LIVE UPDATES
Aktualitet

I dërgoi SMS Ramës që t’i miratojë statusin e artistit, Budina dhe Liçaj i ‘sulen’ Fugës: Kjo është punë në grup

22 Prill 2020, 14:17 Nga DOSJA
I dërgoi SMS Ramës që t’i miratojë statusin e

TIRANË– Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar, aktorët Neritan Liçaj dhe Genci Fuga, si edhe regjisori Robert Budina.

Aktori Genci Fuga, i kishte dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama, ku i kërkonte që të miratonte statusin e artistit. Një nismë e tillë, nuk u prit shumë mirë nga dy miqtë e Gencit, Roberti dhe Neritani, të cilët u shprehën që aktorët duhet të jenë të bashkuar dhe kërkesat duhet t’i bëjnë bashkë. Fillimisht fjalën e mori regjisori Budina. Ai u shpreh se statusi i artistit mund t’i jepet vetëm aktorëve që punojnë në institucione shtetërore, siç mund të jetë Tetari Kombëtar. Por ata aktorë që nuk janë të punësuar në këtë institucion nuk e përfitojnë këtë gjë. Gjithashtu Budina ka një mesazh për të gjithë aktorët. Ai u bën thirrje që aktorët të jenë të bashkuar dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

“Unë Neri dhe Genci jemi miq të ngushtë. Në këtë luftë jemi bashkë. Kjo që po kërkon Genci ka 30 vite që kërkohet (statusi i artistit). Duhet të ketë parasysh të gjithë artistët dhe jo vetëm veten e tij (I drejtohet Genc Fugës). Nuk i përfaqëson të tërë, është i veçuar. Do të ndërpriten të gjitha investimet për artin, dhe arti do të jetë rrugëve. Le t’i dalim zot vetes dhe të flasim në emër të artistëve. Nëse unë do ta thjeshtësoja çështjen, statusi i artistit, siç është dhe statusi i nënpunësit. Nëse ti je një artisit i mirë dhe nëse nuk punon ke një x page. Pjesa më e madhe e artistëve nuk janë në institucionet shtetërore dhe janë për bukën e gojës. Nuk kishin nevojë të mblidhnin lëmoshë dhe të kërkonin një copë bukë. Nuk ka nevojë që t’i kërkonim një kryeministri ,sepse puna jonë e ka siguruar këtë shumë (me statusin e artistit). Filozofia ime është personale, problem është që artistët, janë sulmuar dhe janë lënë pa status sepse nuk kanë qenë të bashkuar. Kam qenë i paaftë ta bëj vetëm, kur të jenë pa bukë do të ngrihen. Duhet ta shohim edhe nga brenda. Një pjesë ikën dhe një pjesë mbetën, ne e kemi diskutuar këtë. Në një mënyrë të pakuptuar morën disa poste dhe kanë vazhduar aty ku janë. Kam përshtypjen që një gjë do të përfitojnë (nga e ashtuquajtura paga e luftës). Mesazhi im është ky të gjitha artistët kanë të drejtën të protestojnë. Ne që kemi mbetur në teatër, kemi kapërcyer mbi veten. Ne jemi të hapur me të gjithë artistët që të kërkojmë të drejtat tona. Bëhuni bashkë të formësojmë idetë tona, të mos kemi frikë nga politika dhe nëse mblidhemi ne do të bëjmë gjëmën. Nuk është ky momenti që të flitet për statusin e artistit, sepse duhet të bëhet nga e gjithë artistët”, tha Budina.

Aktori Neritan Liçaj, ndanë po të njëjtën mendim me kolegun e tij Budina. Ai e konsideroi politikën si një armik, dhe nuk mund t’i kërkosh diçka një armiku, sepse sipas aktorit nuk do të fitojnë asgjë

E shikoj kështu, i vetmi armik që kemi pasur ne është ai që ti (I drejtohet Genc Fugës) po i kërkon të sjelli gjë. Kemi 30 vite që po luftojmë me këtë njeri. Ai të ktheu dhe parlamentin kundër, të ktheu dhe të majtën kundër. Çfarë do t’i kërkosh kryeministrit Rama? Ai të ka sulmuar policisht të ka shkatërruar të gjithë investimet. Çfarë i kërkon një njeriu që ke armik. E dinë fare mirë qeveritë që artisti është opozitari më i mirë, ja përse nuk jepet (statusi i artistit). Duke politizuar artin ja kanë arritur. Po të doli kundra artisti të përmbys artisti. Ne o Genc i dashur u sulmuam politikisht, pësuam një sulm politik. Normale që arti, kultura e një kombi është politike. Nuk kanë asnjëlloj të ardhure nuk e dimë se ku do të shkojmë”, u shpreh Neritani.

Genci nuk e priti mirë këtë ndërhyrje të dy miqve të tij dhe vendosi që të largohet nga biseda.

Jemi po njësoj si të gjithë të tjerët në këtë situatë të jashtzakonshme. Nuk kam asnjeri armik (I referohet deklaratave të Neritanit që e konsideron kryeministrin Rama si armik). Kemi kërkuar 30 vite, po kërkoj dhe këto minuta televizive (I referohet kerkesës së tij për statusin e artistit). Qëllimi i emisionit ka qenë diçka tjetër. Biseda po merr dretim komplet tjetër dhe unë nuk dua që ta vazhdoj më tej”, tha Genc Fuga.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genc fuga neritan licaj robert budina genc fuga neritan licaj robert budina

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj