Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Prej me shumë se 5 muajsh, OFL i është vënë pas parasë kriminale në vend. Në fokus të emisionit “Unpublished” është pikërisht ky aksion i cili ka filluar të bëj bilancet për të sjellë këndvështrime të ndryshme mbi suksesin e këtij operacioni.
Deri tani kërkesat për deklarimin e pasurisë i kanë marrë me 170 personat. Një operacion që mori vëmendjen e të gjithëve dhe i shoqëruar me kuriozitet nga publiku, sidomos në rastet kur përfshihen emra të njohur dhe herë të tjera, ka qenë thjesht një lexim emrash më shumë si statistikë që kalojnë pa vëmendje.
“Unpublished” ju sjell sot rrëfimin e Florenc Tresës. Ai është një nga personat që OFL-ja i ka trokitur në banesë. Florenc Tresa, ka folur për Unpublished nga arresti i shtëpisë, një masë sigurie që po e vuan pasi është i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për trafik ndërkombëtar droge.
Ai tregon për Unpublished betejën me drejtësinë dhe si përfundoi, si i pandehur për trafikimin e tonelatave të kanabisit. Tresa pretendon se ishte thjesht një biznesmen i vogël i tregtimit të dyerve të brendshme, që i importonte nga Italia dhe papritur e pa veten të akuzuar nga drejtësia.
Tresa pretendon pafajësinë, pasi pohon se nuk ka dijeni për ngjarjet që akuzohet. Sipas tij, anëtarët e grupit për të cilin hetohet se është pjesë, i ka takuar për herë të parë në gjyq. Ai pohon se ka deklaruar pasuritë që i ka lënë trashëgimi i ati. Babai ndërroi jetë gjatë kohës që Tresa vuante masën e sigurisë arrest në burg dhe autoritetet nuk e lanë të merrte pjesë në ceremoninë mortore të tij.
Zbatimi i aktit normativ që rregullon punën e Ofl-së, ka sjellë një tension edhe pse në distance, mes policisë dhe SPAK, prokurorisë speciale e cila është filtri i legjitimimit të veprimeve të uniformave blu. Për juristin Elis Bilali disa nene të këtij akti normativ cënojnë kompetencat e prokurorisë duke ia dhënë drejtorit të policisë.
Unpulished foli edhe me Zëvendës ministrin e brendshëm Besfort Llamallari, i cili sqaron se ky argument i juristëve nuk qëndron. Sipas tij ligji antimafia nuk dublohet aspak nga ky operacion, që ka për qellim justifikimin e pasurive të dyshuara dukshëm nga ana e policisë.
Tensioni mes institucioneve, ndjehet edhe nëse lexon me kujdes shifrat zyrtare, ku SPAK, nga 148 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 48 i ka cilësuar të bëra në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ. Bazuar mbi këtë argument kjo strukturë ka vendosur kthimin e materialeve Policisë së Shtetit. Pra në këtë mënyrë edhe nisja e bujshme e verifikimeve shkon në versionin ping-pong mes institucioneve që duhet të bashkërendonin punën mes tyre.
Nga një hulumtim që ne bëmë, bie në sy fakti, se shumica e dosjeve të referuara nga policia në SPAK për sekuestro janë automjete. Nga 148 pasuri, 99 prej tyre janë të tilla, ndërsa pjesa tjetër konkretisht 48, janë pasuri të paluajtshme, truall dhe objekte dhe një është mjet identifikimi.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LONDËR– Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Londër pasi është akuzuar për pastrim parash dhe për trafik droge. Mediat e huaja ...
TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon se të ashtuquajturat “bandat e plantacioneve” p...
TIRANË– Një 86-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, ku edhe sihte i shtruar pasi ishte i prekur nga koronavieusit. Lajmi është ...
TIRANË– Në një intervistë për Abc News mjekja Aurora Meta Dollenberg foli për situatën e pandemisë në Shqipëri. Mjekja e cila është edhe kryetare e federat...
TIRANË– Gjekson Pusi, i arrestuari i tretë për vrasjen e Hekuran Billës, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen edhe pse akuzohet se ka qënë shofer në ...
KOSOVË– Një makinë, patrullë e polciisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “2 maji”, n...
TIRANË– Shtetasi A.L ka një biznes familjar afër vendit ku në 11 qershor u qëllua për vdekje Hekuran Billa. Në hyrje të qendrës tregtare ku ndaj tij u zbra...
TIRANË – Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë i janë drejtuar nëpërmjet një letre (Kliko KËTU) kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetës...
KAVAJË – Një 47-vjeçare me iniciale T.L., ka humbur jetën në Kavajë, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi tek mbikalimi i Harizaj....
TIRANË –Policia e Tiranës ka arrestuar 13 shtetas për vepra të ndryshme penale. Bëhet fjalë për veprat penale duke filluar nga dhuna, kundërshtimi i ...