LIVE UPDATES
Politike

“Inspektime korruptive, çmime të rritura, gjoba”, Gazment Bardhi: Jemi në betejë për të kthyer normalitetin

31 Mars 2021, 08:40 Nga DOSJA
“Inspektime korruptive, çmime të rritura, gjoba”,

ELBASAN– Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, u takua me pronarët e hoteleve dhe shërbimeve në zonën e Llixhave në Elbasan, ku dëgjoi shqetësimet e tyre për vështirësitë që i kanë çuar afër falimentimit. Zona e Llixhave në Elbasan është më e njohura në Shqipëri, kurative dhe me një klimë të jashtzakonshme. Aty vijnë çdo vit pushues nga gjithë vendi, po dhe nga rajoni, e megjithatë në këto 8 vite, sipas Bardhit, shteti nuk është kujtuar të bëjë as 2 kilometra rrugë.

Unë kam të paktën 9 vite që, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të darkës rri në këtë zonë këtu. Punët kanë ngelur aty ku i ka lënë PD dhe këtu nuk është bërë asnjë gjë. Uji është i papërballueshëm! Unë të paktën, kur kam sezonin, paguaj një milionë e gjysëm vetëm ujë në muaj, plus edhe një milionë lekë drita, bëjnë dy milionë e gjysëm, kështuqë mendoj duhet ndryshim për mirë, ishalla ecni në rrugën e duhur”, u shpreh një prej sipërmarrësve.

Gazment Bardhi tha se i njeh këto vështirësi, pasi këtë tablo të shtrëngimit e të rritjes së kostove e gjen kudo në çdo biznes në gjithë qarkun.

Unë nuk kam ndërmend të zgjatem shumë për të thënë çfarë ka ndodhur këto 8 vite, se jam i sigurt që atë e dini ju më mirë sesa unë. S’ka nevojë të vij unë për t’iu thënë: E para që jeni shumë më në vështirësi sesa keni qenë më parë, e dyta, s’keni parë kurrë dorën e zgjatur të shtetit për t’iu mbështetur, e treta, ju kanë renduar me taksa, tatime e me çmime të rritura. Prandaj edhe fokusi ynë, program dhe plani ynë i punës, është përqendruar tek ekonomia dhe biznesi, edhe për faktin që ka qënë që ka vuajtur më shumë pasojat e keq-qeverisjes. Kudo ku kemi shkuar, në çdo biznes, na rezulton që e mbajnë hapur vetëm pronarët apo i zoti, sepse çdo punonjës që kanë pasur,  i kanë shkurtuar e i kanë hequr nga puna për shkak të pamundësisë dhe kostove. Ju e keni ndjerë vetë, nuk keni parë gjatë këtij viti të vështirë dorën e shtetit, por besoj biem dakord të gjithë që vështirësitë nuk nisën këtë vit. Pandemia thjesht e nxori në sipërfaqe të gjithë atë model keqqeverisje që e shikonte biznesin si armik apo si mundësi për të shkuar për të marrë atë “kafen”, apo për ta kapur në gabim e për ta gjobitur. Edhe nëse do t’i kishim paguar ato gjoba e të kishim marrë ndonjë shërbim, po ja bënim hallall. Mundësisht taksat tuaja, edhe tonat bashkë, shkojnë për të hequr pllaka e për të vënë pllaka në qendër të Elbasanit, gjë që nuk është as zhvillim, as punësim e as mirëqenie por është thjesht fasadë, prandaj fokusi ynë është mbështetja ndaj biznesit. Sa më shumë lekë të keni ju në xhep, aq më i fortë është shteti, aq më mirë është ç’do shqiptar”, u shpreh Bardhi.

Revolta e biznesit ndaj kontrolleve dhe presioneve të shtetit ndihet edhe këtu si kudo.

“Ato të tatimeve vinë e thonë: “Më ka çu shefi, më ka çu komandanti, më ka çu gjenerali”, po se kush vijnë…jo Krimi Ekonomik nga Tirana, ikën ai vjen tjetri. Na kanë ardhur, parvjet, njëzetë e dy grupe, njëzetë e dy grupe!!….s’të mbushet mendja? Unë përshembull mbaj shtatmbëdhjetë punëtorë, megjithë dy mjekë, dalim njëzetë, që i mbanim në punë…”, pohon një pronar.

Sa ke tani? – pyet Bardhi.

“Asnjë! Ne nuk gjejmë qumësht tani atje, se i kanë shitur lopët sepse s’ka me çfarë t’i mbajë. Ai na e bën korentin ne me 200 lekë. Në kohën e Sali Berishës e kemi pasur 80. Po ti shikosh faturat e mia atje shkon 940 apo një milionë uji, për turp faqen e zezë”.

Drejtuesi politik thotë se me ndryshimin që po vjen me 25 prill, kjo gjendje nuk do të vijojë më kështu.

Prandaj duhet ulja e taksave dhe tarifave vendore që kanë ardhur nga 2013-ta e deri më sot, ç’do vit në rritje, a thua se ekonomia është rritur, a thua se biznesi fiton më shumë, ndërkohë që realiteti është i kundërt. Në tetë vite, fitimet tuaja kanë ardhur në rënie, ndërkohë që taksat dhe tarifat, tatimet, kanë ardhur në rritje. Ju premtuan uljen e çmimit të energjisë elektrike…dhe në arrogancë e sipër, del në televizor e thotë: “E kam ulur çmimin e energjisë elektrike!”, a thua se nuk i paguani vetë ju faturat e energjisë dhe nuk e dini që paguani të paktën dyfish më shumë se në 2013-tën. Prandaj ulja e tatimeve – një, ulja e çmimit të energjisë elektrike – dy dhe marrëdhënia e partneritetit me biznesin real, jo me një grusht njerëzish që mbushin dhe fryjnë xhepat e tyre…do të ndodhë pas 25 Prillit. Kemi absolutisht nevojë për ju, sikundër jam i sigurt që ju keni nevojë për shtetin, për ta pasur në krah pas 25 Prillit, sepse degradimi që ka ndodhur në këto tetë vite, ka nevojë për dërhyrje emergjente, veçanërisht te biznesi, te ekonomia. Ajo që vjen pas 25 Prillit është shansi i fundit për këta të rinj dhe brezin tim apo edhe më të rinj, për të vendosur nëse duhet të jetojmë në këtë vend apo të marrim valixhet dhe të ikim jashtë vendit. Nuk ka shans tjetër, ne kemi një betejë në 25 Prill, betejë që me ndihmën tuaj dhe ç’do shqiptari që e do më shumë vendin e vet sesa partinë, do ja dalim dhe do e fitojmë, por sfidë dhe betejë reale kemi atë që vjen mbas 25 Prillit. Do të duhet dhe do të bëjmë realitet atë ndryshim që kemi marrë angazhim gjatë këtyre ditëve të fushatës. Nuk kanë më njerëzit, as nerva dhe as kohë për t’u zhgënjyer e për të kaluar nga zhgënjimi në zhgënjim. Boll! Ne i kemi të gjitha mundësitë që ju të zhvilloni atë biznesin tuaj, shtetin ta keni në krah, të punësoni ca djem e vajza të kësaj zone, që të mos largohen, e në këtë mënyrë të krijojmë një normalitet në familjet e gjithësecilit, sepse këtë kërkon shumica dërrmuese, e jam i bindur, secili prej jush. Nuk kërkon njeri as të vërë miliona e as të hajë me lugë floriri mbas katër vitesh. Le ta mendojmë 25 Prillin jo si betejë politike por si betejë për veten tonë e për familjet tona, sepse realisht kjo është beteja që kemi. Ne nuk kemi betejë politike, nuk kemi betejë me socialistët, kanë vuajtur njëlloj si ne. Ata edhe socialistët i kanë shkelur me këmbë. Prandaj kemi betejë me një njeri që është atje në krye e nuk mendon për tre milionë shqiptarë, por mendon vetëm për veten e vet”, deklaroi Gazment Bardhi.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazmend bardhi zgjedhjet 25 prill 2021 gazmend bardhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje