LIVE UPDATES
Bota

Vazhdon gjyqi i Trump në Senat, demokratët akuzojnë Presidentin: Ka hartuar një skemë korruptovite me Ukrainën

23 Janar 2020, 18:42 Nga DOSJA
Vazhdon gjyqi i Trump në Senat, demokratët akuzojnë Presidentin:

SHBA- Demokratët e Kongresit akuzuan Presidentin Donald Trump të mërkurën për hartimin e “një skeme korruptive” për të bërë presion ndaj Ukrainës që të hetonte rivalin e tij kryesor në zgjedhjet e 2020-ës, ish nënpresidentin Joe Biden. Në ditën e parë të hapjes së argumenteve para 100 senatorëve amerikanë që do të vendosin nëse presidenti Trump duhet të shkarkohet nga detyra apo jo, ligjvënësi Adam Schiff tha se votimi për akuzat ndaj Presidentit do të pasqyrojë imazhin e Amerikës në të gjithë botën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Kongresit Katherine Gypson njofton.

Pas disa ditë ceremonish dhe betejash procedurale, ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve që luajnë rolin e prokurorëve filluan paraqitjen e argumentave në Senatin amerikan. “Presidenti Trump vonoi qindra miliona dollarë ndihma ushtarake ndaj një partneri strategjik në luftë me Rusinë, për të siguruar ndihmën e huaj në rizgjedhjen e tij. Me fjalë të tjera, për të mashtruar. Në këtë mënyrë, presidenti përdori pushtetin zyrtar shtetëror të disponueshme vetëm për të, dhe të padisponueshme për çdo kundërshtar politik, për të përfituar në një zgjedhje demokratik”, tha demokrati Adam Schiff. Demokratët thonë se ka edhe më shumë prova për t’u zbuluar, por dështuan në përpjekjen e tyre të parë të martën për të detyruar udhëheqësin e shumicës në Senat Mitch McConnell për të thirrur dëshmitarë në fillim të gjykimit.

“Gjëja e parë që amerikanët panë, kur filluan të ndjekin gjyqin e Presidentit Trump, ishin senatorët republikanë që votuan kundër një gjykimi të drejtë me prova përkatëse. Gjyqi për fajësimin e Presidentit Trump fillon me një grumbull resh mbi të, re padrejtësish”, tha senatori Chuck Schumer. McConnell tha se nuk do të merret asnjë vendim në lidhje me dëshmitarët deri sa të mbarojnë argumentat hapëse – por mund t’i lejojë ata në respekt të shumicës së amerikanëve që duan të thirren dëshmitarët. “Ai e kupton se nëse duket si një gjyq i rremë, nga pikëpamja e opinionit publik do të ishte keq dhe mund të jetë e dëmshme për republikanët në nëntor. Kështu që ai dëshiron që ky të duket si një gjykim i plotë në kuptimin që ka deklarata hapëse nga secila palë dhe senatorët kanë një shans të bëjnë pyetje. Por sigurisht, ai nuk dëshiron që gjyqi të vazhdojë pafundësisht, dhe dëshiron që në fund presidenti të shpallet i pafajshëm”, thotë Darrell West i Institutit Brookings.

Një ditë maratonë argumentash kundër presidentit Trump nuk duket se ndryshoi opinionet e senatorëve republikanë. “Dinamika kryesore që do të sjellë ndryshim është kur presidenti të parashtrojë argumentet e tij. Mezi pres të shoh se çfarë do të ndodhë atëherë, dhe kam përshtypjen se kur të dëgjojmë palën tjetër, do të ketë një dinamikë tjetër”, thotë senatori Mike Braun. Avokatët e presidentit Trump do ta fillojnë të shtunën mbrojtjen e tyre. Por aleatët e presidentit tashmë po akuzojnë demokratët se po e përdorin procesin për përfitime politike.

“Kur bëhet fjalë për Donald Trumpin, ata janë të gatshëm të shkatërrojnë institucionin e presidencës vetëm për ta hequr”, tha senatori Lindsey Graham. Demokratët kanë edhe dy ditë kohë për të parashtruar argumentat e tyre të hapjes, por një betejë mbi lejimin e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë të dëshmojnë, në këmbim të dëshmisë së mundshme ish nënpresidentit Joe Biden tashmë po vlon. “Gjyqi nuk është tregti dëshmitarësh. Ata duan ta përdorin këtë gjyq për të njollosur Bidenin. Ky nuk është qëllimi i gjyqit, dhe senatorët nuk duhet të lejojnë që ai të abuzohet”, tha ligjvënësi Adam Schiff. Nëse McConnell nuk ndryshon qëndrim, ose nuk arrihet një marrëveshje, kjo do të ishte hera e parë që një proces për shkarkimin e Presidentit të bëhet pa dëshmitarë.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump kongresi i shba shkarkimi i donald trump donald trump kongresi i shba shkarkimi i donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj