"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
‘I shembin shtëpinë, i fusin në burg’, nëna Liza: S’dal gjallë nga Komisariati pa djalin
22 Shkurt 2022, 15:36Nga DOSJA
TIRANË- Banorja e lagjes ‘5 maji’ në Tiranë, nëna Liza Marku, shtëpia e të cilës është rrafshuar nga fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, zotohet se nuk do të lëvizë nga Komisariati nr.4 me pretendimin se i kanë prangosur të birin. Në një video të publikuar nga aktivistja Adriana Kalaja, nënë Liza paralajmëron se nuk do të dalë e gjallë nga godina, pa marrë djalin e saj me vete. Ky i fundi i shoqëruar nga ana e uniformave blu.
“Unë deklaroj sonte se gjallë pa djalin nuk dal. Veç kur të dal e vdekur nga komisariati nr.4. Ta marrin vesh kryeministri dhe kushdo. Vetëm po të dalë e vdekur. Le të më varrosin komshinjtë. Pa djalin tim nuk dal gjallë në botë. Shtëpinë ma kanë shembur, tre kate përtokë. Ai është me tension të lartë, koronavirusin sapo e ka kaluar. Pra, pa atë djalë unë nuk shkoj në shtëpi e gjallë. O marr djalin, o do vritem vetë këtu,”– thotë e moshuara Liza Marku.
Po ashtu, në postimin e saj aktivistja Adriana Kalaja, shton se në ambientet e Komisariatit nr.4 në Tiranë nga zona e “5 majit” janë 7 persona të shoqëruar, 3 prej të cilëve do të përfundojnë në prangat e Policisë, por emrat nuk i bën ende me dije.
TIRANË– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se nuk e njeh “Fair Play”, duke ndërhyrë në mesazhet e kundërshtarëve të tij politikë. Sot në ...
TIRANË– Gazetari Bledian Koka ka komentuar skandalin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili publikoi bisedat e anëtares së Autoritetit të ...
TIRANË– Një person është arrestuar nga policia në Rinas pasi ka tentuar të korruptojë një punonjës policie me 20 euro. Policia e Shtetit ka bërë me d...
TIRANË– Dalin pamjet nga brenda tunelit të kanalizimeve, që u gërmua nga disa persona të paidentifikuar, me qëllim grabitjen e një banke të nivelit t...
MAMURRAS– Një konflikt i nisur për një vajzë ka nisur një përplasje me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Mamurras. Konflikti ka nisur pasi dy kus...