"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“I love you! Si dritë të kam!”/ E përndiqte edhe në rrjetet sociale, të tjera DETAJE rrëqethëse nga abuzimi seksual n
13 Shtator 2020, 07:46Nga DOSJA
POGRADEC– Mbrëmjen e kaluar Blerim Bizgjoni, 46-vjeçari nga Pogradeci është vënë në pranga pasi ka përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme një 13-vjeçare.
Kjo e fundit ka denoncuar për ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme, duke qëndruar deri në orën 23:00 në ambientet e komisariatit për të bërë kallëzimin. E mitura deklaroi në Polici se në momentin që shkoi në banesën e Blerimit, një tjetër vajzë ishte aty. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 46-vjeçari po përgatiste terrenin për ta trafikuar të miturën jashtë vendit.
Mirëpo duket se përndjekja ndaj të miturës vazhdonte dhe në rrjetet sociale.
Siç shihet në fotot e mëposhtme, Blerimi komentonte në fotot e 13-vjeçares që publikonte në Facebook, duke e cilësuar si gazetare e duke i shprehur dashurinë në sytë e të gjithëve.
“Si gazetare të kam”, “I love you”, emoji me zemra dhe komplimente, shihen të shkruhen në fotot e të miturës në këtë rrjet social.
Historia ka nisur që dy vite më parë, por është abuzimi ka ndodhur këtë verë. Më 30 korrik, ai ka marrë vajzën në shtëpinë e tij gjoja për t’u kujdesur, meqënëse familja e saj ishte e varfër. E ëma e ka lejuar, meqënëse vajzat e Bizgjonit ishin moshatare me 13-vjeçare. Por me të shkuar në shtëpinë e abuzuesit, fillimisht me fjalë, e më pas me prekje, derisa Ditën e Kurban Bajramit, ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi e ka kërcënuar në ballkonin e shtëpisë. Nga ajo ditë ai ka vijuar abuzimin.
Pas ekspertizës, është konfirmuar abuzimi. Policia ka arrestuar 46-vjeçarin, ndërsa fqinjë e familjarë janë të shokuar nga ngjarja e rëndë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRES– Janë ndëshkuar me nga 1 mln lekë gjobë, 5 pronarë të 5 lokaleve në Durrës.Lokalet mbanin muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ e si...
TIRANË– Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:21, në autostradën Tiranë-Durrës është gjetur pajetë roja e një auto-servisi, i identifikuar me inicialet Y.D., 58...
POGRADEC– Varfëria dhe nevoja për punë e para, ka kthyer 13-vjeçaren nga Pogradeci në viktimën perfekte për Blerim Bizgjonin. Duke i premtuar se do t’i p...
Nga viti 2015, kur filloi për herë të parë zbatimi i kontratave të Partneritetit Publik-Privat (PPP) në shëndetësi, deri në maj të 2020-s, buxheti i shtetit ka ...
TIRANË- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare, profesor Sabit Brokaj pasi pësoi një atak në zemër. Mjeku Brokaj lindi në 7 janar 1942, në qytetin e V...
TIRANË- Paraditen e sotme, në një lajm të botuar nga një portal, u vunë në shënjestër gazetari Muhamet Veliu. Ky i fundit akuzohej se ishte anëtar në dy bo...
PEQIN– Drejtori i burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e të dënuarit, Genci Balla. Malluta është shprehur se Balla ka refuzuar...