LIVE UPDATES
Aktualitet

Hije dyshimi nga Kastriot Dervishi: Dosja e ‘Venusi’-t mund të jetë zhdukur?!

13 Prill 2019, 11:31 Nga DOSJA
Hije dyshimi nga Kastriot Dervishi: Dosja e ‘Venusi’-t mund të

TIRANË- Historiani Kastriot Dervishi, ka reaguar pas pranit nga Gjykata e Tiranës, të kërkesëpadisë së bërë nga Bujar Sheshi, lidhur me vendimin e AIDSSH, sipas të cili prokurori ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. (Lexo këtu)

Sipas Dervishit, duke u nisur nga provat e paraqitura nga Autoriteti i Dosjeve, vendimi i gjykatës është i drejtë.

“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë rrëzoi vendimin nr.12, datë 22.01.2019 të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Në vlerësimin tim, vendimi i gjykatës mbi ato prova që janë paraqitur ka qenë drejtë. Subjektit të prekur iu dha mundësia të kundërshtojë një akt administrativ, në një kohë që ai nuk duhej të dilte fare”, – shkruan ai.

Më tej Dervishi ngre një sërë pyetjesh lidhur me dosjen e agjentit të njohur me pseudonimin “Venusi”, mes të cilave është edhe ajo, nëse ka apo jo dyshime se dosja mund të jetë zhdukur kohët e fundit nga persona të interesuar në lidhje me “Venusin”.

Postimi i plotë:

Ka humbur “Venusi”?

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë rrëzoi vendimin nr.12, datë 22.01.2019 të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Në vlerësimin tim, vendimi i gjykatës mbi ato prova që janë paraqitur ka qenë drejtë. Subjektit të prekur iu dha mundësia të kundërshtojë një akt administrativ, në një kohë që ai nuk duhej të dilte fare. Vërtetimi i dokumenteve nuk ka nevojë për akte administrative, por për njësime me origjinalin pa asnjë interpretim. Subjekti mund të ankimonte po të kishte pretendime vetëm vërtetësinë e dokumentit nëse dyshonte se mund ishte fals. Këtë rast bëhej padi në prokurori dhe gjykohej në gjykatë fakti, por kurrsesi në atë administrative sepse ajo që është shkruar nuk diskutohet me vendime. Sipas nenit 58 të ligjit nr.9154, datë 6.11.2003 “Për arkivat”, “Punonjësit e rrjetit arkivor kombëtar shërbejnë dokumentet besnikërisht me origjinalin, pa komente ose interpretime”. Kjo dispozitë mjaft e qartë, është përplasur me disa nene të ligjit të Autoritetit (ndër nulitetet më të përkryera të legjislacionit shqiptar), i cili ka të drejtë të marrë vendime “korrigjojë” “çdo informacion që rezulton i pasaktë” (neni 6 i ligjit 45/2015).
Kërkimi për rastin në fjalë nga AIDSSH nuk ka qenë shterues, por i llojit dembel, vetëm mbi një të dhënë të drejtpërdrejtë si regjistri elektronik i agjenturës (informacion i pjesshëm ky) dhe kartela model 2. AIDSSH duke mos u thelluar në dokumente ka bërë krahasime dhe interpretime.
Me kaq sa kam parë, “Venusi” duhej të kishte dosjen personale, e cila është arkivuar dhe ka qenë pjesë e fondit operativ të MPB-së (krijuar me dosje të ardhura nga kartotekat e degëve). Ky fond u çorganizua nga gafa e vitit 1993 (marrja nga SHIK-u në kundërshtim me ligjin e arkivave e fondit) si dhe së fundi nga marmelata e vitit 2015. Nga veprimi i parë, ende fondi nuk ka vijueshmëri numrash sepse prej asaj kohe, nuk janë vënë numrat arkivorë. Fondi nuk ka një inventar unik, ekzistenca e të cilit do të bënte kthim përgjigjeje brenda një minute. Të dyja veprimet kanë dëmtuar tërësinë arkivore dhe Arkivin e MPB-së, ndërsa sot flitet nga lloj-lloj injorantësh për “arkiva sigurimi”, kur nuk ka pasur kurrë të tilla.
Në lidhje me rastin “Venusi”, referuar praktikës së bërë publike, rezulton shënimi në regjistrin e agjenturës, nr.8023, numri 2015 me dosjen nr.44907 në kartotekën e Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës. Vetëm dosjen personale së bashkëpunëtorit “Venusi”, nr.(636 rendor i listës), me shkresën nr.4978, datë 4.7.1985, ka qenë pjesë e 910 dosjeve të dorëzuara nga Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, në Arkivin e MPB-së nëpërmjet Degës së 4-t. Unë besoj se dosja ka pasur numër arkivor. Prandaj këtë rast pyetet:

-Është verifikuar apo jo blloku i punës së operativit Jorgaq Perika?
-A përmendet subjekti me dosjen e drejtimit inteligjencie-rini?
-A citohet apo përmendet në praktikat shoqëruese Drejtori e Punëve të Brendshme Tiranë-Dega e Katërt-Arkiv i MPB-së?
-Ka qenë dosja pjesë e fondit operativ?
-Janë verifikuar të gjithë inventarët e trashëguara, ato me numra progresivë apo me numrat e vjetër të kartotekave.
-Ka apo jo dyshime se dosja mund të jetë zhdukur kohët e fundit nga persona të interesuar në lidhje me “Venusin”?

Çfarë është çështja “Venusi”

Akuzat për Bujar Sheshin u bënë nga Autoriteti i Dosjeve, ku deklaroi se prokurori ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetitv kur ka qenë i ri. Menjëherë pas këtyre akuzave reagoi dhe Sheshi, i cili i mohoi akuzat dhe kallëzoi në Prokurori, Autoriteti i Dosjeve.

“Unë kam deklaruar dhe rideklaroj nën përgjegjësinë time ligjore që nuk kam qenë asnjëherë në jetën time as bashkëpunëtor dhe as anëtarë i Ish Sigurimit të Shtetit; Të gjitha faktet e pasqyruara në pikën a) të dispozitivit të vendimit janë të rreme sepse nuk përputhen dukshëm me të dhënat e administruara nga AIDSSH”, shkruhej në padinë e Sheshit.

Pas kallëzimi të bërë disa javë më parë, edhe drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, reagoi duke thënë se sipas dokuementeve që ka në dispozicion ky Autoritet, Bujar Sheshi rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit.

“Jemi të hapur për çdo hetim, procesi ka qenë i drejtë, janë marrë masat, është i dokumentuar mirë. Pretendimi mbi ngatërrimin e gjeneraliteteve? Autoriteti si organ kolegjial ka bërë verifikimet. Personi ka të drejtë e animimit. Nuk ka axhendë politike, do të bëjmë punën kështu sikur po e bëjmë”, shprehej Sula.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bujar sheshi dosja venusi kastriot dervishi zhduket dosja venusi bujar sheshi dosja venusi kastriot dervishi zhduket dosja venusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj