LIVE UPDATES
Politike

Humbi gjyqin me Veliajn, Tabaku: Shqiptarët janë dëshmitarë se si plani për Unazën e Re ishte korruptiv

16 Qershor 2020, 13:25 Nga DOSJA
Humbi gjyqin me Veliajn, Tabaku: Shqiptarët janë dëshmitarë

TIRANË- Ish-depuetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që e shpall atë fajtore. Tabaku ishte paditur për shpifje nga Veliaj dhe ka humbur përballjen e shkallën e parë. 

Në reagimin e saj zyrtarja e PD shprehet se  gjykata ka marrë një vendim nën presionin e Vettingut. Më tej ajo shton se shqiptarët janë dëshmitarë se si plani për Unazën e Re ishte korruptiv që në gjenezë dhe gjithashtu që qeveria në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë kanë ndryshuar planin e kalimit të lumit të Lanës për të favorizuar Edmond Begon dhe i qëndron të gjitha deklarimeve të saj. 

REAGIMI I PLOTË

Ditën e sotme gjykata e shkallës së parë nën presionin e një vettingu që po bëhet gjithnjë e më partiak, siç edhe Komisioni i Venecias e vërtetoi, mori një vendim në kundërshti me provat dhe faktet që tanimë janë botërisht të njohura. Shqiptarët janë dëshmitarë se si plani për Unazën e Re ishte korruptiv që në gjenezë dhe gjithashtu që qeveria në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë kanë ndryshuar planin e kalimit të lumit të Lanës për të favorizuar Edmond Begon. Këto qendrime i kam mbajtur në konferencë për shtyp duke paraqitur prova bindëse, sakaq shqiptarët kanë mësuar tanimë edhe për lidhjen e ngushtë Bego-Balla.

Por sa më shumë e vërteta thërret në veshët e shqiptarëve aq edhe më e madhe është tërsëllima që qeveria e korruptuar dhe kontrolluar nga Mond Begot imponon në sallat e gjykatave. Kush mendon se do të tërhiqemi nga e vërteta duke menduar se na intimidojne me seanca të tilla gjyqësore gabohet. I qendroj plotësisht asaj që kam deklaruar pasi prova të pakundërshtueshme janë themeli i akuzave të ngritura në dy konferencat për shtyp.

Sot banorët janë flakur nga shtepitë e tyre dhe i është hapur rrugë ndertimëve me parà të krimit e të drogës si kudo më Tiranë. Koha do të tregojë se sa të vërteta kanë qenë vendimet e një gjykate që më së paku iu shmang përgjegjësisë për të gjykuar mbi provat dhe jo sipas pushtetit. Ajo që më gëzon është se ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët dhe ditë edhe më të errëta do të jenë për ato që mendojnë se mund ta blejnë të shkuarën dhe të ardhmen me pasuri apo miqësi. Asnjë hap pas për të denoncuar e treguar te vërtetën. Shqiptarët meritojnë te dinë se kush i qeveris dhe se kush janë miqtë e qeveritarëve me më shumë se një emër!

Më herët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shpallur fajtore ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për shpifje ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata, Tabaku, krahas përgënjeshtrimit që duhet të bëjë ndaj Veliajt, duhet të pagujë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh, shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denohet per shpifje jorida tabaku erion veliaj gjykata e tiranes jorida tabaku denohet per shpifje jorida tabaku erion veliaj gjykata e tiranes jorida tabaku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj