LIVE UPDATES
Politike

IKMT aksion në Roskovec/ Kejdi Mehmetaj: Po u shembin shkollën 500 fëmijëve

7 Mars 2019, 10:50 Nga DOSJA
IKMT aksion në Roskovec/ Kejdi Mehmetaj: Po u shembin shkollën 500

ROSKOVEC- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në Bashkinë e Roskovecit. IKMT do të prishë pesë objekte. Aksioni i IKMT është në ndihmë te Bashkisë së Roskovecit, në kuadër të rikualifikimit urban të qendrës së qytetit.

Në këtë aksion që është planifikuar të zgjasë dy ditë, do të prishen pesë objekte me madhësi të ndryshme dhe me funksione magazinimi dhe tregtimi. Këto objektet janë shpronësuar me VKM. Por, ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj gjatë një deklaratë për mediet, ka bërë një denoncim ndaj IKMT dhe kryetares së Bashkisë së Roskovecit, se po shembin një shkollë në këtë qytet.

Por, pas këtyre akuzave të ngritur nga LSI-ja, ka reaguar kryetarja e bashkisë së Roskovecit, e cila ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk ka shembje godine, por ka një projekt për një rrugë të re.(Lexo këtu)

Deklaratë për mediat e Nënkryetares së LSI-së, Kejdi Mehmetaj

Jam këtu sot, për të bërë një denoncim të radhës të qeverisjes kriminale, qoftë në nivel qendror, qoftë edhe lokal të Edi Ramës. Edhe pse sot është 7-marsi, dita e mësuesve, dita kur ata duhet të gëzojnë Brenda shkollave të tyre, ai bashkë me urdhrin e një prej Kryebashkiakëve të tij, konkretisht atë të Roskovecit, shtantazhon dhe dërgon fadromat e IKMT, për të prishur në mënyrë të paligjshme shkollën “Goja e Artë” në Rosokovec. Një shkollë e cila ka 17 vjet dhe e cila shkollon sot që flasim  mbi 500 nxënës, që nga parashkollori dhe deri në vitin e 4 të gjimnazit. Sot që fëmijët e mësuesit duhet të ishin duke festuar, gëzuar e uruar njëri-tjetrin, ata në fakt detyrohen nga kjo qeverisje kriminale që të mbrojnë fizikisht shkollën e tyre, rrethimin e shkollës së tyre.

Mbas gjithë tentativave që Kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi, bëri për të marrë mbështetje politike të drejtuesve të shkollës Goja e Artë dhe nuk ia doli, për shkak të keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit që ajo bën në Roskovec, ka arritur tanimë në ditën që i kërcënon dhe i shantazhon drejtuesit e shkollës me prishjen e saj. Edhe pse në mënyrë të paligjshme për të ndërtuar gjasme një lulishte e cila po ashtu nëse I futesh në detaje të prokurimit, tenderimit, do të gjenden aty plot gjëra për të qenë objekt të gjykimit të Prokurorisë. Duke ndjekur të gjithë procedurën ligjore drejtuesit e shkollës kanë paditur Bashkinë dhe kanë dy vendime të cilat edhe unë po i bëj sot publike për qytetarët. Janë dy vendime të gjykatës të shkallës së parë të rrethit të Vlorës, të cilët i japin të drejtë drejtuesve të shkollës. Të cilët kanë bërë së pari një sigurim padie, në mënyrë që shkolla dhe rrethimi i saj mos të preken deri në marrjen  e vendimit të formës së prerë. Po ashtu ka një vendim të Gjykatës së Shkallës së parë që i jep të drejtë drejtuesve të shkollës që drejtimi nuk duhet prishur dhe që Bashkia nuk ka të drejtë në kërkesën e saj. Dje i jemi drejtuar si Prokurorisë po ashtu dhe zyrës së përmbarimit, të cilët me këtë akt konstatimi i kanë dërguar të gjithë informacionin zyrës së Bashkisë së Roskovecit që të pezullohet në mënyrë të menjëhershme çdo veprim që po bëhet mbi shkollën dhe të largohen në mënyrë të  menjëhershme drejtuesit e IKMT që aty. Por si gjithmonë, si drejtuesit e IKMT, po ashtu dhe ato të Bashkisë, shprehen me fjalën e tyre se nuk pyesin as për vendime gjykate, as për vendime dhe hetime të Prokurorisë por me urdhër politik, për arsye të pastra politike, shkojnë dhe shkatërrojnë shkollën.

Unë sot përfitoj për t’i bërë thirrje edhe njëherë Kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi si dhe zyrtarëve të IKMT-së që gjenden që prej ditës së djeshme në Roskovec dhe vlen për t;u theksuar se disa prej tyre janë të dënuar dhe janë sot në Roskovec në detyrën e tyre si funksionarë të IKMT-së për të ekzekutuar shkatërrimin e urdhëruar politikisht, të largojnë njëherë e mirë duart nga pronat e qytetarëve shqiptarë. Të largojnë njëherë e mirë duart nga pronat e qytetarëve shqiptarë. Të largojnë sot dhe në vazhdim duart nga godina e shkollës “Goja e Artë” dhe të maten mirë sepse nëse bëjnë këto veprime të nxituara, jo vetëm që do të përballen siçkanë filluar të përballen me institucionet e drejtësisë, por do të përballen edhe me revoltën e qytetarëve aty të cilët nuk do të tolerojnë më, por drejtësinë do ta bëjnë me duart e tyre.

Në çdo takim tonin me banorët e Roskovecit, kemi ndjerë mllefin dhe urrejtjen nga qeverisë dhe mbi të gjitha ndaj Kryetares së Bashkisë, e cila shkatërron pronën e qytetarëve pa të drejtë. E cila zhvat taksat e tyre nëpërmjet tenderave dhe koncesioneve, sepse janë bërë trend tashmë në të gjithë Shqipërinë, të cilët janë korruptiv dhe fitohen drejtpërdrejtë nga rrethi i saj dhe familjarët e saj. Kemi parë aty qytetarë të cilët flasin sesi pronat e tyre i jepen pa të drejtë familjarëve të Kryetares së Bashkisë, dhe këto denoncime i keni jo vetëm në institucionet publike, por edhe në media të bëra herë pas here nga qytetarët e zonave atje.

Arrin deri aty mllefi dhe urrejtja e qytetarëve të Roskovecit, saqë arrijnë deri aty dhe e akuzojnë Kryetaren e Bashkisë për krimet nga më të rëndat. Dhe me ç’duket me këtë vendim të sotëm, që dërgon atje me urdhër politik disa ekzekutues për të shkatërruar një shkollë që ka 17 vite që funksionon dhe 500 fëmijë që mësojnë në të, i vërteton njëherë e përgjithmonë akuzat më kriminale që bëhen nga banorët e Roskovecit.

Edhe njëherë sot i bëj thirrje zonjës Bufi të mos vazhdojë të ndjekë rrugën e Edi Ramës. Edi Rama tashmë e ka marrë rrugën e tij, e ka marrë fundin e tij, me vete do t’i marrë të gjithë ata. Por të ketë kujdes, sepse përveç se institucionet e drejtësisë do të merren me ta, do të jenë vetë qytetarët që nuk do të falin, nuk do ta harrojnë atë dhe këdo rreth e rrotull tyre, që të gëzojnë pasurinë e tyre, pasurinë e qytetarëve shqiptarë.

Ne sot jemi më banorët e Roskovecit, jemi me mësuesit e shkollës “Goja e Artë”, me fëmijët që mësojnë në këtë shkollë. Dhe njëherë po e përsëris, i bëj thirrje nga zyra jonë këtu Kryetares së Bashkisë, zyrtarëve të IKMT-së dhe Kryeministri nëse i jep këto vendime absurde të tërhiqen nga shkatërrimi i asaj prone sa nuk është vonë. Ndryshe përveç se me qytetarët e Roskovecit, do të përballen me ne drejtpërdrejtë, do të përballen me të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Vendimin e ka marrë Gjykata, të zbatojnë vendimin e Gjykatës, ndryshe do të zbatojnë vendimin e qytetarëve të Roskovecit dhe qytetarëve të të gjithë Shqipërisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e roskovecit kejdi mehmetaj prishja e objekteve nga ikmt bashkia e roskovecit kejdi mehmetaj prishja e objekteve nga ikmt


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj