Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Historia/ Hakmarrja e ftohtë e Lul Cakës për nënën e përdhunuar, atentati ndaj Gani Malushit dhe hapi i gabuar që hodhi m
29 Korrik 2019, 12:25Nga DOSJA
Lulzim Caka sot është i lirë. Njeriu që tmerroi Beratin dhe Shqipërinë e viteve 1997-1999, sot doli nga burgu i Fushë-Kosovës, ku vuajti për 16 vite dënimin e tij me burg. Mafiozi i dënuar për sulmin ndaj Gani Malushit dhe Ilir Ngresit ka një tjetër ngjarje të rëndë e cila e identifikon atë si “të frikshmin” e Beratit. Dosja.al sjell historinë e trishtë që ktheu Lul Cakën në një vrasës pamëshirë.
Kush është Lul Caka dhe hakmarrja e tij për nënën
Lulzim Caka u rekrutua nga banda e Karbunarës, e cila drejtohej nga Bujar Sulaj (Loshi i Karbunarës), djali i tezes së tij. Më 26 mars 1996, Caka rishfaqet në skenë, kur akuzohet se ishte një prej atentatorëve të dy shefave të krimit të Beratit dhe Kuçovës, tek Ura e Samaticës. Oficerët e policisë arritën të shpëtonin, por makina e tyre u dogj nga atentatorët. Por më tepër se nga policia, Caka do të gjurmohej dhe sulmohej gjatë këtyre viteve nga hasmit e tij. Më 20 korrik 1997, Lulzim Caka, bëri hapin e gabuar të përfshirjes në hakmarrjen mes fisit të palëve dhe Yzeirëve në fshatin Rërëz në Berat. Duke qenë njeri i afërt i fisit të Çalëve, Caka u implikua në vrasjen e Nezir Yzeirit, kunatës së tij Ashime dhe djalit të adoptuar të saj, Ilir Yzeiri. Ndërkohë në qershor 1998, ai hapi një tjetër hakmarrje, kur vrau Lulzim Eminin, vëllain e “Miles”, të fortit të Fierit. Pas një ndjekjeje të gjatë të policisë, ai u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burgim për këtë vrasje. Por hekurat e burgut të Lushnjës nuk ishin tepër të sigurt për një vrasës si Caka. Më 6 janar 2001, nëpërmjet një sharre, ai arriti të priste hekurat dhe të largohej nga qelia për t’u hakmarrë për përdhunimin dhe vrasjen e nënës së tij, Xhevries 56-vjeçare dhe vëllait Bardhoshit. Dy personat e dyshuar për krimin e fundit, Valter Bega, 21 vjeç, dhe Maringlen Cami, 22 vjeç, u vranë më 22 mars 2001 prej tij. Në dhjetor të vitit 2001, ai u kap në Foxhia të Italisë. Ndërsa në vitin 2003 u ekstradua në Shqipëri, ku vuan dënimin.
Si u përdhunua e ëma e Lul Cakës
Fatmir Emini, i njohur ndryshe me emrin Mile Çami ishte një emër i njohur në botën e krimit. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e nënës së Lul Cakës, një tjetër emër i njohur në botën e krimit. Prokuroria do deklaronte: “Në vitin 1999, i dënuari Lulzim Caka është arrestuar dhe qëndronte në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Fier. Më 1 korrik të këtij viti, ka ardhur në Fier nëna e Lulzim Cakës, Xhevrije Caka, për të takuar të birin, bashkë me dhëndrin e saj. Paraditen e kësaj date, pranë Komisariatit të Policisë Fier po lëviznin me një autoveturë tip ‘Benz’ të pandehurit Artan Yzeiri dhe Bledar Yzeiri e disa persona të tjerë të dyshuar. Në momentin që e ndjera Xhevrije Caka është afruar pranë Komisariatit, për të takuar djalin e saj, është afruar aty dhe automjeti i të pandehurve. Më pas, Artan e Bledar Yzeiri, në bashkëpunim me persona të tjerë kanë rrëmbyer të ndjerën Xhevrije Caka dhe e kanë futur me forcë në automjetin e tyre”, thuhej në dosjen e Prokurorisë. 56-vjeçarja u gjet e masakruar në Seman. Për këtë ngjarje, policia në atë kohë arrestoi Fatmir Eminin (Milja), i cili më pas u lirua për mungesë provash. Policia dyshoi për Milen, sepse Lul Caka në qershor të vitit 1998 i kishte vrarë atij vëllain, Lulzim Eminin dhe mësohej se këtë e ka bërë për hakmarrje. Por vrasjen e së ëmës, Luli do ta paguante me gjakun e dy prej atentatorëve të saj. Të dielën e 17 qershorit, rreth orës 18:00, ai së bashku me dy persona të tjerë vret në vendin e quajtur ‘Ura e Hoxharës’ pranë bregdetit, në derdhjen e lumit Seman, Alket Hamitin 26 vjeç, nga fshati Fermë-Çlirim dhe Dashamir Jahon, 28 vjeç, nga fshati Savër me banim në Tiranë, teksa këta dy të fundit ishin duke shkuar me skaf në Itali. Para kësaj vrasjeje, ai kreu dhe një tjetër krim në Fier, duke u hakmarrë mbi tre viktimat e fundit për vrasjen barbare të së ëmës.
Krimet e Lul Cakës
Lulzim Caka u gjet fajtor nga Apeli i Vlorës për tentativën e vrasjes së Gani Malushit dhe Ilir Ngresit. Ai u dënua me 25 vjet burg në dhjetor të 2012. Lulzim Caka, njihet edhe si një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar në Shqipëri, kryesisht në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës. Gjatë viteve 1995-2000 ai ka qënë i akuzuar për vrasje për shkak të cilësive të veçanta. Ngjarja për të cilën u dënua ka ndodhur në muajin mars të vitit 1998, ku Caka i ka bërë rezistencë forcave të policisë. Caka, i sapoliruar nga burgu me një manipulim dokumentesh i ishte kthyer aktivitetit kriminal. Pas një informacioni për vendosjen e tij në fshatin Pobrat, është angazhuar e gjithë Drejtoria e Policisë së Beratit. Forcat e policisë, të kryesuara nga Gani Malushi dhe Ilir Ngresi (që kanë humbur jetën nga atentate më pas), rrethojnë Cakën së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij. Por, të armatosur me kallashnikov, ata i bëjnë për rreth gjysmë ore qëndresë policisë. Caka u kap i plagosur, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xhevahir Çela, mbeti i vrarë. Pas kësaj ngjarjeje, ai akuzoi shtetin që dha urdhër për eliminimin e tij, ndërsa nga hetimet rezultoi se “i forti” i Beratit kishte qëlluar edhe ndaj shokut të tij.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ditë më parë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfye një baba nga Durrësi, i cili vite më parë ishte divorcuar nga bashkëshortja.&Cced...
SHQIPËRI- Lulzim Caka, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipërinë e trazuar të viteve ’97-99 është liruar nga burgu. Burime për Dosja.al b...
Shkodër- Për shkak të motit të keq Bashkia Shkodër iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos futen në ujë pasi deti është shumë i trazuar.NJOFTIMI:Bashkia e Shkod...
Tiranë- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj “me dorë të hekurt” ndaj bizneseve. Ajo ka dhënë urdhrin e ri që nëse një biznes evidentohet tre herë ...
TIRANË- Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion kundër Informalitetit. Drejtori i Hetimit të Krimit Ekonomik, Lutfi Minxhozi, ka dalë në një deklaratë...
PESHKOPINjë shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në orën 23:10 në një lokal në Peshkopi. Raportohet se janë plagosur dy kalimtarë. Mësohet se lok...
Lezhë- Pasi i është shkrumbuar nga flakët lokali në lokali në pronësi te “Rana e Hedhun” në Shëngjin ka folur vetë Pjetër Prela.Ai ka deklaruar se se kanë qenë ...
Tiranë- Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda shtyn për në 11 shtator seancën ndaj Klement Balilit. Seanca dështoi për mungesën e Klement Balilit dhe avokatit t...
Lezhë- Mëngjesin e së dielës është djegur një lokal tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Dosja.al mëson se lokali është në pronësi të Pjetër Prelës.Ky fundit është ...
KRUJË- Bllokohet rruga në aksin Krujë-Sarisalltik. Shirat e rënë gjatë mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar rrëshqitje dherash e gurësh, duke e bërë të pamun...