Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Mes dhjetëra të rinjve, kryesisht adoleshentë që kallëzojnë në polici për përdorimin e profileve false me qëllim denigrimin, nuk i ka shpëtuar këtij fenomeni edhe një efektive e policisë. 27-vjeçarja Jorgjica Dh., me detyrë specialiste në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka kallëzuar e shqetësuar përdorimin e fotografive të saj nga persona të paidentifikuar.
Efektivja e policisë thotë: “Më kanë njoftuar miqtë se me fotogtafitë e mia është hapur një llogari në rrjetin social Instagram. Menjëherë sapo e mora vesh, kërkova në këtë rrjet social dhe shikoj emrin dhe fotot e mia, të cilat unë i kam publikuar vetëm në rrjetin social Facebook. Këto fotografi mund t’i shikojnë vetëm miqtë që kam atje”.
Më pas, policja tregon shqetësimin dhe ankthin e shkaktuar nga hapja e llogarisë në Instagram: “U shokova kur shokë të ndryshëm më thanë që unë disponoja një profil në Instagram dhe personi i cili administron këtë profil pretendon dhe shtiret si unë, vepron dhe sillet njësoj si unë. Ky person ka qëllim që të njohurit e mi të mendojnë se në Intstagram jam unë. Mendoj se ky veprim është i menduar dhe keqdashës. Mendoj se mund të më sjellë pasoja shumë të dëmshme në pozicionin e punës ku jam, gjithashtu edhe në jetën private”.
Burime të Sektorit Kundër Krimeve Kompjuterike i thanë Gazetës “Si” se rezulton se kjo llogari false është hapur në nëntor 2019, por specialistët hasin vështirësi në zbulimin e fajtorëve.
“Por ne kemi pasur raste më të rënda se ky”, sqaroi një burim. Një adoleshente në Tiranë raportohet se ka kaluar në depresion nga Instagrami i hapur nga shokët e saj të klasës. Rasti u denoncua nga e ëma, e cila konstatoi ndryshim në sjelljen e së të miturës dhe mbyllje në vetvete. Kur u pyet nga psikologët, e mitura tregoi se dikush kishte hapur llogari në Instagram në emrin e saj dhe prej andej postoheshin fotografi nudo dhe jepeshin mesazhe të turpshme. ”Gjithë klasa e di dhe po qeshin, por ajo nuk jam unë”, shtoi e mitura kur u pyet nga specialistët. “Rasti u zbulua pas disa muajsh hetimesh dhe, siç rezultoi, autori ishte bashkëmoshatari i të miturës”, sqarojnë ekspertët e Krimeve Kompjuterike. E mitura deklaroi se në një rast kishte menduar të vriste veten, pasi nuk e përballonte dot presionin dhe talljet në shkollë.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Biznesmeni Sait Fishta, i prangosur në kuadër të operacionit “Mezhgorani” është sëmurur pa nisur ende seanca gjyqësore ku priten të jepen masat nda...
TIRANË-Pak ditë pas arrestimit të kunatit të botuesit Henri Çili, Gazmir Ajdinaj, në Fier udhëtoi administratori i UET-së, Betim Shkupi. Dosja.al zb...
FUSHË KRUJË- Një person ka ndërruar jetë dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka nd...
TIRANË– Paulin Luli, drejtori i Rezervave Materiale të Shtetit ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Në një status në profilin e tij në facebook, Luli ka publik...
TIRANË- Avokati Altin Goxhaj ka komentuar situatën për rrezikun e koronavirusit në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Goxhaj ngre pyetjen se përse po i s...
ITALI– Igli Levani jeton në Milano prej më shumë se 10 vitesh. Piktorin shqiptar ashtu si të gjithë italianët të dielën e përfshiu një valë paniku prej koronavi...
TIRANË- Detaje të reja nga gjetja e trupit të pajetë të fëmijës në Shkozë. Një banor i qendrave sociale në Shkozë ka bërë apel shtetit që të marrë masat se...
PËRMET- Prokuroria e Përmetit ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të gjithë të arrestuarit burra në opeacionin “Mezhgorani”, ndërsa për noter...
TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar emrat e tre personave të tjerë të rrezikshëm, të shpallur në kërkim për vrasje. Publikimi i tyre vijon si objekt i p...
Shqipëri Pas shqetësimeve të fundit të ngritura lidhur me rritjen e çmimeve të disa produkteve farmaceutike, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton ...