All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

I jep çelësat e shtëpisë shokut, ai i vjedh frigoriferin, lavatriçen dhe gjithe orenditë e tjera

13 Gusht 2019, 16:11 Nga DOSJA
I jep çelësat e shtëpisë shokut, ai i vjedh frigoriferin,
All - Paragraf - 1

24-vjeçari Roberto Leka nga Velipoja do të gjykohet në gjykatën e Tiranës për akuzën e vjedhjes, katër muaj pas denoncimit të shokut të tij. Dorian Qoli i tha policisë se një ditë i pandehuri i kishte kërkuar çelësin e shtëpisë. “E kam shok dhe më tha që në shtëpinë ku ai jeton me qira kishte njerëz. Më kërkoi çelësin sa të hante bukë e të pushonte”. Por pas bujarisë së shokut, 24-vjeçari është zhdukur bashkë me çelësin.

Ndonëse kallëzuesi e ka telefonuar shpesh, i akuzuari justifikohej se gjendej në Kombinat dhe se do vonohej. Në këto kushte duke qenë se nuk kishte ku të qëndronte, Doriani, mëson Gazeta Si e ka hapur derën e shtëpisë me forcë. Panorama që i shfaqur para syve ishin dhomat e boshatisura. Në shtëpi mungonin orenditë, mes tyre lavatriçja, frigoriferi dhe soba me korrent. Siç përmendet në kërkesën për gjykim që Gazeta Si disponon, Doriani e ka telefonuar i shqetësuar shokun e tij duke e pyetur për orenditë, por ka marrë si përgjigje “Do t’i sjell, qetësohu”.

Policia ka shpallur më pas në kërkim të riun, ndërsa babai i tij është përpjekur ta zgjidhë çështjen duke fshehur gabimin e të birit.

Arben Leka ka kryer sakaq një hetim paralel për të birin dhe ka zbuluar se ai i kishte vjedhur pajisjet elektroshtëpiake për t’i lënë peng në një dyqan, pasi pronarit i kishte një borxh. I ati thotë në dosjen hetimore kur policia e pyet se si i gjeti pajisjet që kishte “rrëmbyer” Roberti dhe si i kishte marrë për t’ia kthyer të zotit?

Arben Leka: U përpoqa dhe arrita të flas në telefon me tim bir. E pyeta ku gjendej dhe më tha në Sarandë kam gjetur punë të re. Pastaj më tregoi se kishte marrë një borxh prej 200 mijë lekë tek një dyqan tek Pazari i Ri dhe se derisa ta shlyente borxhin ishte detyruar të merrte orenditë e shokut duke i lënë peng. I gjeta 200 mijë lekë dhe i çova menjëherë tek dyqani i pengjeve dhe mora orenditë duke ia kthyer pas shokut të djalit. I kërkoj falje Dorianit, të cilit edhe djali i ka kërkuar falje dhe lutem që im bir mos t’i përsërisë më gabime të tilla.

Hetimi

Por pavarësisht gjestit të të moshuarit, prokuroria e konsideron babain e Robertit thjesht si dëshmitar. Fati i 24-vjeçarit u caktua nga një ekspert i kërkuar nga hetuesit, i cili vlerësoi dëmin dhe konkludoi që orenditë e vjedhura (që më pas u kthyen nga babai) kanë vlerën e 90 mijë lekëve.

Ky fakt juridiko penal sipas prokurorisë parashikohet si vjedhje, një vepër që dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Këto të dhëna iu përcollën për gjykim të mëtejshëm gjykatës së Tiranës, që do ta gjykojë si hajdut, ndonëse në fakt ai i ktheu pas të gjitha pajisjet.

Marrë nga Gazeta Si

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorian qoli roberto leka velipoje dorian qoli roberto leka velipoje

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj