LIVE UPDATES
Sport

“Idhulli im është babai, nuk e njoh fjalën pushim”, FSHF nis rubrikën e talenteve

29 Qershor 2020, 11:17 Nga DOSJA
“Idhulli im është babai, nuk e njoh fjalën pushim”,

Agli Iliadhi ka 11 vite që luan futboll, fillimisht si amatore, ndërsa tani si profesioniste e klubit të Apolonisë ku aktivizohet rregullisht në çdo ndeshje. Ëndrrën që ka për të pasur një karrierë të shkëlqyer në fushën e sportit ajo nuk dëshiron ta lërë në sirtar.
Në intervistën për rubrikën “Talenti Shqiptar” në “fshf.org” ajo tregon dëshirat, sakrificat dhe synimet që ka për të ardhmen.
Agli është pjesë e ekipit kombëtar për femra të U-17, ku shkëlqeu edhe me paraqitjen e saj në “UEFA DEVELOPMENT TOURNAMENT”, që u zhvillua në muajin shkurt të këtij viti në vendin tonë, ku Shqipëria doli në vendin e parë, duke fituar të treja ndeshjet. Ajo aktivizohet edhe me ekipin kombëtar të U-19.

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?
– Dëshira ime për futbollin ka lindur që kur kam qenë e vogël, pra që në moshën 5-vjeçare. Në fillim stërvitesha me një grup djemsh në lagje dhe më pas ndjeja se si çdo ditë e më shumë luaja me më shumë pasion dhe kuptoja se sa shumë e doja këtë lojë.

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?
– Babai im, ai ka qenë njeriu i parë që më ka afruar me futbollin. Duke qenë një njeri që vinte nga bota e sportit, pasi më parë ka luajtur dhe vetë futboll, ai ka qenë një mbështetje shumë e madhe për mua. Që në ditën e parë që kam prekur topin e futbollit me këmbë më ka dhënë besim që unë të vazhdoj e të luaj këtë lojë.

– Si stërvitesh, si punon? Na tregon pak nga puna jote e përditshme?
– Që prej 3 vitesh unë jam futbolliste e ekipit të Apollonisë së Fierit, ku stërvitem fort dhe punoj fort, jo vetëm në stërvitje, ku jap maksimumin tim, por edhe individualisht punoj shumë. Pushimi për mua nuk ekziston, pasi kam një ëndërr për të realizuar.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?
– Të them gjithçka nuk do ta besonit, por unë realisht kam sakrifikuar gjithçka për këtë lojë. Futbolli ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë i pari për mua.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?
– Si çdo njeri tjetër, edhe unë kam synime për të ardhmen. Por për momentin i vetmi synim që kam është të kem një karrierë të ndritur në fushën e futbollit. Nuk dua të jem si të tjerët, dua të jem ndryshe.
Dua që të më shohin dhe të thonë: “Shikojeni atë, bëhu si Agli”. Dua që këtë pasion ta kthej në profesion dhe të mos lodhem kurrë nga kjo që po bëj. Ëndrra ime është të arrij të luaj jashtë Shqipërisë, në ligat e mëdha europiane.

– Cila është motoja jote ose mesazhi për bashkëmoshatarët e tu?
– Unë jam ende e vogël për vete, por kam mësuar se nëse duam që të realizojmë ëndrrat tona, të vendosim paraprakisht qëllime. Pa qëllim nuk mund t’i realizojmë këto ëndrra. Pa punë dhe vullnet nuk mund të ecim përpara. Unë jam mërzitur shumë herë, por nuk kam ndaluar, sepse e di që gjërat e mira duan kohë që të vijnë.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?
– Idhulli im është babai im, Roland Iliadhi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf intervista talente fshf intervista talente

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj