LIVE UPDATES
Politike

I mori e vetme, por po i humb një nga një! Si ngeli Partia Socialiste pa kryetarë Bashkie brenda dy viteve, dorëheqjet e par

15 Qershor 2021, 16:36 Nga DOSJA
I mori e vetme, por po i humb një nga një! Si ngeli Partia Socialiste

SHQIPËRI– Partia Socialiste ka humbur gjashtë nga 61 bashkitë që fitoi nga zgjedhjet e zhvilluara më 30 qershor të vitit 2019, ku garoi vetëm vetë. Edhe pse pa rival në zgjedhje, maxhoranca, nuk ka mundur dot që të ketë të gjitha bashkitë nën drejtimin e saj dhe kjo, për shkaqe të ndryshme. Një nga gjë, kryebashkiakët socialistë janë larguar pas problemeve me drejtësinë për shkak të ligjit të dekriminalizimit, kanë dhënë dorëheqjen. Vetëm njëri prej tyre, nuk e kishte vëtë në dorë largimin nga Bashkia, pasi ndërroi jetë për shkka të një ataku kardiak.

Skandali ‘plasi’ në Vorë. Ish-kryetari i Bashkisë Agim Kajmaku nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh. Kajmaku u shpall në kërkim më 11 nëntor të vitit 2019 dhe prej afro një viti qëndroi në arrati. Ai u vu në pranga në muajin korrik të vitit që lamë pas, në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku u paraqit në gjendje të rëndë për shkak të diabetit. Sapo mbërrit në spital atij iu dha ndihma e parë, po ndërkohë mjekët lajmëruan policinë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, gjykata e la Kajmakun në “detyrim paraqitjeje”. Tashmë, ish-kreu i Bashkisë së Vorës po hetohet për tre akuza, atë të falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre dhe falsifikimit të dokumenteve shtetërore. Ndërkohë, Bashkinë e Vorës e drejton Gentian Picari.

Kryebashkiaku socialist i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është i treti, i cili u faktua nga Prokuroria e Përgjithshme se preket nga Ligji i Dekriminalizimit. Sot,  Prokuroria e Përgjithshme ka marrë përgjigjen e letërporosisë së dërguar në shtetin fqinj, ku ka rezultuar se kryebashkiaku i Mallakastrës ka qenë i dënuar për 3 vite për konflikt, përleshje dhe dëmtime me dashje. 

Ndër të tjera, Prokuroria ka njoftuar se ka marrë informacionin që Ismailaj ka qenë pas hekurave të qelisë nga viti 1999 deri në 2000, por këto “detaje” nuk ka denjuar që t’i deklarojë në formualarin e dekriminalizimit. Por ajo që bie në sy nga njoftimi i Prokurorisë është fakti se shkeljet e bëra në Greqi, legjislacioni shqiptar mund t’i “lajë” me një gjobë. Edhe Qerimaj u ddenoncua fillimisht nga Partia Demokratik.

Radha e Durrësit…

Vetëm pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, kryebashkiakja socialiste e Durrësit, Valbona Sako dha dorëheqjen. Karriera e saj në Bashki zgjati shumë pak, dhe udorëhoq nga posti i saj pas gafave të bëra në dy deklarata që dha publikisht, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Pas saj u emërua si kryebashkiak i komanduar me votat e Këshillit Bashkiak, Zhuljen Varfaj, i cili u tërhoq me argumentin se kishte probleme me shëndetin, për t’u zëvëndësuar nga Emirjana Sako. 

Edhe Dibra mbeti bosh. Dionis Imeraj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit në Bashkinë e Dibrës, pasi kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti dhe detyra i kaloi Shkëlqim Murrjas.

Kryebashkiaku i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla, u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak në shkurt të vitit 2020. Kjo gjë bëri që detyra t’i kalonte Edisom Memollës.

Më 23 Qershor Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë padinë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019. Presidenti anuloi 30 qershorin, si datë e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, dhe dekretoi datën 13 tetor si të ligjshme. Pavarësisht këtij vendimi, zgjedhjet u zhvilluan më 30 qershor. Dekreti i Metës përfundoi në Kushtetuese. Nëse Kushtetuesja i jep të drejtë Metës, atëherë zgjedhjet janë nul dhe rrjedhimisht palët duhet të bien dakort për një tjetër datë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama emirjana sako haxhi memolla valdrin pejtri edi rama emirjana sako haxhi memolla valdrin pejtri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj