LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndoja para KPK: Mos më paragjykoni se jam i pasur. ONM: Lidhje me kriminelë (Përplasja)

29 Prill 2022, 08:24 Nga DOSJA
Ndoja para KPK: Mos më paragjykoni se jam i pasur. ONM: Lidhje me

TIRANË– Arjan Ndoja, prokurori që i shpëtoi atentatit në mbikalimin e Shkozetit më 1 nëntor të vitit 2019, ka dëshmuar sot para trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Përballës trupës së përbërë nga Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli, Ndoja se atentati të cilit i mbijetoi në vitin 2019 ishte nxitur nga ndërhyrjet e qeverisë, pasi ai u akuzua si i korruptuar nga Erion Braçe asokohe zëvendëskryeministër, dhe më pas nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama. Nga ana tjetër, vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar Monitorues (ONM) kanë dyshime për pastërtinë e figurës së tij si prokuror, pasi Ndoja ka pasur kontakte me persona me precedentë penalë. Prokurori iu përgjigj duke thënë se raportet me këtë person janë miqësore, që prej kohës kur ai ka ushtruar detyrën e avokatit. Po ashtu një tjetër kontakt i papërshtatshëm që i është gjetur Ndojës, është dhe ai me një biznesmen me incialet E.SH, ndërtues në Durrës.

Sipas ONM-së, Ndoja ka drekuar në disa raste me këtë person, për të cilin nga SPAK nuk ka të dhëna se është aktualisht nën hetim, por më herët ndaj tij janë nisur disa procedime penale. Gjithashtu KPK ka gjetur kontakte të Ndojës me 3 vëllezër, njërit prej të cilëve me udhër të SPAK i janë sekuestruar dhjetëra pasuri, pasi akuzohen për vrasje. Sipas KPK-së, Ndoja ka udhëtuar në disa raste me makinën e njërit prej tyre. Po ashtu në seancën e sotme në Veting, Ndojës i është përmendur dhe akuza e bërë nga avokati Ilia Ilia, se u dhunua nga një person nga Fushë Kruja me urdhër të tij. Ndaj Ndojës rezulton të jetë edhe tetë denoncime, një prej të cilëve është anonim. KPK shton se Ndoja ka kryer veprime hetimore në 2009 ndërkohë që ishte i pezulluar nga detyra.

Përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs tha se nuk do të donte kurrë të kishte në ekip një person si Ndoja, për të cilin të gjithë shqiptarët e dinë se me kë shoqërohet ai, referuar Aleksandër Lahos, të njohur ndryshe si ‘Rrumi’ i Shijakut që ishte në makinë me prokurorin në momentin që iu bë atentati. Diçka që ka vënë në dyshim Jacobs është fakti që Ndoja i është futur prokurorisë në momentin që ka deklaruar se ka fituar 250 mijë euro gjatë periudhës që ka qenë thjesht një avokat. Por këtë, Ndoja e konsideroi një paragjykim. Ndoja përmendi dhe fenë duke thënë se ka dhënë para pa interes, pasi funksionon me perceptime e parime. Madje shtoi se nëse Jacobs do të kishte punuar me të, do të kishte të tjera mendime. Sipas prokurorit, përfaqësuesi i ONM-së ka bërë 60% të subjekteve me lidhje me kriminelë e se kjo nuk ishte një gjë e re.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit?

Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mburoja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë një javë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë. Pas hekurave për këtë ngjarje janë Arjol Halilaj dhe Rejdan Rraja. Vetë Ndoja ka pranuar para trupit gjykues se pavarësisht personave me të cilët ndodhej ai në makinën ditën që u qëllua, shënjestra ka qenë ai vetë. Sipas Ndojës plumbat janë qëlluar nga ana ku ai ishte ulur si pasagjer dhe kjo gjë tregon se shënjestra ka qenë ai vetë. Ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë shqetësim para atentatit përveç deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama e zëvendësi i tij në atë kohë, të cilët e etiketuan si anëtar të ‘kap ça t’kapësh’ (KÇK). Pas atentatit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkoi hetim disiplinor ndaj Ndojës për sjellje që bien në kundërshtim me statusin e magjistratit.

Pasuria e Arjan Ndojës

Sipas Birn, në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Arian Ndoja deklaronte pasuri me vlerë 200 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 129.9 milionë lekëve, duke shënuar një rritje me 649 herë. Në fund të vitit 2016, Ndoja zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 44.8 milionë lekë, sende me vlerë të veçantë prej 21.5 milionë lekësh, likujditete bankare prej 12 milionë lekësh, automjete me vlerë 8.5 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 633 mijë lekësh. Ndoja deklaron gjithashtu huadhënie me vlerë 42.2 milionë lekë si dhe pjesë në kapital prej 40 mijë lekësh. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 142.8 milionë lekë, nga të cilat 73% kanë si burim aktivitetin privat të Ndojës dhe bashkëshortes së tij. Të ardhurat nga paga të subjektit dhe familjarëve zënë 10% të totalit, ndërsa të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme gati 9%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite, dy prej deklaratave rezultojnë me probleme. Subjekti Arian Ndoja gjatë periudhës deklaruese 2004-2016 rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në dy vite; në vitin 2010 në shumën 10,376,166 lekë dhe në vitin 2016 në shumën 31,396,034 lekë. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi një sërë “flamujsh të kuq” që lidhen me huadhëniet dhe transaksionet me pasurinë.

Arjan Ndoja përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi fillimisht si prokuror në Prokurorinë e Durrësit. Në vitin 2004, Ndoja u largua nga prokuroria dhe punoi si avokat deri në vitin 2008, kur u rikthye në sistem. Para Fillimit të vitit 2008 deklarohet pasuri e shtuar në vlerën 86,851,831 lekë (konvertuar me kursin e vitit), me burim financiar të ardhurat nga ushtrimi i aktivitetit të avokatisë në total 750,000 euro. Në deklaratën Para Fillimit të Detyrës 2008 deklaron huadhënie me kontratë noteriale një personi fizik në shumën 75,000 euro. Po ashtu në vitin 2016, i jep hua pa interes kushëririt 88,000 euro si dhe 163,855 euro me kontratë noteriale për huadhënie shoqërisë “Artel 04” dhe një shtetasi. Në vitin 2016 subjekti ka nënshkruar një deklaratë noteriale për detyrim monetar në shumën 159,520 euro nga shtetasi me inicialet F.B. për shkak të mospërmbushjes së detyrimit sipas kontratës së porosisë.

Bashkëshortja e Ndojës në vitin 2012 deklaron të ardhura si juriste në shoqërinë “Rafaelo 2”, e njëjta shoqëri me të cilën në vitin 2016 nënshkruhet kontratë sipërmarrje për njësi shërbimi dhe apartamente në Shëngjin. Objekti i kësaj kontrate sipërmarrje është i paqartë, pasi i referohet kontratës së vitit 2015, por në deklaratën Periodike/Vjetore 2015 nuk ka të dhëna lidhur me këtë investim. Në vitet e mëparshme përmenden kontrata shpëmbimi dhe kontrata dhurimi në emër të bashkëshortes, por është e pamundur të bëhet lidhje logjike e transaksioneve me pasuritë e paluajtshme për shkak të informacionit të paplotë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Jacobs-Ndojës: S’do e doja një njeri si ti, ke bërë 250 mijë euro ç’të duhet prokuroria

VIDEO- Ndoja del nga KPK, gazetarët e rrethojnë: Keni përmendur Ramën…

Në makinë me Rrumin, Ndoja: Miqtë i dalloj mirë e s’i bëj hasha, atë thjesht e njihja

Ndoja para KPK: Më gjeni një kontakt me kriminelë dhe unë largohem nga drejtësia

“Atentatin e nxiti qeveria”, ONM i gjen shkelje e takime me kriminelë, Ndoja: I kam miq

 (F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja arjan ndoja ne vetting arjan ndoja arjan ndoja ne vetting

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj