaptojnë atë dhe të mos shkulen prej aty duke dëshmuar se ligji mund të mos përfillet kur është fjala për të kufizuar pushtetarët.

Duke ndërmarë këtë “sakrilegj”, nuk do të kishin nevojë as për të djegur goma në boulevard, as për të thyer xhama, as për të rekrutuar “kokëpalërë” që do përleshen me policinë, as për të ngritur një çadër bis.

Me këtë akt, nuk do të bezdisnin njerëzit, por sunduesin e tyre, duke dhënë edhe njëherë mesazhin, se turmën nuk e përdorin si mish për top për një pazar më të madh.

Duke marshuar vetë të parët poshtë markizës së Phillipe Parreno, Basha dhe Kryemadhi do të jepnin një sinjal të qartë se nuk ndajnë asgjë të përbashkët me modelin Rama, se ata nuk presin më prej tij, se ashtu sikurse tha tek “Të Paekspozuarit”, kryetarja e LSI-së, 16 shkurti do të jetë dita, kur dikush duhet të ikë, ose kryeministri ose ata si drejtues opozite.

Vetëm nëse ndjejnë këtë, vetëm nëse kuptojnë realisht se kësaj here, dikë do ta heqin qafe, njerëzit mund të rigjejnë besimin për t’u derdhur në shesh. Ndërsa, në të kundërt, nëse ata ende vazhdojnë të dyshojnë se protesta e së shtunës nuk po organizohet për të shkulur “të gjatin”, por për t’i lypur atij vendin e Erion Braçes, ajo do të rezultojë një dështim. Marrë nga Lapsi.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial andi bushati lsi marreveshja e 17 majit pd protesta e opozites andi bushati lsi marreveshja e 17 majit pd protesta e opozites

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj