Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Ditën e sotme në Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar se edhe dy persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Në total deri më tani numërohen rreth 108 të infektuar me koronavirus.
Nga dy të infektuarit njëri pacient është nga Gjakova pasi edhe dy familjarët e tij kishin qenë të prekur, ndërsa pacienti i dytë që rezultoi pozitiv për COVID-19 është nga Prizreni, mësohet se është prekur nga virusi jashtë shtetit.
Njoftimi i plotë nga IKSHP:
Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.175 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, gjithsej njëqind e tetë (108) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot në mëngjes përfundoi testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv. Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familiarëve të rezultuar pozitiv dhe Pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen. Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.265 kontakte të rasteve. Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË! TA PARANDALOJMË KËTË! QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN! PËR TË GJITHË QYTETARËT TANI ËSHTË I OBLIGUAR VETËIZOLIMI NË SHTËPI! KOSOVA ËSHTË NË KARANTINË GJEOGRAFIKE!
Në rang global janë regjistruar mbi 38 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591 persona. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë në telefon kreun e zjarrëfikëses për ta falenderuar për punën që po jep gjatë krizës së koronavirusit, por ...
ITALI– Një e ve 38-vjeçare, e cila jeton në zonën e Bergamos me 3 fëmijët e saj të vegjël, rezultoi pozitive me koronavirus. Përmes një letre dërguar red...
KOSOVË– Kur çdo vend është izoluar për shkak të koronavirusit, në Kosovë duket se ende vijojnë që njerëzit të mblidhen në grupe të madhe sikur të m...
ITALI– Montaldo Torinezja shtrihet rreth 19 km nga Torino, kryeqyteti rajonal ku nga e shtuna, 3.658 persona ishin infektuar nga COVID-19. Përtej Piemonte, rajo...
ZVICËR– Gjigandi farmaceutik zviceran Novartis beson se ilaçi anti-malarie, hidroksiklorokina ofron një nga shpresat më të mira për të luftuar...
MAQEDONI E VERIUT- Flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngrit para selisë së NATO-s në Bruksel si edhe në Komandën Aleate në Norfolk Virxhinia. Ceremoninë solemne t...
ITALI– Kthimi në jetën normale do të bëhet gradualisht, por sipas një studimi italian, si datë e mundshme për zerimin e rasteve me koronavirus, do të jetë 16 ma...
TURQI– Mediat e huaja kanë shkruar se Erdogan ka nisur Fushatën Kombëtare të Solidaritetit për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19, duke dhuruar shtatë muaj t...
Takim krize tek prodhuesi i materialeve të ndërtimit, Leier në Horitshon, Austri. Kjo zonë në Burgenlandin austriak ndodhet pranë kufirit hungarez. Sipërmarrja ...
TIRANË– Këngëtari shqiptar Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij janë shëruar nga koronavirusi. Lajmin e mirë e ka bërë me dije vetë këngëtari me or...