LIVE UPDATES
Bota

Incidentet ndër-etnike në Serbi dhe dyfytyrësia e Vuçiçit

14 Janar 2022, 08:26 Nga DOSJA
Incidentet ndër-etnike në Serbi dhe dyfytyrësia e

SERBI – Incidentet që ndodhën ditët e fundit në Priboj, një qytet i vogël në kufi me Bosnjë-Hercegovinën, kanë shqetësuar dukshëm popullatën boshnjake në këtë qytet. Por kanë reaguar edhe autoritetet e Serbisë. Gjatë Krishtlindjeve ortodokse më 7 janar, një grup të rinjsh të paidentifikuar në Priboj kënduan “Është Krishtlindje, qëlloni me armë xhamitë”. Ndërsa disa ditë më parë një grup policësh kufitarë të Pribojit kënduan këngë ku bëhej thirrje për përsëritjen e krimeve të Srebrenicës, Vukovarit, Novi Pazarit e Sjenicës. Ndaj 12 policëve ka filluar procedura disiplinore, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq shkoi për vizitë në Priboj – për të ulur tensionet ndëretnike.

Ministri i Policisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se “në MPB nuk ka vend për sjelljet si ato në Priboj” dhe njoftoi, se është formuar një grup punues dhe se “organet disiplinore të MPB-së do të vendosin për dënimin e policëve.” Gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, deputeti i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, Enis Imamoviq, i dërgoi një pyetje Prokurorisë Publike, siç tha ai, “jo për shkak se i beson, por për të tërhequr vëmendjen se sa institucionet inkurajojnë dhe lejojnë përhapjen e urrejtjes ndërnacionale dhe fetare”. Ai rikujtoi se policia ka kryer krime në Sanxhak, konkretisht në Priboj në vitet 1990 dhe se tani jemi dëshmitarë të rritjes së sërishme të kërcënimeve.

Atmosfera e urrejtjes

Disa organizata joqeveritare në Serbi theksuan, ndër të tjera, se fushata disamujore e mbështetjes së kriminelëve të luftës që është zhvilluar në Serbi, si dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale, çoi në një atmosferë intolerance, ku boshnjakët shpallen të padëshiruar në atë zonë dhe në Serbi. Ata e vlerësojnë reagimin e shtetit ndaj incidenteve të tilla si tepër të butë ose shpesh inekzistente dhe i bëjnë thirrje shtetit të Serbisë që të ndalojë përhapjen e urrejtjes dhe frikësimin e boshnjakëve në Sanxhak.

Vizita e presidentit Vuçiq në Priboj shihet nga Goran Miletiq, drejtor i Mbrojtësve të të Drejtave Civile për Evropën, vetëm për qëllime të caktuara. “Vuçiq nuk foli në Beograd për mbishkrimet e mbështetjes së Ratko Mlladiqit dhe glorifikimin e kriminelëve. Ndërsa me shkuarjen në Priboj ai nuk mund t’i rregullojë të gjitha këto tani”, thotë Miletiq për DW.

Stereotipet

Incidentet e përmendura duhet të shihen si pjesë e atmosferës së përgjithshme shoqërore, e cila është krijuar prej shumë vitesh, thotë për DW, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

“Kjo atmosferë është krijuar në radhë të parë nga mediat e kontrolluara prej shtetit, por edhe nga pjesa e komunitetit akademik që vazhdimisht i promovon këto stereotipe për boshnjakët në Serbi, si dhe për myslimanët në Ballkan në përgjithësi. Nuk ka pasur asnjëherë një zbërthim të këtyre stereotipeve, por ato ndizen kur është e nevojshme. Tani definitivisht ka marrë hov dhe është aktualizuar projekti i “botës serbe”, sepse vlerësohet se mund të ketë ardhur koha që të realizohet”, thotë Biserko për DW.

Mbështetja e Dodikut

Ngjarjet në Sanxhak dhe qëndrimi i qeverisë serbe ndaj kësaj pjese, në asnjë mënyrë nuk mund të ndahet nga qëndrimi i Serbisë ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe Republikës Srpska, e në fund të fundit as nga qëndrimi ndaj Milorad Dodikut, theksojnë bashkëbiseduesit e DW. Goran Miletiq beson se raporti i Serbisë ndaj Bosnjë-Hercegovinës nuk kanë qenë “kurrë më i keq”.

“E vetmja gjë që vjen nga Serbia është se ajo është e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Dejtonit. Por në terren është gjithçka ndryshe”. Serbia nuk po luan rol konstruktiv, sepse ka frikë si para luftës në B-H. Sa për Dodikun, ai nuk do të thoshte dhe nuk do të bënte asgjë që nuk mbështetet nga Serbia. Për ata që nuk e besojnë këtë, duhet theksuar se Dodiku është i pranishëm pothuajse në çdo hapje të një fabrike, ure apo ndonjë gjëje tjetër në Serbi. Mesazhi është se Serbia qëndron pa rezerva pas të gjithave që ndodhin në B-H”, thekson Goran Miletiq.

„Faktori i paqes dhe stabilitetit”

Sonja Biserko shton se “Sanxhaku prej kohësh është perceptuar si pjesë e ‘transversalit të gjelbër’, ku bëjnë pjesë Turqia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Sanxhaku, Sarajeva dhe kjo tezë përcakton në masë të madhe qëndrimin ndaj popullatës myslimane në përgjithësi. Nga ana tjetër, ka mendime se Vuçiqi ka shkuar në Priboj, “vetëm për t’u paraqitur para bashkësisë ndërkombëtare si faktor paqeje dhe stabiliteti”, tha kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

“Nga ana tjetër mbështeten të gjitha ato organizata të djathta dhe nacionaliste, të cilat prishin stabilitetin dhe rrisin tensionet në rajon përditë. Mund të thuhet se ky manipulim ka qenë i suksesshëm me aktorët ndërkombëtarë në vitet e kaluara, por hapësira për manipulim tani është zvogëluar me ardhjen e administratës së re amerikane”, thotë Sonja Biserko.

Ekstremistët

Drejtori i Civil Right Defenders for Europe Miletiq thekson, se pas qëndrimit dashamirës ndaj grafiteve për Ratko Mlladiqin, “u pa se këto grupe kanë mbështetjen e autoriteteve”. Kjo u pa edhe pas sulmit “vandal të fundit ndaj Pride info center”, që është vetëm disa hapa nga presidenca e Serbisë. Autoritetet nuk kanë ndërmarrë masa ndaj personave që kanë kryer këto sulme, shpjegon Miletiq.

Goran Miletiq vëren se hapi i parë në metodologjinë e Vuçiqit është një ndarje artificiale “ku aktivistët e të drejtave të njeriut paraqiten si ekstremistë, të cilët kundërshtohen nga grupe të tjera ekstremiste e ai e paraqitet këtë si një konflikt midis dy ekstremeve”. Ndërsa Vuçiq del në fund dhe e paraqet veten si një politikan të moderuar që zgjidh problemet. “Këtë metodologji e kemi njohur nga koha e Millosheviqit, i cili donte të tregohej shumë më i mirë se radikalët.Por më duket se kjo mënyrë e qeverisjes nuk mund të zgjasë shumë, përfundon Goran Miletiq.

Drejtori i Civil Right Defenders for Europe Miletiq thekson, se pas qëndrimit dashamirës ndaj grafiteve për Ratko Mlladiqin, “u pa se këto grupe kanë mbështetjen e autoriteteve”. Kjo u pa edhe pas sulmit “vandal të fundit ndaj Pride info center”, që është vetëm disa hapa nga presidenca e Serbisë. Autoritetet nuk kanë ndërmarrë masa ndaj personave që kanë kryer këto sulme, shpjegon Miletiq.

Goran Miletiq vëren se hapi i parë në metodologjinë e Vuçiqit është një ndarje artificiale “ku aktivistët e të drejtave të njeriut paraqiten si ekstremistë, të cilët kundërshtohen nga grupe të tjera ekstremiste e ai e paraqitet këtë si një konflikt midis dy ekstremeve”. Ndërsa Vuçiq del në fund dhe e paraqet veten si një politikan të moderuar që zgjidh problemet. “Këtë metodologji e kemi njohur nga koha e Millosheviqit, i cili donte të tregohej shumë më i mirë se radikalët.Por më duket se kjo mënyrë e qeverisjes nuk mund të zgjasë shumë, përfundon Goran Miletiq. (DW)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic analiza e dw aleksander vucic analiza e dw

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj