LIVE UPDATES
Ekonomi

Ibrahimaj: Nuk ndryshojnë afatet e fiskalizimit, s’do ketë qasje penalizuese ndaj bizneseve

22 Qershor 2021, 05:18 Nga DOSJA
Ibrahimaj: Nuk ndryshojnë afatet e fiskalizimit, s’do ketë qasje

TIRANË– Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i procesit të fiskalizimit për transaksionet pa para në dorë mes bizneseve, ku duhet të përfshihen 51 mijë subjekte, këta të fundit duket se nuk janë ende gati. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), vetëm 35% e tyre e kishin marrë deri në 17 qershor certifikatën elektronike, që është hapi i parë për përfshirjen në procesin e fiskalizimit.

Nga 1 korriku 2021 pritet të nisë zbatimin faza e dytë e procesit të fiskalizimit për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve. Faza e tretë fillon në 1 shtator dhe përfshin transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar. Më herët, kontabilistët dhe ekspertët kontabël kërkuan shtyrjen e procesit, duke ngritur shqetësimin për vështirësitë e shumta që do të hasen deri te pazbatueshmëria në tërësi e procesit, sidomos për biznesin e vogël. E kontaktuar nga “Monitor”, drejtoresha e përgjithshme e tatimeve, Delina Ibrahimaj, tha se nuk është në diskutim një shtyrje e afateve.

“Afatet e zbatimit të fiskalizimit do të qëndrojnë. Administrata tatimore, nuk do të ketë qasje penalizuese ndaj tatimpaguesve. Kjo është një reformë madhore dhe ne kuptojmë që mund të ketë problematika në muajt e parë të zbatimit. Për këtë arsye qasja ndaj subjekteve do të jetë informuese për zbatimin e procesit dhe pa penalizime. Ditën e mërkurë, gjithashtu do të zhvilloj një tavolinë të rrumbullakët me kontabilistët për të sqaruar shqetësimit që kanë”, tha znj.Ibrahimaj.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo tha më herët për Monitor se nga konsultimet me tatimpaguesit rezultojnë shumë paqartësi për zbatimin e procesit. Z. Dhamo veçoi disa raste se kur bizneset do të gjenden në vështirësi për lëshimin e faturave elektronike, pasi mungon përcaktimi në legjislacion. Sipas tij me qëllim që procesi të mos dështojë dhe tatimpaguesit të mos dëmtohen është e domosdoshme që nisja e fazës së dytë të shtyhet deri 31 dhjetor 2021 dhe të bëhen rregullimet e nevojshme në legjislacion.

Edhe audituesi ligjor Bujar Bendo e sheh si të parealizueshëm procesin e fiskalizimit, pasi jo vetëm bizneset, por edhe administrata tatimore, doganore, kompanitë e certifikuara për programet software dhe institucionet financiare nuk janë ende gati. Z. Bendo rekomandon që faza e parë duhet të zgjasë 36 muaj, ashtu siç ka ndodhur edhe në vendet e zhvilluara që kanë zbatuar para Shqipërisë fiskalizimin.

Shtyrje të afatit të fiskalizimit për biznesin e vogël rekomandoi edhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë A.E Distribution shpk, z. Bledar Balla. Përfaqësuesi i kompanisë A. E Distrubution të tregtimit të pajisjeve fiskale dhe zgjedhjeve softëare-ike, përmend 6 elementë të procesit, që nga marrja e certifikatës elektronike dhe deri te trajnimet që do të kërkonin më shumë afat për t’u realizuar.

Bizneset ngrenë shqetësimin se ndërsa për më të mëdhenjtë zbatimi mund të jetë më i lehtë dhe kostot më të përballueshme, është më i komplikuar për subjektet e vogla. Nga ana tjetër, mund të krijohet konfuzion te bizneset, teksa në zinxhirin e shitjeve dikush do të faturojë me sistemin e ri elektronik dhe të tjerët me të vjetrin. Në total faza e dytë që nis në korrik dhe e treta në shtator do të përfshijnë të gjitha subjekteve në vend, me përjashtim të ambulantëve dhe fermerëve (vlerësohet rreth 80 mijë në total). Faza e parë, për transaksionet me organet publike, ka nisur nga 1 janari 2021.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi fiskalizimi per bizneset ne shqiperi fiskalizimi per bizneset ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj