LIVE UPDATES
Art&Argëtim

HISTORIA/ Burg sepse “sipas tij” në Angli jetohej më mirë

2 Gusht 2020, 20:35 Nga DOSJA

TIRANË- Halili, ishte një burrë në moshë, kur u rikthye në atdhe pas 28 vitesh të kaluara në Londër. Kishte shkuar atje me familjen mbretërore, si pjesë e oborrit, pasi ata ikën nga Shqipëria, por kishte qëndruar edhe pas largimit të tyre për në Egjipt. Më në fund, shteti shqiptar, e kishte lejuar të kthehej dhe Halili, pa një familje të tijën, u vendos në fshatin e të parëve, duke qëndruar me të afërmit që kishin mbetur në Zenisht. Mendonte të bënte një jetë të qetë në vendin e tij, pasi kishte parë e jetuar shumë gjatë qëndrimit me familjen mbretërore nëpër shtete të ndryshme e veçanërisht në Angli, por asgjë nuk shkoi siç e kishte imagjinuar. Ajo që ndodhte në Shqipëri ishte e vështirë të imagjinohej nga jashtë saj…

Ai do të vinte re menjëherë kushtet e vështira të jetesës dhe padrejtësitë që rëndonin shpatullat e shqiptarëve dhe pa arritur të perceptonte rrezikun, ose duke e sfiduar atë, i shprehte me zë të lartë pakënaqësitë. Ishte duke luajtur me zjarrin dhe nuk mund të mbetej pa u djegur. Në qershor të 1976-ës, në moshën 66 vjeç, Halil Alia Driçi, arrestohet dhe në tetor të atij viti, dënohet me 7 vjet burg “për agjitacion dhe propagandë armiqësore kundër partisë dhe pushtetit popullor…”

Historinë e Halilit e ka përshkruar në një pasazh, poeti Xhavit Gasa, i cili ka mundësuar për kujto.al, edhe vendimin e trupit gjykues të Gjykatës së Matit, ku argumentohet dënimi i ish-oborrtarit.

Halil Alia ishte një shërbyes i mbreti Zog, me arsim fillor, që kishte nisur të ndihmonte në oborr që në moshë të re pa asnjë ndikim në vendimet e mbretit, përfshirë dhe atë të largimit nga Shqipëria, të vlerësuar si tradhti. Kjo ishte e qartë edhe për pushtetin komunist që e lejoi kthimin e tij në atdhe dhe nuk e dënoi fillimisht, duke e paraqitur si zemërgjerësi, mirëpo kur ai doli në gjyq, e kaluara do të thirrej për t’i dhënë peshë dënimit. Megjithatë akuza ndaj tij, për të cilën u kërkuan 7 vite burg, nuk kishte të bënte me të kaluarën, por me “aktivitetin kriminal” pas kthimit në atdhe, kur i pandehuri ishte shprehur pozitivisht për jetën në vendet kapitaliste duke e krahasuar me vendin tonë. Edhe pse shpesh akuzat sajoheshin, për Halil Driçin, ishin të vërteta. Siç shkruan në dëshminë e tij Xhavit Gasa, Halili, vërtet, ankohej për pagën e ulët të kooperativistëve, bukën e misrit, apo sapunët e zinj…gjëra thelbësore, ose vogëlsi që në tërësinë e tyre përbënin jetesën e vështirë, që duhej të përballonin veçanërisht ata që banonin në fshatra. Mirëpo, ai tashmë, jetonte në një vend ku nuk mund të thoshte çfarë mendonte. Në fillim e demaskuan para fshatit. Ca vite më vonë, edhe pse në moshë të thyer, e arrestuan dhe e dënuan me burg.

“I pandehuri me të zbritur në vendin tonë ka filluar të agjitojë dhe të propagandojë. Megjithatë, që atij t’i jepej edhe një herë mundësia të hynte në rrugën e drejtë, mbasi kapet nga vigjilenca e popullit, ku ai punonte e jetonte, para fshatit Zenisht dt.21.6.1968, demaskohet nga populli, por koha tregoi që ky armik nuk hoqi dorë nga aktiviteti armiqësor derisa u arrestua. …Kështu në një kohë të gjatë ka jetuar në Angli. Në bisedat që ka zhvilluar me dëshmitarët, u ka shprehur gjoja jetën e mirë që bëhej në vendet kapitaliste sidomos në Angli, duke krahasuar jetën që bëhet në vendin tonë. Kështu ai, dëshmitarëve të mësipërm, u ka shprehur se në Angli jetojnë shumë mirë, paguhen shumë mirë, duke marrë rroga të mëdhaja, se pushimet janë 6 javë dhe këtë e ka krahasuar me vendin tonë ku punëtori ka vetëm 15 ditë…I pandehuri nëpër biseda mburr sistemin kapitalist anglez duke e krahasuar me vendin tonë, se qytetarët kanë të drejtë të shkojnë ku të duan, nga një shteg në një tjetër, ndërsa këtu nuk të lënë të lëvizësh dhe se rrogat janë të mëdhaja, kurse këtu sipas tij, nuk të del për të jetuar, se aty rinia bën qejf dhe ata shkojnë ku të duan…Sipas të pandehurit këto janë liri që i mungojnë rinisë sonë. Harron i pandehuri se kjo nuk është “liri”, por kësaj i thonë degjenerim që vendet revizioniste-kapitaliste me qëllime të caktuara për të shkëptur rininë nga jeta politike-shoqërore e kanë degjeneruar rininë në rrugën e aventurave të degjenerimit moral për të mos pasur telashe”, thuhet në vendimin e gjyqit.

Në ato tri faqe të daktilografuara, do të përsëriten disa herë fjalët “sipas tij”, si një garanci që niveli më i lartë i jetës dhe liritë e qytetarëve në vendet perëndimore, ishin vetëm trillime të të pandehurit pa asnjë bazë të vërtetë. Sipas dëshmive, ai ka thënë edhe se “në vendet kapitaliste mund të flasin çdo gjë, kanë lirinë e shtypit e të fjalës e mund të shash udhëheqësit, kurse sipas tij këtu nuk mund të thuash asgjë”. Trupi gjykues vazhdon të shpjegojë se ky është një shtrembërim i qëllimshëm i realitetit nga ana e të pandehurit dhe jep motivet e këtij qëndrimi. “Shkaqet dhe motivet që e kanë futur të pandehurin në rrugën e kriminialitetit janë vetëm predispozicioni i tij thellësisht armiqësor kundër pushtetit popullor, me qëllim për ta pëmbysur atë sepse ai rrjedh nga një familje që ka përbërje të keqe politike”.

Dhe si përfundim, prej “rrezikshmërisë së theksuar të veprës” meqë ai ka “dëshiruar dhe lejuar minimin dhe dobësimin e pushtetit popullor”, por duke pasur parasysh edhe “personalitetin e tij i cili ka qenë një vegël besnike e satrapit Zog”, Gjykata vendosi dënimin me 7 vjet burg. Pas 5 ditësh, ky gjykim mori formë të prerë.

Për vitet e burgut të Halilit nuk dihet thuajse asgjë, por ajo që dëshmojnë njerëzit që e kanë njohur, si poetët Xhavit Gasa apo Basir Bushkashi, tregon se përndjekja vazhdoi edhe pasi doli që andej. Duke mos dashur t’u prishte punë të afërmëve, filloi të jetonte vetëm, por vazhdimisht ishte pre e plaçkitjeve, sulmeve dhe rrahjeve. Halili, që ende besonte në ligje dhe drejtësi, ankohej, por askush nuk ia vinte veshin. I moshuar dhe i keqtrajtuar, ai ndërroi jetë në spital dhe u përcoll nga një grup i vogël njerëzish. Ishte i dënuar, që edhe banesën e fundit ta kishte të veçuar, siç kishte pasur vitet e fundit të jetës.

(Marrë nga Kujto.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur halil alia krimet e komunizmit xhavit gasa halil alia krimet e komunizmit xhavit gasa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj