LIVE UPDATES
Politike

Integrimi, Soreca: Plotësoni mangësitë e theksuara nga KE. Balla: Peng i Bullgarisë

1 Nëntor 2021, 12:23 Nga DOSJA
Integrimi, Soreca: Plotësoni mangësitë e theksuara nga KE. Balla:

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka deklaruar se Shqipëria duhet të bëjë më humë punë në fushat ku edhe raporti i Komisionit Evropian ka vënë theksin për mangësi. Përmes një lidhjeje me Skype në Këshillin Kombëtar të Integrimit që u mblodh sot për inagurimin e Shkollës së Integrimit Europian 2021, Soreca tha se BE kontribuon çdo vit me 100 mln euro për transformimin e të gjithë sektorëve të shoqërisë, por që klasa politike duhet të dyfishojë përpjekjet për integrimin duke pasur si udhërrëfyes progres raportin e KE-së. Soreca shtoi se në javët në vijim pritet që të tregohet udhëheqje për fushat ku vendi duket të bëjë përpara.

“Rekomandimet që jepen në raportin e KE identifikojnë fushat për të cilat duhet të ketë më shumë punë, si historiku për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe të drejtat e pakicave janë një udhërrëfyes jo vetëm për qeverinë  por dhe gjithë institucionet që të fokusohen gjatë javëve në vijim. Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet e saj, të ketë atë shndërrim socio-ekonomik që i duhet vendit dhe të bëhen bashkë të gjithë aktorët nga pjesët e ndryshme të politikës në Shqipëri dhe gjithë segmentet e shoqërisë dhe kjo është vlera e shtuar që sjell Këshilli Kombëtar. Procesi i integrimit po ndodh çdo ditë këtu në Shqipëri. BE mesatarisht i jep Shqipërisë çdo vit 100 mln euro duke kontribuar për këtë transformim  të gjithë sektorëve të shoqërisë. Ky investim që gjatë 15 viteve të fundit ka arritur shifrën 1.5 miliard euro në grante, donacione, para të dhëna, ka ndërtuar infrastrukturën madhore të Shqipërisë. Gjatë javëve në vijim ne presim udhëheqje që puna të vijojë se si një shtet që do anëtarësimin, Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet e saj, të ketë atë shndërrim socio ekonomik që i duhet vendit dhe behen bashkë të gjithë aktorët nga pjesë të ndryshme të politikës në Shqipëri por nga të gjithë segmentet e shoqërisë. Kjo është vlera e shtuar që sjell këshilli kombëtar i integrimit”, tha Soreca. Integrimi në BE është shumë më shumë se një proces teknik, është zgjedhje e një brezi apo brezave të tërë bazuar tek vlerat thelbësore që Shqipëria duhet ti përfaqësojë në formë aktive edhe nga ajo që u mësohet fëmijëve në shkollë me rëndësi për Shqipërinë është që shumica dërrmuese në Shqipëri, më shumë së 80% e popullsisë mbeten mbështetës shumë të fortë të integrimit të vendit. Ky është avantazh shumë i madh në vecanti ndërkohë që ecën në rrugëtimin e saj. Me progres raportin kemi themelin kryesor të saj që ka arritur tashmë Shqipëria por edhe cfarë do duhet të arrihet në të ardhmen. Rekomandimet që jepen në raport që identifikojnë dhe fushat për të cilat duhet të ketë më shumë punë, psh historiku për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe të drejat e pakicave janë një udhërrëfyes jo vetëm për qeverinë por dhe të gjithë institucionet të fokusohen në këto fusha,”- tha Soreca ndër të tjera.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.  Në fjalën e tij Balla deklaroi se procesi i integrimit europian është një proces shumë planësh dhe sipas tij Bashkimit Europian ka një plan vendimmarrës pak sa të vështirë, sepse për sa kohë që çështjet e politikës së jashtme apo të zgjerimit kërkojnë konsensus, është e pamundur që procesi i integrimit të shkojë përpara. Balla shtoi se nuk ka ndonjë pritshmëri që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të zgjidhin brenda këtij viti debatin e tyre për çështjet që secila prej palëve mund të ketë të drejtë, por që nuk është e drejtë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut peng i kësaj çështjeje.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Procesi i integrimit është një proces shumë planësh dhe natyrshëm ajo që ne duhet të bëjmë më mirë është pjesa që lidhet me trajnimin e personave që lidhen me këtë process në nivelin e qeverisjes vendore. Kur flasim për qeverisjen vendore është e nëvojshme të bëjmë sa më shumë ndërgjegjësim në këtënivel tëqeverisjes përsa i përket projektit. Unë kam pasur fatin dhe mudnësinë të ndjek nga afër procesin e anëtarësimit të njëvendi anëtar të BE-së, sikurse është Rumania. E di fare mirë që investimi që duhet të bëjmë në këtë fazë të procesit është investimi tek njerëzit që do të meren me prezantimin e projekteve për thithjen e fondeve. Natyrshëm shkolla që prej vitit të parë të saj është munduar që të ndalet edhe në mënyrën e formësimit të projekteve në mënyrën e absorbimit të fondeve, që është një prej problematikave që çdo vend pasi anëtarësohet përballet. Mbaj mend që në tre vitet e para Rumania asorbonte më pak se gjysmën e asaj që akordonte si pjesë e detyrimit të të qenit anëtare e BE dhe për shumë njerëz kjo dukej si një disfatë. Vendi që në gjykimin tim ishte modeli i shkëlqyer ishte Sllovenia, e cila filloi të përfitonte direkt që në vitin e parë. Nisur nga këto eksperienca nuk ka asnjë dyshim që ne do të jemi në një moment të caktuar vend anëtarë i BE-së. Jo vetëm që për ne nuk ka plan B, gjithmonë plani A i yni është anëtarësimi në Bashkimin Europian. Brenda Bashkimit Europian ka një plan vendimarrës pak sa të vështirë, sepse për sa kohë që çështjet e politikës së jashtme apo të zgjerimit kërkojnë konsensus, është e pamundur që procesi i integrimit të shkojë përpara.

Përderisa BE po diskuton mënyrën e vet të vendimarrjes edhe unë besoj që të paktën për çështje të politikës së jashtme dhe çështje tëv zgjerimit nuk duhet të prevalojë konsensusi total, por duhet gjetur mënyra sesi të zhbllokohet. Tju them të drejtën, unë po e them troç: Unë nuk kam ndonjë pritshmëri që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të zgjidhin Brenda këtij viti debatin e tyre për çështjet që secila prej palëve mund të ketë të drejtë. A duhet të mbetet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut peng i kësaj çështje? Në këtë këndveshtrim unë mendoj që nuk duhet të humbim për asnjë moment fokusin tonë, i cili duhet të jetë në çdo kohë në dobi të çuarjes përpara të këtyre reformave të rëndësishme, ndër to natyrshëm kryereforma që i ka dhënë Shqipërisë një avantazh dhe me vendet e tjera që po negociojnë. Kapitulli 23 dhe 24 mbetet një nga kapitujt më të vështirë. Është e vërtetë që Serbia po negocion, por përparimi në këto dy kapituj është me hapat e breshkës. Ne kemi një avantazh në këto dy kapituj, e kemi bërë punën parapërgatitore para për këto kapituj. Jam krenar që Kuvendi i Shqipërisë dhe në kushte të vështira të pandemisë nuk e ndërpreu për asnjë moment mbajtjen e kësaj shkolle. Ju uroj suksese dhe shfrytëzojeni këtë kohë dhe më pas për të qenë të pranishëm në nevojat që ka Kuvendi i Shqipërisë dhe për konsultime të tjera. Kuvendi është një institucion i hapur ku nevoja për konsultim dhe për eksperienca qe vijnë në fusha të ndryshme është e vazhdueshme.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni per integrimin 1 nentor 2021 luigi soreca taulant balla jorida tabaku komisioni per integrimin 1 nentor 2021 luigi soreca taulant balla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj