LIVE UPDATES
Bota

Humbjet nga pandemia në Kosovë: 13 mijë biznese pranë falimentimit, kërkohen 1 mld euro nga shteti

3 Maj 2021, 12:13 Nga DOSJA
Humbjet nga pandemia në Kosovë: 13 mijë biznese pranë

Pa pasur mbështetje nga shteti me mbi 1 miliard euro për sektorin e hotelerisë dhe turizmit, rrezikohen të mbyllen mijëra biznese të këtij sektori për shkak të humbjeve të mëdha si pasojë e pandemisë Covid-19. Kështu ka thënë Hysen Sogojeva kryetar i Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës, gjatë takimit me Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ai përmendi se si pasojë e pandemisë rrezikohen 13 mijë biznese të këtij sektori. Sogojeva po ashtu tha se mundësia e vetme është hapja e këtyre sektorëve dhe marrja e masave të shtetit ndaj atyre bizneseve të cilat nuk respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Jam kategorik që të hapet ky sektor dhe merr masa ndaj atyre që nuk respektojnë masat. Megjithatë, është e nevojshme se për t’i shpëtuar bizneset e sektorit të hotelerisë dhe turizmit nga mbyllja duhet intervenim nga shteti me mbi 1 miliard euro, pasi dëmet janë të mëdha që janë shkaktuar tash e mbi një vit nga mbyllja. “Çdo ndarje që vjen prej Ligjit të Rimëkëmbjes përparësi t’iu jepet atyre që kanë humbur më së shumti. Pa intervenuar 1 miliard në këto biznese nuk ka shans të rregullohet situata. Nuk ka nevojë për kufizime, shteti duhet që përmes mekanizmave të vet të marrë masa ndaj atyre që shkelin masat”.

Sogojeva tha se nëse nuk lejohet hapja e sezonit të dasmave atëherë diaspora nuk do të vijë në Kosovës. Ai paralajmëroi institucionet e vendit se mos të çuditen kur të organizojnë protesta për mospërmbushje të premtimeve.

“Nëse nuk del dikush që ekziston mundësia që të hapen sallat e dasmave atëherë diasporën e ke të ndalur dhe rezervimet filluar me i bë në Shqipëri dhe në Mal të Zi. Mos të çuditen që ka me pas protesta sepse nuk mundem me ndalë”.

Po ashtu Sogojeva ka kërkuar në këtë takim të themelohet Agjencia Kombëtare e Turizmit, që sipas tij, do ta ndihmonte këtë sektor për zhvillim. Ai tha se vetëm 10 mijë euro është buxheti i ndarë për turizëm nga shteti.

Kryetari i Komisionit Ferat Shala dhe anëtari i këtij i Komisionit ngritën shqetësimin e tyre se nëse nuk vaksionohet popullata deri në verë dhe nuk hapet sektori i turizmit dhe gastronomisë do të shtyjë diasporën që mos të vijë sivjet në Kosovë.

Komisioni është takuar edhe me Oden e Afarizmit të Kosovës. Gjykata Komerciale, Ligji për investitorë strategjik dhe oferta më e favorshme për të bërit biznes në vend është më se e domosdoshme për bizneset që do të për rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale në vend. Këto ishin kërkesat gjatë takimit me Komisionin Parlamentar për Ekonomi Industri nga kryetari Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi.

Kryetari i bordit të OAK, Krasniqi në këtë takim parlamentar, tha se ky bashkëpunim është i nevojshëm për ligje të favorshme dhe zbatimin e tyre për bërë biznes, kjo marrë parasysh gjendjen e rëndë si rezultat i pandemisë.

“Janë disa ligje të cilat kanë ngecur së zbatuari. Është e nevojshme të bëhet ndryshimi i Ligjit për investime, kurse ligji i kaluar për Investime Strategjike nuk pati sukses. Investitorë të huaj dhe vendor me miliarda euro synime për investime në Kosovë janë tërhequr, ndërsa me atë ligj vetëm dy-tre investitorë kanë marrë statusin investitorë strategjik”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se të mërkurën janë regjistruar edhe 5 viktima nga koronavirusi. Në bazë të raportit ditor për situatën epidemiologjike, janë shënuar edhe 327 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, nga 3.104 testime të bëra.

Kosova ka shënuar rastet e para me koronavirus në muajin mars të vitit 2020. Që nga ajo kohë deri më 28 prill, sipas të dhënave zyrtare janë infektuar gjithsej 104.717 persona, prej të cilëve 93.079 janë shëruar ndërsa 2.153 kanë vdekur.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ende nuk filluar shpërndarjen e mjeteve nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike për bizneset që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, i cili në Kuvendin e Kosovës është miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka ndarë 222 milionë euro për sektorin privat, shëndetësor, skema sociale, arsim dhe kulturë.

Marrë nga Monitor

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj