LIVE UPDATES
Aktualitet

Humbi 7 familjarë nga tërmeti, Robert Cara s’di asgjë për tragjedinë, i afërmi: Nuk di si do ia themi, ai pyet për fëm

27 Nëntor 2019, 19:00 Nga DOSJA
Humbi 7 familjarë nga tërmeti, Robert Cara s’di asgjë

7 prej 9 pjesëtarëve të familjes Cara u shuan në tërmetin tragjik të së martës. Albert Cara, një prej të mbijetuarve ndodhet i dëmtuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ai nuk e di ende që 3 fëmijët e tij, 2 djemtë dhe një v ajzë, sëbashku me bashkëshorten, nuk jetojnë më, ashtu sikurse edhe e fejuara e një prej djemve.

Familja jetonte në katin e 5 të këtij pallati në Thumanë, që është rrënuar tërësisht. Në katin e katërt jetonin pjesëtarë të tjerë të familjes Cara. Nga kjo familje humbën shpëtoi vajza e xhaxhait të Albertit, Lindita. Vajza e saj, sëbashku me të ëmën, humbën po ashtu jetën.

Tvklan.al nga Thumana mori në intervistë djalin e xhaxhait të Albertit, i cili tregon se kushëriri i tij nuk është ende në dijeni të tragjedisë që i ka ndodhur. Sulë Cara thotë se 4 prej pjesëtarëve të familjes Cara janë ende nën rrënoja. Ndonëse i ndërgjegjshëm se shanset që të kenë mbijetuar janë të vogla, ai ende shpreson që Zoti të bëjë një mrekulli.

Ju jeni familjar, i afërm i familjes Cara. Çfarë ka ndodhur me pjesëtarët e familjes tuaj në Thumanë?

Siç jeni njohur me një fatkeqësi të jashtëzakonshme natyrore, jo vetëm për familjes Cara, por për të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie. Unë në këtë banesë kam patur djalin e xhaxhait, i cili jetonte në katin e 5, Albert Cara. Aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak. Thuhet që është mirë, kaq të dhëna kam deri tani për momentin, sepse kam qenë i angazhuar non stop këtu në vendngjarje. Aktualisht që flasim, Berti ka humbur pothuajse të gjithë pjesëtarët e familjes.

Pothuajse të gjithë pjesëtarët?

Ka humbur bashkëshorten, Fatmirën, e cila ndodhet në morgun e spitalit të Lezhës. Ka humbur djalin Almirin, i cili për momentin është në rrënoja. Ka humbur djalin e vogël, Hasanin, i cili është në morgun e Tiranës. Ka humbur bashkëshorten e Almirit, e cila ndodhet nën rrënoja. Në pjesën e katit të parë kemi pasur edhe nusen e xhaxhait, që ka qenë aty me vajzën Linditën dhe vajzën e vajzës. Lindita mrekullisht ka shpëtuar mbrëmë, forcat e ndërhyrjes greke dhe kosovare kanë bërë të mundur shpëtimin e saj. Mendojmë se është mirë tek Spitali Ushtarak. Ndërsa aktualisht është nën rrënoja, Anthi Cara, pra nusja e xhaxhait me mbesën, që nuk dimë asnjë gjë tjetër, vetëm se momentalisht tani që flasim të katërt e pjesëtarët e familjes Cara janë nën rrënojë.

Po vajza e Albertit?

Vajza e Albertit, Erisa, është në morgun e Tiranës, është konfirmuar e vdekur.

Pra nga 9 pjesëtarë, 7 kanë humbur jetën?

7 mendohet se janë humbur. E them mendohet sepse 4 janë nën rrënoja dhe mbase Zoti bën mrekullinë, të shpresojmë, edhe për pak.

Keni komunikuar me Albertin, ose ndonjë prej pjesëtarëve të familjes tuaj?

Jemi në një moment të vështirë, sepse kam dërguar atje, vëllain e Albertit, Taulantin. Dje ka qenë mirë, sot ka qenë me mjaft probleme. Probleme të cilat ai kërkon të dijë për fëmijët. Ne për hir të së vërtetës nuk i kemi treguar, deri më tani dhe kam përshtypjen se do të na krijojë një situatë mjaft problematike për nesër, sepse nesër mund të jetë edhe ceremonia e varrimit. Do të përpiqemi që të hyjmë në kontakt me mjekun që po merret, që të na japë të gjithë udhëzimet e nevojshme, sepse ne jemi nga një zonë që çfarë të në na ndodhë, na ndodh, Zoti të na falë ça të na falë, por jemi të detyruar ta vëmë në dijeni, nëse mjeku do të na marrë përsipër që të paktën nga kjo tragjedi të mos bëjmë viktimë edhe Bertin, sepse është në një moment jo të mirë.

Ka dëmtime Alberti?

Më duket se ka dëmtime, nga kontaktet e fundit që kam deri më tani, duket se ka probleme dhe në shtyllën kurrizore. megjithatë është një informacion që do ta marrim më vonë.

Si ka arritur të shpëtojë?

Grupet e shpëtimit me thënë të drejtën kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, sepse ky ka qenë në një pozicion, ka rënë nga kati i 5 dhe e gjithë baza materiale është përmbledhur në një kat. Nuk e dimë tani sesi ka shpëtuar, Zoti e ka shpëtuar.

Ka dalë me këmbët e veta apo e kanë ndihmuar?

Jo jo, kanë qenë forcat speciale të Kosovës, forcat e shpëtimit të Greqisë, ka qenë forcat e shpëtim-minierave dhe është punuar gati 5-6 orë të bërë të mundur që të dalë i padëmtuar, të paktën ka dalë shëndoshë.

Prej sa vitesh jetonte në Thumanë Alberti me familjen e tij? Kur ishin zhvendosur, mund të na jepni disa detaje njerëzore?

Ne me origjinë jemi nga Kurbneshi i Mirditës. Berti ka ardhur në Thumanë rreth viteve 90-91, ndërsa xhaxhai tjetër që ka qenë poshtë ka ardhur rreth viteve 50.

Këtu vendosur të jetonin?

Po, sepse asokohe Thumana ishte fermë. Atëhere punësimi nuk ishte shumë problem, sepse ferma atëherë kishte mundësi punësimi. Kështu që mbase kjo ka qenë një ndër shkaqet, sepse këtu kam kuptuar diçka tjetër. Në zonën e Thumanës ku ra kjo fatkeqësi, ka shumë matjanë, ka shumë mirditorë, nga zonat e tjera. Kanë qenë shumë punëtorë dhe ngaqë këtu ka qenë tokë fushore dhe një njeri i punës që vjen nga zona me pak tokë, me shumë tokë, mbase janë ndjerë mirë. Ky ka qenë shkaku kryesor.

Kanë pasur dëmtime pallatet në tërmetet e mëparshme? Pra kanë pasur ndonjë paralajmërim për prishjen e strukturave?

Në fakt ne kur bien tërmetet puna e parë që bëjmë lidhemi me telefonata të menjëhershme me njerëzit më të afërt. Në tërmetet e para që kanë rënë, në komunikimin që kam pasur personalisht me Albertin, e kam pyetur nëse kanë patur probleme, më ka thënë jo. Banesat në gjykimin tuaj si janë? Nuk më ka thënë asnjëherë që ka patur probleme, në dijeninë time.

Kush ju njoftoi për ngjarjen e rëndë?

Për ngjarjen e rëndë ngaqë ne nuk po na dilte në telefon, sepse duke e ditur që Thumana është një zonë me aktivitet sizmik të lartë, nuk na është hapur telefoni dhe kemi patur jashtëzakonisht shumë vështirësi për t’u nisur dhe pastaj kemi biseduar me një të njohurin tonë, për momentin nuk më kujtohet emri dhe na ka thënë që po, më duket se është shembur pallati. Pastaj Taulanti, i vëllai nga Tirana, është nisur menjëherë. Menjëherë pastaj kam ardhur dhe unë. Mund të kemi ardhur këtu rreth orës 5 e gjysmë, 6 pa çerek, ku gjithçka këtu ishte gërmadhë.

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

Marrë nga Klan

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familja cara shpetohet robert cara termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 familja cara shpetohet robert cara termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta