Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Jashtë ritmit. Efekti i çuditshëm i pengesave në zinxhirin e furnizimit
Në fillim të vitit 2020, Green Lung, një grup muzikor heavy-metal në Londër, po përgatitej për turneun e parë amerikan. Por pastaj goditi Covid-19. Grupi u frymëzua nga vendosjet e karantinave për të publikuar një album të dytë, “Black Harvest”.
Deri në dhjetor, hitet ishin regjistruar dhe ishin gati për t’u publikuar në 5,000 disqe vinili. Duke pasur parasysh ndërprerjet për shkak të pandemisë, Green Lung i dha vetes shumë kohë për të bërë disqet gati, përpara fillimit të turneut këtë shtator. “Ishim mjaft të qetë”, thotë Tom Templar, këngëtari kryesor i grupit, shkruan The Economist.
Por, publikimi i parë disqeve të albumit, të cilat u shitën tërësisht nëpërmjet rezervimeve paraprake, nuk do të jetë i disponueshëm deri në tetor. Grupi mund të kishte përdorur shërbimin e transmetimit Spotify, por dëshironte të priste për versionin LP, që gjeneron shumë më tepër fitime në një periudhë afatshkurtër. “Shitjet e disqeve të vinilit nxisin turneun në SHBA”, shpjegon Templar. Por si përfundim, Green Lung nuk arriti t’i nxirrte disqet përpara nisjes së turneut amerikan më 1 shtator. Grupi ishte vetëm një nga viktimat e shumta të ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit global.
Në fillim CD-të, pastaj shkarkimet dixhitale dhe tani streaming, i kanë bërë disqet e vinilit të duken si një mjet i kohës së shkuar. Megjithatë, vitet e fundit, shitjet e tyre janë rritur, pasi fansat dëshirojnë të zotërojnë në formë fizike muzikën e grupeve të tyre të preferuar (duke këmbëngulur se disqet kanë edhe tingull më cilësor). Në mars, shitjet e disqeve të vinilit në Britani, arritën nivelet më të larta që nga viti 1989.
“Çdo artist në botë është duke shtypur sërish disqe”, thotë Ed Macdonald, menaxheri i 100% Records, i cili përfaqëson artistë si We Are Scientists, një grup indie rock. “Disqet e vinilit janë një pjesë integrale e industrisë sonë”, thotë ai. Artistët po i kërkojnë ato gjithnjë e më shumë. Albumi i Taylor Swift, “Evermore”, i publikuar fillimisht në formë dixhitale në dhjetor, theu një rekord 30-vjeçar për shitjet e disqeve të vinilit. Së shpejti pritet të publikohen albume nga Ed Sheeran, ABBA dhe Coldplay.
Fatkeqësisht për muzikantët, shtypja e disqeve të tilla po bëhet gati e pamundur. Në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, shumica e fabrikave të shtypjes së vinilit u mbyllën. Ndërsa Covid-19 po përhapej në mënyrë të shfrenuar, edhe kompanitë më të mëdha të mbetura në Amerikë, Republikën Çeke, Gjermani dhe Poloni, duhej të mbylleshin përkohësisht.
Tani kërkesa nga muzikantët po tejkalon kapacitetin. Për më tepër, çmimi i PVC-së, plastikës që përdoret për të prodhuar LPS, është rritur pasi uragani Ida pengoi 60% të prodhimit të Amerikës në gusht (shiko grafikun).
Dirk van den Heuvel nga Groove Distribution, një shpërndarës i muzikës dance në Çikago, thotë se kompanitë e mëdha e krijuan këtë krizë, duke mbyllur fabrikat e tyre në vitet 2000. Sipas tij, nëse ato do ta kishin vazhduar punën, kërkesa do të plotësohej dhe muzikantët e vegjël tani nuk do të ndodheshin kaq ngushtë.
Është e vërtetë se kompanitë e mëdha shpesh kanë përparësi në shtypjen e disqeve. Por jo gjithmonë. Dhe mund të jetë njëfarë ngushëllimi për artistë si Van den Heuvel apo Green Lung, fakti që edhe fansat e Taylor Swift duhej të prisnin me muaj për të blerë LPS-në.
Marre nga MONITOR
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Për ndjenjat është një ditë pozitive, një miqësi mund të rezultojë të jetë diçka më shumë. Në punë, megjitha...
TIRANË– Këngëtari Ardit Çuni është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP”.Pasi u eliminua nga publiku këngëtari u fut në studio bashkë me go...
TIRANË– Banori i dytë që largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri është Arditi Çuni. Publiku vendosi që mes 4 të nominuarve, shtëpinë ta ...
TIRANË– Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj janë takuar në shtëpinë e “Big Brother Vip” 6 muaj pas ndarjes.Pas surprizës së ...
TIRANË– Moderatorja e emisionit “Për’puthen”, Bora Zemani është futur në shtëpinë e Big Brother. Ndërsa të gjithë banorët e kanë pa...
SEUL– Delikate si një kukull e brishtë, ekzotike si një pikturë, misterioze mjaftueshëm sa për të mos i hequr sytë nga ajo. Jung Ho-geon është protagonist...
TIRANË– Të gjithë prisnin nga një shkëndijë mes saj dhe Granitit, por këngëtarja Filloreta Raçi ka puthur në buzë Palomën.Gjatë ditës së sotme...
SHBA– Aktori Alec Baldwin, ka thyer heshtjen pas ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e sotme, ku i mori jetën aksidentalilsht kinematografes Halyna Hutchin...
SHBA– Aktori i famshëm Alec Baldwin, u përfshi në një ngjarje tragjike në xhirimet e filmit “Rust” ku qëlloi aksidentalisht për vdekje fotografen dhe plag...
SHBA- Aktori hollivudian Alec Baldwin shkaktoi një tragjedi të vërtetë pasi në xhirimet e filmit ‘Rust’ vrau aksidentalisht kinematografen dhe plago...