LIVE UPDATES
Politike

Inagurohet shkolla “Servete Maçi” në Tiranë, Rama batuta përpara nxënësve: Do t’ju dal edhe në frigorifer (VD)

16 Shtator 2019, 12:35 Nga DOSJA
Inagurohet shkolla “Servete Maçi” në Tiranë, Rama

TIRANË– Sot, në ditën e nisjes së vitit shkollor 2019-2020 është inaguruar edhe shkolla “Servete Maçi” në Tiranë e cila është rindërtuar nga themelet.

I pranishëm në ceremoninë e inagurimit të kësaj shkolle ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Rama mbajti një fjalim përpara nxënësve dhe mësuesve ku fillimisht vuri theksin në transformimin e jashtëzakonshëm të kësaj shkolle.

Kryeministri u shpreh se merita fillimisht u takon mësuesve, prindërve dhe fëmijëve të cilët sipas Ramës do të organizohen për ta mbajtur.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se afro 200 shkolla në gjithë Shqipërinë janë rindërtuar me standarde optimale, apo ndërtuar nga e para, të cilave do t’u shtohen të tjera në vijim.

Kam parasysh këtu grupin e 17 shkollave të reja të Bashkisë së Tiranës, që do të realizohen përmes një projekti të mbështetur financiarisht nga qeveria dhe të çuar përpara me një ambicie të re, për të pasur shkolla që, duke qenë se ndërtohen nga themelet dhe nuk kushtëzojnë funksionalitetin me ngrehinën e tyre paraardhëse, të jenë një model i ri i shkollës së kësaj kohe të re që jetojmë,”- tha Rama më tej.

Sigurisht që në këtë takim nuk munguan as batutat. Kryeministri u shpreh përpara nxënësve dhe mësuesve se tashmë do të fillojë të shfaqet edhe në frigorifer, pasi në televizor nuk diskutohet që po.

“Unë s’po flas më shumë më, ndërkohë që po ju mori malli do me keni në frigorifer në vijim, se ne televizor po e po, nuk diskutohet”, tha Rama duke qeshur.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama

Përshëndetje të gjithëve.

 Së pari, vërtetë meritojnë një falënderim të veçantë prindërit që nuk e pranuan inercinë e një vendimmarrjeje tërësisht të gabuar, për ta transformuar territorin e shkollës në një territor ndërtimi për pallat dhe falë këtyre, shkolla si pasuri e përbashkët në terrenin e saj i mbijetoi lakmisë. E ja ku jemi sot!

Është një transformim i jashtëzakonshëm dhe jam i bindur që shumica as nuk e mendonin se do të ndodhte. Përpara se të vinim këtu takuam disa nga fëmijët dhe ata e kishin kaluar eksperiencën me shkollën e mëparshme dhe sot, me këtë shkollë të re ndiheshin mrekullisht mirë, falë një projekti të bërë me shumë dashuri dhe me shumë mençuri dhe një realizmi që me thënë të drejtën nuk ka të sharë.

Sigurisht i takon të gjithëve trupës së mësuesve në radhe të parë, por sëbashku me ta, edhe të prindërve, edhe të fëmijëve, që të organizohen për ta mirëmbajtur sepse është një strukturë jo e lehtë për t’u mirëmbajtur. Ashtu sikundër i takon këtij komuniteti që ta shfrytëzojë edhe më tej orëve të mësimit, pasi këtu ka një palestër fantastike, një mjedis të brendshëm shumë të këndshëm, një auditor që së shpejti do të jetë gati, kur të jetë i pajisur edhe me materialet e fundit, një palestër vërtetë të bukur. Të gjitha këto janë elementë të mjaftueshëm për të ndërtuar një qendër komunitare, e cila funksionon jo vetëm për nxënësit që vijnë dhe e frekuentojnë çdo ditë, por edhe për të rejat dhe të rinjtë e komunitetit.

Është më rëndësi të thuhet sot, në këtë ditë të parë të vitit të ri shkollor, se përtej infrastrukturës që po transformohet në mënyrë rrënjësore, ne numërojmë afro 200 shkolla në gjithë Shqipërinë, që janë rindërtuar me standarde optimale, apo ndërtuar nga e para, të cilave do t’u shtohen të tjera në vijim. Kam parasysh këtu grupin e 17 shkollave të reja të Bashkisë së Tiranës, që do të realizohen përmes një projekti të mbështetur financiarisht nga qeveria dhe të çuar përpara me një ambicie të re, për të pasur shkolla që, duke qenë se ndërtohen nga themelet dhe nuk kushtëzojnë funksionalitetin me ngrehinën e tyre paraardhëse, të jenë një model i ri i shkollës së kësaj kohe të re që jetojmë.

Ama kur infrastruktura është aty dhe kur kushtet dhe logjistika janë aty, ajo çka ende më shumë rëndësi është përmbajta e procesit, përmbajta e marrëdhënieve mes nxënësve dhe shkollës, gjë që sigurisht garantohet nga mësues, prindër dhe drejtuesit. Në këtë aspekt besoj që nuk është aspak e ekzagjeruar të themi që është bërë një progres komplementar në raport me infrastrukturën. Sot kemi një sistem mësimor goxha më cilësor, goxha më miqësor me nxënësit, në aspektin e ngarkesës, në aspektin e organizmit të brendshëm dhe mbi të gjitha, sot kemi një trupë mësimore të mbrojtur nga sulmet e jashtme të politikës, nga kthetrat e interesave politike, apo dhe nga imponimet e deridjeshme të korrupsionit dhe të ryshfetit.

Sigurisht që jo gjithçka është flori. Ka edhe brenda gjithë këtij procesi, elementë ende për t’u adresuar, ka raste që e gjitha shëmtohet nga shkelja e rregullave, nga tejkalimi i kornizës së funksionimit administrativ, nga marrëdhënie të paligjshme individësh, por mund ta themi me plot gojën që, nëse shohim sistemin e funksionimit të sotëm të shkollës dhe statusin e sotëm të mësuesit, as nuk  mund të bëjmë krahasim me situatën që kishim vetëm pak vite më parë. Ashtu sikundër, nëse shikojmë se ku duam të shkojmë nesër, ajo që mbetet për t’u bërë është ende shumë, por jam i bindur që sëbashku, falë eksperiencës së krijuar, falë edhe angazhimit të një pjese aktive të trupës mësimore, falë edhe një numri të caktuar drejtuesish, që vërtetë kanë treguar aftësi në administrimin e gjithë aspekteve të kësaj reforme që po bëjmë, ne do t’ia dalim me sukses.

Më vjen shumë mirë që drejtoresha është kujdesur që të ftojë mësueset e mësuesit e një gjenerate më parë, që sot janë pensionistë të nderuar, por që i japin një nur të veçantë këtij mjedisi, mjafton të shikoni zonjën me kapele diku aty dhe duket sikur të gjithë ne kemi nevojë të vazhdojmë të mësojmë sesi ta kultivojmë shijen e të paraqiturit tonë në një mjedis.

E nga ana tjetër është padiskutim një element më shumë force i kësaj shkolle, elementi i muzikës, i të mësuarit të muzikës, sepse me këtë element shkolla mund të hapet më shumë edhe për komunitetin dhe mund të prodhojë edhe aktivitete që të konsumohen nga komuniteti.

Dua vetëm të kujtoj se sot janë 455 mijë nxënës dhe nxënëse të regjistruar, që kanë filluar vitin e ri shkollor dhe më vjen shumë mirë që prej tyre janë 225 mijë që i kanë marrë librat falas. Janë nxënësit dhe nxënëset e klasave nga e para tek e pesta, që të gjithë pa përjashtim, si dhe të gjithë ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, apo me nevoja të veçanta. Vitin e ardhshëm do të përfshijmë dhe klasën e 6-të dhe të 7-të dhe siç jemi zotuar, në 2021 do të kemi që të gjithë papërjashtim, nga klasa e 1-rë në të 9-n, që do të marrin libra falas.

Nga ana tjetër dua ta them këtë sot, këtu, sepse besoj që drejtoreshat e kanë dëgjuar shumë shpesh, mësueset patjetër që e kanë dëgjuar, por edhe unë e kam dëgjuar ndër shumë e shumë gjëra të tjera që dëgjoj përditë, ankesën e disa prindërve, apo të disa spektatorëve të këtyre proceseve, lidhur me nevojën për t’i ruajtur librat dhe për t’i përcjellë tek të tjerët që vijnë pas. Nuk është një çështje thjesht materiale, është patjetër dhe materiale, por është mbi të gjitha, një çështje edukimi me dashuri dhe një respekt të veçantë për librin, që qysh të  vegjël e kemi mësuar që është “miku më i mirë” dhe si miku më i mirë duhet trajtuar me respektin dhe kujdesin maksimal. E patjetër që, nëse do të ishte një çështje thjesht materiale, vende shumë më të zhvilluara se ne, që nga Suedia deri tek Franca, Gjermania, Kanadaja, për të mos i numëruar të gjithë, nuk do të kishin këtë praktikë të kushtëzuar, që, nëse do të marrësh libra falas vitin e ardhshëm, duhet që librat që ke përdorur t’i kalosh tek ai që vjen pas të mirëmbajtur dhe për ti mundësuar edhe tjetrit që t’i shfrytëzojë.

Besoj se edhe rezultati i këtij viti ka qenë shumë më pozitiv, sesa në fakt e kishim parashikuar. Librat e kthyer në gjendje shumë të mirë janë shumë më tepër sesa ne mendonim dhe u takon mësuesve dhe prindërve të kujdesen edhe për këtë aspekt.

Me shumë respekt për trupën mësimore, për të gjithë ju që jeni këtu, për të gjithë prindërit që sot kanë çuar fëmijët e tyre në shkollë në ditën e parë dhe për të gjithë ata që mundohen shumë për t’i krijuar fëmijëve kushte optimale, po e mbyll vetëm me këtë shembull; Ne, ndër të tjera, çdo vit marrim një numër nxënësish që mbarojnë shkollën e mesme dhe i çojmë në Universitetin e Teknologjisë në Stamboll, me të cilin kemi një marrëveshje ku gjithçka mbulohet nga universiteti. Sipas vitit zgjedhim 10 deri në 15 nxënës, pa ditur fare se kush janë dhe nga vijnë, por thjesht vetëm nga rezultatet. Në sezonin që mbaroi – ai është një nga universitetet më të mirë të botës, – studenti më i mirë që u celebrua nga i gjithë universiteti ishte një vajzë shqiptare nga ky grup.

Ajo që është më e rëndësishmja të thuhet, është se shumica e atyre nxënësve, që ne i zgjedhim thjesht e vetëm duke u nisur nga pasqyra e rezultateve, vijnë nga familje të varfra. Disa prej tyre nga familje me ndihmë ekonomike, që tregon shumë, siç tregon shumë fakti që në shumë shtëpi nga ato të paimagjinueshmet që unë kam vizituar, ku ka patur raste që jo metaforikisht, por realisht mungonte çatia dhe uji futej brenda kur binte shi, fëmijë që mësonin me çadër brenda në shtëpi ishin me të gjitha dhjeta.

E nga ata fëmijë, pjesa më e madhe janë më të mirët e shkollës. Kjo flet jashtëzakonisht shumë.  ​

Dita e sotme, 16 shtator ka shënuar fillimin e vitit të ri shkollor. Janë 386 mijë nxënës së në sistemin në 9-vjeçar dhe 90 mijë gjimnazistë që nga sot do të ulen në bankat e shkollës.

Por një emocion më i madh do të jetë për rreth 24 mijë nxënës të cilët sot për hërë të parë do të ulen në bankat e shkollës. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama inagurohet shkolla servete maci edi rama inagurohet shkolla servete maci

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje