Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Gjyqtari që dikur ka përfaqësuar Partinë Socaliste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, tani është pa punë. Shkak për këtë sipas tij është pikërisht Partia Socialiste që kontrollin vettingun. Ai nuk akuzon direkt, por bën radiografinë e Reformës në Drejtësi dhe konkludon qartë tek kontrolli politik që maxhoranca ka mbi të zgjedhurit e rinj në Pallatin e Drejtësisë. Në një intervistë për Dosja.al ai sqaron arsyet e skualifikimit të tij, por edhe të kolegëve të tij. Gjithçka është bërë gabim, po a mund të kthehet mbrapsht? Për më shumë lexoni intervistën.
INTERVISTA E PLOTË
Le të flasim pak për vendimin e Komisioneve të Vettingut. Janë renditur 17 shkelje në atë vendim kundër jush…
Në fakt nuk më pëlqen të flasë për vendimet e mia. Kështu që le të flasim për vendimet e marra nga KPK dhe KPA, për kolegët e mij. Më pak fjalë unë mendoj se disa kolegë gjyqtarë dhe prokurorë duhet të mos kualifikoheshin dhe shumë të tjerë duhet të kualifikoheshin. Këto Komisione, së pari po gjykojnë me shumë standarte dhe po befasohemi për procedurën e ndjekur në hetim dhe gjykim, si pasojë e mosrespektimit të një standardi, atë të drejtësisë. Nuk po respektojnë kriteret Kushtetuese, për vlerësimin e tre kritereve, pasurinë, profesionalizmin dhe itegritetin. Me këtë lloj profesionalizmi që kanë këto Komisionerë, po e transferojnë mosbesimin e publikut nga Drejtësia të Komisionet e Rivlerësimit dhe ONM, fakt i provuar së fundmi me sondazhet e kryera dhe reagimin e shoqerisë civile. Procesi i Rivlerësimit të Gjyqësorit po vuan në mënyrën më të keqe, nga po ato problematika që është akuzuar sistemi i drejtësisë, cilësia, transparenca, paaftësia, vonesat në hetim, gjykim, arsyetim vendimesh dhe së fundmi korrupsioni. Unë mendoj se në rradhët e Komisionit, me ç’ka kam dëgjuar dhe perceptuar ekziston një korrupsion por ndryshe nga gjyqësori, ky mbrohet me truproja shtetërore. Si përfundim, Kryeministri ynë doktor, trupin tonë të sëmurë kanceroz, sipas tij, jo vetëm që nuk do ta shëroj, por do ta vdesë shumë shpejt.
Kërkuat largimin e Brunilda Bekteshin për konflikt interesi. Ju keni qenë gjyqtar në një gjyq të saj të mëparshëm. A mund të na tregoni çfarë nga ndodhur në atë gjyq?
Është e vërtetë. Gjatë seancave të zhvilluara, pamja e saj më kujtonte dike, por reagimi jo profesional i saj, ne drejtimin e seancave, më bëri të lexoj CV e saj në faqen e KPK. Nga leximi konstatova së kjo, paskësh punuar më parë si juriste e shquar në OSHEE dhe kjo më bëri të rrëmoj në arkivën e Gjykatës, për të parë nëse ka kryer ndonjë proces gjyqësor me mua. Si rezultat, kjo Komisionere, ka qenë përfaqësuese për llogari të OSHEE-së, në një kryesim timin, ku në të vetmen seancë që u paraqit, ka kërkuar që unë të përjashtohesha nga ky gjykim. Kërkesa e mësipërme u rrëzua nga një trup tjetër gjykues, padia e OSHEE-sha, u rrezua, ndaj vendimit u bë ankim, nga kjo juriste në Gjykatën e Apelit e cila e la në fuqi, vendimin e shpallur nga unë.
Kërkesa për përjashtimin e kësaj Komisionere u paraqit me shkakun se si pasoj e ndodhisë së mësipërme, ajo me mua kishte konflikt të hapur interesi. Më tej veprimet e saj në lidhje me vlerësimin e kësaj kërkesë dihen, ku si pasoj e shkeljeve të hapura të saj dhe Komisionerëve të tjerë, KPA e shpalli vendimin e tyre të pavlefshëm. Mua pak ditë më parë më ka mberritur vendimi i arsyetuar i KPA, me shumë vonesë. Pasi e kam studiuar me vëmendje qëndrimin e mbajtur në këtë vendim, do të marrë së shpejti iniciativën për të nisur procedurën për përgjegjësinë disiplinore të Komisionerëve të KPK, anetarë të trupës sime gjykuese, si dhe do dorëzoj në Organin e Procedimit Penal, kërkesë për fillimin e hetimeve në ngarkim të tyre për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Kërkesa juaj për largimin e Bekteshit u vlerësua si nëj tentativë për të shtyrë procesin. Pse nuk e bëtë që në fillim të procesit kërkesën?
Nuk kam qenë unë që kam dashur të shtyj procesin, por keta Komisionerë. Komisioni i ka pasur të gjitha mundësitë që të gjitha kërkesat e mija ti vlerësonte në ditën e parë të gjykimit dhe jo të shtynte seancat. Komisioni e ka pasur të gjithë mundesinë që shpalljen e vendimit përfundimtar ta kryente maksimumi në ditën e pestë, maksimumi që lejon Kodi i Procedurës Civile, por këtë vendim e shpalli pas 11 ditesh, të paarsyetuar, duke shkelur rëndë Kodin e Procedurës Civile.
E ankimuat vendimin e KPK në Komisionine Posaçëm të Apelimit (KPA). Komisioni vlerësoi se vendimi i KPK ishte i parregullt, por gjithsesi ju përjashtoi. Cili ishte argumenti?
Nga ana e saj KPA, kreu një proces gjyqësor me shkelje të shumta, që do jenë pjesë e ankimit tim për në Gjykatën e Strasburgut. Ky ishte një zhgënjim me vehte, por edhe më i madh.
Le të kthehemi tek karriera juaj. Keni qenë gjyqtar dhe Kryetar i Gjykatës në Gjirokastër përpara se të transferoheshin në Tiranë, si i propozuar i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kush ju propozoi? Pse ju propozuan juve?
Kam një karrierë 25 vite në Gjyqësor. Përsa i përket pyetjes suaj, mendoj se duhet të ishte nevoja e një juristi i cili përveç aftësive profesionale dhe menaxhuese, të ishte dhe paksa trim duke përballuar presionet e mëdha, siç vetë e tregoi edhe koha.
Pse nuk ndoqët një karrierë në Partinë Socialiste më pas, si jurist, por u rikthyer gjyqtar në Tiranë?
Atyre që me njihnin nga afër dhe ma dinin karrakterin, kur më kanë pyeta në këtë mënyre siç po me pyesni mua juve tani, ju kam dhënë këtë përgjigje: Jam shqiponjë në majë të malit dhe jo mizë në bythë të kalit. Siç duket nuk kam qenë i prerë për politikanë dhe doja të shijoja lirinë dhe pavarësinë time, e jo ta bëja jetën,sipas shijeve të shefit.
A keni patur pengesa nga PD? Keni patur sulme politike gjatë kësaj kohe?
Pengesa kam pasur, presione po, jashtë dhe brenda komisionit, luftë nervash, kërcënime për jetën mosmirnjohje e shumë gjëra të tilla problematike, të cilat më kanë shoqëruar deri ditët e sotme.
A janë të pavarura KPK dhe KPA?
Nuk janë të pavarura. Vetë mënyra e emërimit të tyre, lidhjet me atë dhe këtë, e kaluara karakteri dhe paaftësia profesionale e tyre, fakti se këtyre nuk ju është kryer vetting, falsifikimet që kanë bërë në CV e tyre etj, i bën lehtësisht të shantazueshëm. Koha, fatkeqësisht po e vërteton përditë e më shumë këtë.
Ju ishit kandidat për KLGJ, a ndikoi kjo në vendimet e komisioneve të vettingut? Sa të pavarura janë sot KLP dhe KLGJ sipas jush?
Patjetër ka ndikuar. Që në fillim të paraqitjes së kanditaturës sime më erdhën sinjale që pse nuk isha konsultuar me këtë apo atë e pas refuzimit tim filloi furtuna. Unë konsideroja vehten të pavarur dhe si i tillë do fitoja, por gabova. Shumica e kandidatëve ishin të porositur. Për sa i përket pavarësisë koha do e tregoj, por pamja duket e errët.
Si e shikoni garën për Prokuror i Përgjithshëm? Kush mund të jetë fituesi?
Këtë garë e shoh të pragjykuar dhe do jetë një shoë më vete. Fitues shoh PPP, për vete mënyrën si u emërua si PPP, reklamën dhe ndihmën që politika, ndryshimin e sjelljeve dhe lukut të saj së fundmi. Në fund të fundit këtë kanditaturë e emëron Kuvendi, megjithë përpjekjet e lavdërueshme që mund të kryej KLP.
A besoni se kjo reformë do të prodhojë një prokurori special dhe Byro të Hetimit, aq të pavarura sat ë hetojnë dhe ndëshkojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta?
Nuk besoj. Kjo për faktin e efektit domino të gjithë parregullsive dhe shtrembërimeve të hartimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi. E vutë re zhvillimin e fundit në Asamblenë e Përgjithshme të Prokuroreve?! Shkelje e hapur dhe arrogante e ligjit, kërcënim të Prokurorëve të cilët kërkonin të zbatohej ligji dhe përse? Për të fituar si anëtar KLP, një Prokuror i porositur, lehtësisht i shantazueshëm.
Le të kthehemi tek gjyqësori. Si e gjykoni situatën aktuale në Gjyqësor? A mund të shmangej prishja e Gjyaktës Kushtetuese dhe vakanca në Gjykatën e Lartë?
Situata është mjaft e rënde. Nuk funksionojnë Gjykatat më të rëndësishme, e Lartë dhe Kushtetuese. Gjykatat e tjera janë të tulatura, friksuara për vete mosrespektimin e ligjit nga Komisionet. Gjyqtarët po shantazhohen përdite në punën e tyre. Autoriteti i gjyqësorit ka rënë duke sjellë një dëm shumë të madh dhe të pariparueshëm publikut dhe Republikës. Mjafton të përmendim faktin se sot mund të miratohet çdo lloj VKM dhe ligji haptazi në kundërshtim me Kushtetutën dhe këto nuk ka ku të gjykohen. Çështjet e ankuara në Gjykatën e Lartë kanë arritur shifrën 40.000 mijë. Në qoftë se sot do të funksionoj normalisht kjo Gjykatë, kërkon së paku 10 vite të arrij nivelin 0, por gjatë këtyre viteve do vijnë ankime të tjera. Pra jemi në një rreth vicioz. Gjykata e Lartë sot po merr vetëm vendime që kanë të bëjnë me pezullimet e ekzekutimeve të detyrimeve me shtetin. Pra gjyqësori ndodhet në një kolaps dhe kjo me ndërgjegje. Siç duket inxhinierët e shkatërrimit ja arritën qëllimit. Tani do të duhet një projekt i ri me më shumë miliona, për inxhinierët e rindërtimit.
Çfarë do të bëni tani? Me cfarë do të merreni? A lejoheni të kryeni detyrën e avokatit?
Do merrem me të vetmen gjë që mund të bëj më mirë, Drejtësinë, por nga një aspekt tjetër atë të Avokatit. Unë riaktivizova licensën e Avokatit, të fituar në provimin që kam dhënë në vitin 2006. Gjatë kësaj kohe nuk kam marrë asnjë masë disiplinore që në kuptim të ligjit “Për Avokatinë”, të ma bëj të pamundur ushtrimin e këtij profesioni të lirë. Ndoshta do jem kritik me konstruktiv për Drejtësinë.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GRAMSH- Një stuhi e fuqishme breshëri ka përfshirë pasditen e sotme qytetin e Gramshit dhe fshatrat përreth.Breshëri ka qenë aq i dendur sa ka krijuar një shtre...
FUSHË ARRËZ-Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka dhunuar nënën e tij 3 ditë më parë.I arrestuari është Vladimir Kola, ndërsa ng...
Dritan Zagani, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me lajmet se Eno Bushi, ka qenë avokat i Giorgio Riformatos, piloti italian që u arres...
TIRANË- Pedagogu dhe akademiku Artan Fuga, në një deklaratë për mediet, akuzon deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, që sipas tij “po tërheqin zvarrë Besa Sh...
KAKAVIJË- Policia ka arritur të ndalojë dhe një tentativë për trafik armësh dhe municionesh luftarake, duke arrestuar në flagrancë një shtetas grek. Sipas ...
TIRANË- Zëvendëskryeministri Erion Braçe, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar sërish lidhur me protestën e zhvilluar nga opozita pa...
TIRANË- Ish-gjyqtari i Tiranës, Artan Lazaj, tashmë i shkarkruar nga të dy nivelet e Vettingut, KPK dhe KPA shprehet se këto institucione nuk janë të pavar...
TIRANË- 24 orë pas protestës së opozitës së bashkuar, e cili u shoqërua me përplasje mes policisë dhe protestuesve, ku u përdor edhe gazi lotsjellës për t&...
Pak orë më parë rrjete sociale përfshirë Facebook, Instagram dhe WhatsApp ishin jashtë funksionit.Në disa vende të botës, Europë, Azi, Mbretëri e Bashkuar, SHBA...