LIVE UPDATES
Bota

Intervista/ Fatmir Limaj: Me Serbinë na duhet një marrëveshje që mbyll konfliktin

26 Shtator 2019, 18:27 Nga DOSJA
Intervista/ Fatmir Limaj: Me Serbinë na duhet një marrëveshje

KOSOVË- Me gjashtë tetor në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjithsje 25 subjekte politike të të gjitha komuniteteve janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zëri Amerikës nga sot fillon një seri intervistash me kandidatët e subjekteve kryesore politike për postin e kryeministrit të vendit.

Në një intervistë me korrespondentin tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, kryetari i Nismës Socialdemokrate që është kandidat i koalicionit të kësaj partie me Aleancën Kosova e Re, Fatmir Limaj, thotë se krahas forcimit të brendshëm të shtetit, do të punojë për përmbylljen e bisedimeve me Serbinë nëpërmjet një marrëveshjeje që i jep fund përgjithmonë konfliktit ndërmjet të dyja vendeve.

Zoti Limaj, ju jeni kandidat për kryeministër i koalicionit të partisë suaj së bashku me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë. Përse do të duhej që qytetarët e Kosovës të votojnë për ju?

Po besoj se jemi në një moment të rëndësishëm për vendin, unë po pres që këto zgjedhje të jenë vendimtare për disa tema të cilat do t’i japin orientimin e ecjes së Kosovës edhe në planin e zhvillimit të brendshëm të reformave, por edhe posaçërisht në planin e jashtëm. Siç e dini qeverinë e Kosovës e presin katër apo pesë tema që praktikisht janë tepër të rëndësishme që nga dita e parë e punës dhe për këto punë besoj që duhet të jetë njeriu edhe kompetent, edhe me urtësi politike, pjekuri politike dhe përvojë. Njeri që di dhe i bashkon njerëzit, që ndërton një konsensus sa më të gjerë për tema nacionale, që ka komunikim dhe di të komunikojë me të gjitha grupet edhe aty ku nuk pajtohemi. Është me rëndësi që gjuha e komunikimit dhe bashkëpunimit me oponentët edhe me ata që nuk mendojnë si ju, duhet të jetë gjuhë e cila identifikon temat nacionale dhe i bashkon njerëzit rreth temës nacionale duke i ndarë politikat e përditshme. Me një fjalë, besoj që është momenti kur na duhet një qeveri ose kryeministër kompetent që do të mundet këto katër apo pesë temat për të cilat unë jam duke u angazhuar gjatë gjithë kësaj para fushate, t’i mbyllë njëherë e mirë.

Cilat janë këto katër tema?

Siç e dini, një nga prioritetet e mia është dialogu dhe politika e jashtme, është sektori i zhvillimit ekonomik në mënyrë të veçantë bujqësia, vazhdimi i fuqizimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, diaspora dhe reforma e thellë në drejtësi ose më mirë të thuhet, unë dua si kryeministër, të lë gjurmë në reformat ë thella të sistemit tonë shtetëror, Kosova është stërzgjatur në një tranzicion. Është koha që të kalojmë nga tranzicioni në një shtet të konsoliduar dhe kjo mund të bëhet në qoftë se me kujdes u futemi disa reformave dhe përgatitjen e shtetit për 50 vitet e ardhshme, funksionimi i sistemit shtetëror për të arritur objektivat që kemi para nesh në vitet që vijnë.

Zoti Limaj, ndër çështjet më të diskutueshme në Kosovë është ajo e sundimit te ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Cilat do të jenë veprimet tuaja për të për të luftuar këtë dukuri?

Është një nga segmentet e atyre reformave që po flas unë. Na duhet një reformë e thellë sistemore në gjithë funksionimin e shtetit të Kosovës. Ne ne duhet t’i shohim se cilat gjëra nuk kanë funksionuar si duhet, çka nuk po funksionon aspak dhe si ta përgatitim infrastrukturën tonë shtetërore për objektivat që na presin drejt integrimeve evropiane, përmbyllja e dialogut me Serbinë dhe zhvillimin ekonomik. Unë besoj që ky segment, kjo pjesë e krejt telasheve që sot i ndjenë funksionimi i shtetit të Kosovës, siç është lufta ndaj korrupsionit, ne besojmë se është momenti që duhet një reformë më e thellë në drejtësi në kuptimin e matjes së performances, meritokracisë. Natyrisht drejtësia duhet të jetë e pavarur, por njëkohësisht edhe drejtësia duhet të matet me rezultate. Qeveria ka për obligim që t’i krijoj parakushte këtij sistemi për të mos krijuar klimë të ndikimeve, të krijoj ligje të mira, por në anën tjetër edhe shoqëria edhe ky vend duhet të kërkoj llogari të performancës së njerëzve që janë në krye të drejtësisë. Besoj që është koha që një prokuror nuk mund të avancohet në qoftë se i ka humbur pesë aktakuza; një trup gjykues nuk mund të avancohet në qoftë se ju kanë prishur katër aktgjykime; një hetues atje nuk mund gjithmonë të avancohet në qoftë se ka prishur provat dhe faktet ende pa ardhur te zyra e prokurorit. Do të thotë, koha është që përmes kritereve të qarta ligjore, njerëzit të avancohen mbi bazën e rezultatit të punës. Paradoks është për shembull, Kosova aktualisht në përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese si gjykata kulmore e këtij vendi, në intervistë kandidatët merren nga grupet parlamentare, merren nga deputetët. Ne besojmë që njerëz të tillë në nivele të tilla me nda drejtësinë ose të interpretojnë kushtetutën e vendi tonë, ata duhet t’i zgjedh atje kriteri ligjor dhe jo intervistat e njerëzve që jo rrallë herë nuk janë kompetentë për t’i marrë në intervistë.

Zoti Limaj, me kënd do të ishit të gatshëm të bashkëpunoni pas zgjedhjeve duke e ditur se koalicionet pas zgjedhjeve janë të pashmangshme për ngritjen e një qeverie?

Së pari duhet të presim zërin e popullit, vullnetin e qytetarëve. Por në çfarëdo variante, ne kemi disa parakushte, që besoj me një partneritet të mundshëm duhet të zotohemi në disa tema. Siç e dini, unë u kam bërë një ftesë të gjithë kundër kandidatëve që të zotohemi rreth dialogut. Ne besojmë se një konsensus sa më i gjerë rreth dialogut që është temë e rëndësishme jo vetëm për Kosovën por edhe rajonin e posaçërisht për vendin tonë edhe për temat tona të brendshme, është shumë me rëndësi që qartësisht partnerët të kenë qëndrim të qartë dhe zotim rreth kësaj teme të përbashkët, të përmbyllim njëherë e mirë dialogun me Serbinë dhe po ashtu për reformat folëm, në qoftë se ne arrijmë me pas një pajtim me këtë, varësisht nga vullneti që shprehin qytetarët e Kosovës, ne atëherë do ta konsiderojmë një ofertë të tillë.

Zoti Limaj, kur jemi të dialogu, aleatët perëndimore presin që qeveria e re të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe për t’i hapur rrugë procesit të pezulluar të bisedimeve me Serbinë. Si do të veproni ju nëse bëheni i pari i qeverisë?

Qëndrimi ynë që nga fillimi është i njëjtë dhe i pandryshuar. Qeveria e Kosovës e ka vënë taksën duke ndërtuar pozicionin e vet politik se taksa largohet kur pushojnë arsyet të cilat e kanë detyruar qeverinë e Kosovë me vendosë atë dhe ne vazhdojmë të mendojmë që janë disa arsye ekonomike dhe politike që Kosovën e kanë detyruar në një masë të tillë, e cila ishte e vetmja masë. Ne besojmë që duhet të pushojnë ato arsye, për të larguar taksën. Do të thotë, duhet të plotësohen parakushtet ekonomike dhe politike të cilat Serbia në një mënyrë apo tjetër ka penguar Kosovën dhe në momentin kur Serbia shprehë gatishmërinë që të plotësoj ato parakushte për të cilat po flasim, që të fillohet një marrëdhënie e lëvizjes dhe komunikimit normal në mes dy vendeve tona dhe me respekt të ndërsjellë, hiqen të gjitha arsyet për të qëndruar taksa.

Cilat janë këto parakushte ekonomike dhe politike?

Ekonomike janë për shembull, njohja e dokumenteve të tabelave, qarkullimi i lirë i mallrave tona, nuk mund të futen mallrat e Serbisë me të shkruar Kosova e Metohija, duhet të respektohet emërtimi ynë kushtetues, dokumentet e Kosovës duhet të njihen në Serbi, ndërmarrjet tona dhe biznesi i Kosovës duhet të ketë të drejtë të konkurrojë në tenderët publik të shtetit serb me dokumente tona si Republikë e Kosovës. Pra janë dhjetëra e dhjetëra arsye ekonomike. Pastaj arsyet politike janë; ndërprerja e fushatës mashtruese, denigruese, ofenduese që Serbia ka bërë ndaj Kosovës nëpër mekanizma të ndryshëm ndërkombëtar për pengimin e Kosovës në anëtarësim, po ashtu edhe në lobimet e tyre rreth mos njohjes së Kosovës, do të thotë janë disa parakushte. Ne do të donim një zotim të Serbisë në mirëbesim e cila është e gatshme dhe vërtet e interesuar për të arritur një marrëveshje në mes vendit tonë dhe Serbisë. Ne jemi në një fazë ku besoj që Kosova e Serbia janë në fazën e fillimit të njohjes së njëri tjetrit dhe ndërtimit të një fqinjësie të mirë e cila nuk u shërben vetëm dy vendeve tona, por do t’i shërbente edhe rajonit.

A po i bie kjo zoti Limaj një lloj reciprociteti me Serbinë?

Po, reciprociteti është masë legale dhe të them të drejtën unë kam qenë personalisht që nga fillimi të përdoret masa e reciprocitetit jo vetëm me Serbinë por edhe me Shqipërinë dhe të gjitha vendet tjera në respekt të ndërsjellë. Thashë, është një masë legale që aplikohet dhe njihet në të drejtën ndërkombëtare ose në të drejtën e marrëdhënieve mes shteteve dhe një reciprocitet i tillë besoj që e inkurajon palët të respektojnë njëra tjetrën.

A do të mund të ndalonte kjo masë trysninë e ndërkombëtare apo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Shikoni, interesi ynë është edhe të zhbllokohet dialogu dhe ne jemi të interesuar që sa më shpejt të futemi në dialog. Kosova duhet të jetë serioze, Kosova duhet të demonstrojë seriozitetin në dialogun e ardhshëm, Kosova duhet të ndërtoj një konsensus sa më të gjerë, Kosova duhet të ndërtoj pozicionet e veta dhe kështu na të japim me krejt seriozitetin tonë, të demonstrojmë gatishmërinë dhe vullnetin për dialog në komunikim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar.

Zoti Limaj, si prisni të vazhdojnë bisedimet dhe kur mund të arrihet një marrëveshje me Serbinë?

Ne kemi qenë së paku në tri procese me Serbinë në dialog; Rambouillet ka qenë në mes të luftës dhe paqes, dialogu për t’i dhënë mundësi paqes, kemi dialoguar në Vjenë për statusin dhe tash besoj se jemi në fazën e negocimit me Serbinë për fqinjësinë e mirë dhe njohjen e njëra tjetrës, përfundimisht për t’i mbyllur temat e hapura. Mbyllja e temave të hapura Kosovë-Serbi, përfundimisht do t’i jepte fund konfliktit të hapur në këtë pjesë të Evropës, do t’u jepte mundësi të dy vendeve tona t’i lirojmë problemet tona të brendshme dhe energjitë t’i drejtojmë në zhvillimet dhe problemet që ballafaqohemi ne secili veç e veç në shtetet tona. Por njëkohësisht, unë besoj që një përmbyllje e marrëveshjes në mes të Serbisë dhe Kosovës është në interesin e dy palëve sepse kjo praktikisht do të hapte rrugë për përparimin e dy vendeve tona drejt integrimeve evropiane, thithjen e investimeve të huaja sepse do të krijohej një ambient i sigurt dhe i qëndrueshëm që investitorët të vijnë të investojnë në këtë rajon. Me një fjalë nga një marrëveshje Kosovë-Serbi përveç që do të përfitonim ne dy shtetet tona, do të përfitonte edhe vet Evropa e posaçërisht regjioni.

Janë përfolur shumë ide për ndryshim të kufijve, asociacion me kompetenca ekzekutive. Si i shihni ju këto ide?

Pozicioni i Kosovës është se jemi në një fazë të negocimit për të ndërtuar fqinjësinë në mes të Kosovës e Serbisë dhe në atë marrëveshje duhet të jenë njohja reciproke, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë. Fqinjësia e mirë ndërtohet duke ndërtuar një marrëveshje e cila implementohet dhe respektohet nga të gjithë, një marrëveshje e cila mbyll konfliktin. Ne nuk besojmë se është në interesin e dy vendeve tona me mbyll marrëveshje jo të qëndrueshme që pastaj konflikti mund të vazhdojë.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi fatmir limaj shkëmbimi i territoreve kosove serbi dialogu kosove-serbi fatmir limaj shkëmbimi i territoreve kosove serbi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë