LIVE UPDATES
Politike

“I dënuar në Greqi”, Zgjidhja për Agim Kajmakun: Nuk është ai problemi, por është Rama

26 Gusht 2019, 17:16 Nga DOSJA
“I dënuar në Greqi”, Zgjidhja për Agim Kajmakun: Nuk

TIRANË- Partia Zgjidhja ka reaguar pas publikimit të një dokumenti nga Partia Demokratike, e cila pretendon se Agim Kajmaku është i dënuar në Greqi dhe duhet të japë dorëheqjen.

Në një reagim Zgjidhja shkruan se nuk merren me kartelën penale të të Agim Kajmakut, pasi derisa të ketë një vendim të formës së prerë ai prezumohet i pafajshëm.

Më tej në këtë dekalratë shkruhet se “Problemi nuk ka qenë dhe nuk është te Elvis Rroshi i Kavajës, Valdrin Pjetri i Shkodrës, apo Agim Kajmaku i Vorës. Problemi numër një për Shqipërinë dhe shqiptarët është Edi Rama, kajmaku i sektit të Rilindjes që prej vitesh grumbulloi pranë vetes kriminelë, trafikantë e të korruptuar dhe e kalbëzoi deri në palcë sistemin tonë politik dhe shoqëror, bashkë me Sali Berishën dhe të tjerët kryetarë partish të kriminalizuara”.

REAGIMI I PLOTË

Kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, akuzoi sot se sulmet ndaj tij janë të nxitura politikisht, pas marrjes së detyrës, duke siguruar publikun se nuk ishte marrë kurrë me trafiqe dhe krime. Për ta bërë sa më të besueshme pafajësinë e vet, Kajmaku e lidhi fatin e jetës së tij me atë të qindra mijëra shqiptarëve që emigruan në Greqi dhe ndryshuan gjeneralitetet, për të patur mundësi që të punonin dhe jetonin për bukën e gojës.

Nuk kemi ndërmend të merremi me kartelën penale të Kajmakut të Vorës, sepse prezumimi i pafajësisë është një atu që nuk duhet prekur, megjithëse raportimet e mediave, bazuar në të dhënat e policisë greke, thonë se të katër shtetasit shqiptarë me gjeneralitetet greke, Jorgo Toto, siç e pati ndërruar edhe kryebashkiaku i Vorës, janë prej vitesh në kërkim nga Greqia.

Problemi nuk ka qenë dhe nuk është te Elvis Rroshi i Kavajës, Valdrin Pjetri i Shkodrës, apo Agim Kajmaku i Vorës. Problemi numër një për Shqipërinë dhe shqiptarët është Edi Rama, kajmaku i sektit të Rilindjes që prej vitesh grumbulloi pranë vetes kriminelë, trafikantë e të korruptuar dhe e kalbëzoi deri në palcë sistemin tonë politik dhe shoqëror, bashkë me Sali Berishën dhe të tjerët kryetarë partish të kriminalizuara.

Partia ‘Zgjidhja’ prej kohësh ka deklaruar emergjencën kombëtare që të shembet nga pushteti Edi Rama, ky “i vdekur që ecën’, që i ka mbushur PS-në dhe institucionet e shtetit me banda dhe kriminelë, ka shkatërruar një parti historike të të majtës, dhe sot e ka vënë vendin të sundohet nga sekti i Rilindjes, në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Deputetët apo pushtetarët vendorë të Ramës me rekorde kriminale janë pjesë e Rilindjes, qeverisin, vjedhin, bëjnë biznes të pisët dhe grabisin pa mëshirë Shqipërinë. Rama, Veliaj dhe dhjetra rilindas të elitës kanë vetëm agjendë personale: luftojnë për pushtet dhe pasuri për vete dhe për për një grusht oligarkësh që ndërojnë flamur e padron sa herë ndërron pushteti. Prej 6 vitesh këtë po bëjnë, ndërsa popullin e kanë hedhur të kacafytet për kriminelët, injorantët e puthadorët që vënë nëpër lista dhe i gradojnë deputetë apo kryebashkiakë për të vijuar të shpenguar ngritjen e koncesioneve që do t’u marrin shqiptarëve të skamur 2 miliardë euro të tjera dhe do të rrëmbejnë pasuritë e fundit të mbetura të Shqipërisë.

Kajmaku i Vorës, edhe mund të largohet dhe Rama, herët a vonë, do t’’ia kthejë shpinën siç bëri me Rroshin, apo me Pjetrin, të cilët i përdori dhe i shfrytëzoi për të fituar pushtetin për vete, por kjo nuk ndryshon gjë për shqiptarët. Urgjenca jonë është të flakim nga pushteti kriminal, Ramën, kajmakun e Rilindjes që pasi uzurpoi PS-në, i ka vënë këmbën në fyt Shqipërisë.

Partia Demokratike ka publikuar sot një dokument me anë të të cilit pretendon se Agim Kajmaku është arrestuar dhe dënuar nga gjykata e Janinës për falsifikim parash. Gazment Bardhi, numri dy i PD u shpreh se Kajmaku duhet të japë dorëheqjen, pasi është subjekt i ligjit të dekriminalizmit. Më herët Kajmaku ka mohuar akuzat duke thënë se do vijojë të punojë në krye të Bashkisë Vorë. Në një rëagim tjetër të bërë pas publikimit të dokumenteve ai tha se “nuk është marrë kurrë me trafiqe”. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun denimi i agim kajmakut ne greqi partia zgjidhja agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun denimi i agim kajmakut ne greqi partia zgjidhja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj